Author: tirana

Teuta Llumnica u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë më parë, pasi akuzohet për sulm ndaj pjesëmarrësve të tjerë të “It’s my home”. Teuta nuk e la me kaq, por sulmoi edhe një zyrtar të policisë. Ndaj saj, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Por, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Gazetën Express se “ia ka caktuar të dyshuarës masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 metrave në hapësirat publike, në kohëzgjatje prej një muaji”. “Në rast të mosrespektimit të kësaj mase,…

Read More

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një operacion në një argjendari në Tiranës, ku është zbuluar një Roleks i vjedhur, si dhe një armë zjarri, e cila është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë. Sipas raportimeve, Ora Roleks është e një rëndësie të veçantë, pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa personi që administron argjendarinë në fjalë, e shiste atë në dyqanin e tij. Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, pasi policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen.

Read More

Policia ka mësyrë në banesën e djalit të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar, lidhur me dyshimet se mund të kishte dijeni apo të gjenin vendndodhjen e shtetasit turk të shumëkërkuar, bosit të kriptovalutave, Faruk Fatih Ozer. Në dokumentet sekrete të publikuara nga hakerat, nga email-et që i janë dërguar ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mësohet se kërkesa është bërë nga Prokuroria dhe gjykata ka dhënë urdhër për kontroll në banesat e 15 shtetasve, mes tyre dhe në shtëpinë e djalit të deputetit, shtetasit Andi Duka. Emri i Andi…

Read More

Një 17-vjeçar grek ka tentuar të mbysë motrën e tij pas një sherri mes tyre. Ka qenë 18-vjeçarja ajo e cila ka lajmëruar policinë dhe ka denoncuar të të vëllanë se e ka kapur nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë. I mituri u arrestua në Heraklion dhe pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh trajtohet me medikamente.

Read More

Autoritetet angleze kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar në një “shtëpi bari” në Angli. Policia kishte shkuar në pronë për kontroll, kur Hygert Geca goditi një nga policët në tentativë për t’iu shpëtuar prangave, por u arrestua vetëm pak momente më pas. Avokati i tij tha se Shqipëria është ndër vendet më të varfra dhe se 24-vjeçari mori hua mijëra dollarë nga familja e tij për të paguar bandën që e solli në mënyrë të paligjshme përtej Kanalit Anglez dhe se më pas ishte i detyruar të punonte që të shlyente borxhin.

Read More

Hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike. Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës. Një ndër të dyshuarit, Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili ishte i gatshëm të bënte…

Read More

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se objektivi i PS-së në këto zgjedhje është që t’i fitojnë 5 bashkitë e qarkut të Tiranës. Veliaj vlerësoi se në të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë është bërë një punë shumë e mirë.“Objektivi është për t’i fituar 5 bashkitë në këtë zgjedhje, në qarkun e Tiranës. Kamza është shumë herë më e pastër. Sot me rindërtimin, me shkollat e reja, rrugët moderne, kemi kaluar nga një kryetar i bashkisë së Kamzës që vendoste tabela me emra të presidentëve, në një kryebashkiak që bën rrugën. Kavaja ka pasur një nga sezonet…

Read More

Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane i akuzuar për vjedhje. Agjentët e Volantit arrestuan 30-vjeçarin shqiptar, i cili po kryente vjedhje në një shtëpi lokale në Atripalda. Shqiptari, në tentativë për tu arratisur ka gjuajtur me gurë agjentët duke goditur njërin prej tyre. Dy bashkëpunëtorë të tjerë arritën të arratiseshin në fshatrat përreth duke humbur gjurmët.

Read More

Nga informacionet ‘Top Secret’ për ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri, e deri tek të dhënat e administruara nga policia për atentate të mundshme. Janë këto disa nga të dhënat e publikuara nga grupi i hakerave, Homeland Justice, që ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj sistemeve të policisë. Materialet e siguruara janë marrë nga posta elektronike dhe apo sistemet që kishte në përdorim ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Të dhënat e publikuara flasin për një disa atentate, ku në shënjestër janë vënë dhe personazhe të rëndësishme të politikës. Mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kreu i…

Read More

Era e keqe e gojës, e quajtur edhe halitosis, mund të jetë një përvojë e sikletshme për ata që preken prej saj. Ndërsa në thelb një shqetësim i shëndetit oral, gjendja mund të shkaktohet edhe nga probleme të tjera themelore shëndetësore. Mente dhe freskuesit e gojës mund të jenë një zgjidhje e përkohshme, por gjetja e shkakut pas një goje me erë të keqe është me rëndësi të madhe. Studimet tregojnë se gjendja prek 25 për qind të popullsisë dhe 85 për qind e shkaqeve gjenden brenda zgavrës me gojë. Ndërsa shumë janë të vetëdijshëm për frymën e keqe, disa…

Read More

Naftë apo benzinë? Të dyja këto lloje të makinave kanë përparësitë dhe të metat e tyre. Prandaj, zgjedhjen që ju do të bëni do të varet plotësisht nga preferencat e juaja. Për t’jua lehtësuar punën, më poshtë do të bëjmë një krahasim në mes makinave me naftë dhe atyre me benzinë. Motorri Dallimi kryesor në mes motorëve të makinave me naftë dhe benzinë është efikasiteti termik që motorët me naftë kanë. Motori me naftë është 20% më efikas sesa motorat me benzinë. Gjë që ndikon drejtëpërdrejtë me rritjen e ekonomisë së karburantit në 20%. Motorat me naftë përdoren në shumë…

Read More

Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit. Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Tutje, në përgjigjen e ZKM-së për Gazetën Express thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha…

Read More