E-maili personal i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka dalë në shesh dhe duket se problemet për të nuk do të mbyllen kaq lehtë. Në morinë e dosjeve, është dhe një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë. Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret për një periudhë 15-vjeçare, Drejtoria e policisë së Shtetit dhe pikërisht njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e Shqipërisë ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryqytetin grek. Në dokument…
Author: tirana
Kryepeshkopi i Canterbury-t, mbajti një predikim për Mbretëreshën Elizabeth II në Westminster Abbey, ku po zhvillohet ceremonia fetare: “Modeli për shumë udhëheqës është që të lartësohen në jetë dhe të harrohen pas vdekjes. Modeli për të gjithë ata që i shërbejnë Perëndisë, të famshëm apo të panjohur, është se vdekja është dera e lavdisë. Madhështia e saj e ndjerë e deklaruar në mënyrë të famshme, në transmetimin e ditëlindjes së saj të 21-të do t’i kushtohej shërbimit të kombit dhe Comonwealth. Rrallëherë një premtim i tillë është mbajtur kaq mirë. Pak liderë kanë marrë vërshimin e dashurisë që ne e…
Në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen fizike. Shtimi i befasishëm i eskortës së kreut të opozitës hodhi dyshime mbi faktin nëse kishim të bënim me një kërcënim ndaj Lulzim Bashës. E konkretisht kështu rezultoi, pasi hetimet u shtrin në vendin tonë, ndërsa në shënjestër të hetuesve ishin tre persona. Një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova u vunë nën hetim. A.M i datëlindjes 20.12.1959, banues në Rr.”Pançe Poposki”, Gostivar. Prej vitit 1998 është punonjës i…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar këtë të skandalin me aferën e inceneratorëve, ku ka deklaruar se qeveria jep para edhe pse inceneratorët nuk kryejnë asnjë punë. Përmes një deklarate për mediar ka selia blu, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë direkt në këtë aferë të vjedhjes së parave publike. “Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, Erion Veliajt, s’ka ligj, nuk ka institucion, s’ka forcë në këtë vend, që mund t’i bëjë gjë. Kështu, muaj më parë, skapi i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante që tejkalon 420 mln…
“Të fortët” lëvizin lirshëm në Shqipëri, edhe pse Policia e Shtetit ka informacione për ta. Nga një informacion dërguar drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i publikuar së fundmi nga hakerat të cilët kanë siguruar e-mailet në inbox-in e tij, del se i shumëkërkuari i drejtësisë, Talo Çela, lëvizje lirshëm në Tiranë të paktën gjatë vitit 2021. Sipas informacionit, Talo Çela prej disa kohësh ishte parë të lëvizë në Tiranë. “Më datën 5 gusht 2021 pas orës 20:00 ai ka shkuar te një hotel në Tiranë, me adresë te “Rruga e Dibrës”. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga…
Nisur nga debatet e fundit mbi financimet ruse në partitë politike në vend, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se i gjithë sistemi i financimit të partive politike ka nevojë akoma për përmirësime ndërsa paralajmëron se raportimet do të jenë on line. “Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë. U dakortësuam që këto ndryshime duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin…
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 20 shtator liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në New York. Këtë takim e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda BE-së në Bruksel, të cilat kanë thënë se “tashmë është bërë traditë që në javën e shtatorit kur në New York zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të mbledh në takim të tillë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Këto burime kanë thënë se nuk e dinë cili shtet do…
Arkëmorti i Mbretëreshës Elizabeth II është larguar nga Westminster Hall dhe ka mbërritur në Westminster Abbey për shërbimin funeral shtetëror. Princesha Kate ka mbërritur në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II me dy fëmijët e saj më të mëdhenj Princin George dhe Princeshën Charlotte. Ajo duket e kuruar deri në detaje me veshjen e saj. Po ashtu edhe Meghan Markle është pjesë e ceremonisë. Princesha e Uellsit, Kate, ka vënë një gjerdan me katër fije perlash dhe diamanti nga koleksioni i Mbretëreshës. Princesha e kombinoi vrasen me një palë vathë me perla dhe diamante gjithashtu nga koleksioni i Mbretëreshës. Kurse…
Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II, është larguar nga holli ku po qëndronte që nga pasditja e së mërkurës dhe po dërgohet në Westminster Abbey për shërbimin e saj funeral. Ai po transportohet në karrocën e armëve funerale shtetërore nga Westminster Hall në Abbey, të tërhequr nga 142 marinarë nga Marina Mbretërore.
Anëtarët e lartë të familjes mbretërore, duke përfshirë Mbretin, Princin e Uellsit dhe Dukën e Sussex, janë tashmë në Westminster Hall. Mbreti Charles III u pa vetëm në shoqërinë e djalit të madh, të Princit William, ky i fundit i veshur me uniformë ushtarake,
Miliona britanikë dhe mbi 4 miliardë njerëz në mbarë Botën ndjekin live ceremoninë e Lamtumirës së Mbretereshës Elizabeth II. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron mbërritën në Westminster Abbey, ku mbahet funerali i Mbretëreshës.
Studentët i kanë bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Evis Kushi. Përmes një letre ata kërkojnë mbështetje me 100 euro në muaj, për të përballuar kostot e jetesës pasi çmimet e qirave dhe ato të shportës janë rritur. Ata njoftojnë Ramën dhe Kushin se kanë nisur dhe një peticion në lidhje me këtë kërkesë, që deri më tani ka marrë më shumë se 6000 firma.