Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ndodhen në New York në SHBA. Kreu i qeverisë, do të kryesojë delegacionin shqiptar për në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga Japonia, India, Finlanda etj, si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë si: Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA; Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme +; Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes…
Author: tirana
Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik. Mbi 10.000 policë do të ofrojnë siguri. Qindra vullnetarë dhe anëtarë të ushtrisë po ashtu do të jenë në detyrë. Për shkaqe sigurie, autoritetet në Londër kanë ndaluar fluturimin e përkohshëm të dronëve, ndërkaq aeroporti Hithrou do të ndalojë fluturimet, me qëllim që të mos krijohet zhurmë gjatë funeralit të monarkes. Sfidë tjetër e sigurisë do të jenë turmat e njerëzve. Arkivoli i Mbretëreshës do të udhëtojë nëpër Londër në një distancë prej 32 kilometrash dhe e gjithë rrugët që do të përshkojë kortezhi…
19-vjeçari Erjon Xhenje u ekzekutua mbrëmë me 30 plumba. Mësohet se i riu punonte në fermën e kuajve në pronësi të Asmer Bilalit. Xhenje kishte lidhje me emrin e njohur të botës së krimit në Shkodër. Dyshohet se atentati mund të ketë lidhje mes rivalitetit të bandave të dy fiseve, Bajri dhe Lici.
Javën kryeministri Edi Rama e ka nisur me promovimin e një tjetër pune të qeverisë. Teksa iu ka uruar ndjekësve në facebool një ditë të mbarë, kreu i qeverisë prezanton transformimin e kompleksit të ri rajonal të DRSHTRR Korçë. Për të cilën thekson edhe se do të jetë në shërbim të 74 mijë drejtuesish mjetesh. “MIRËMËNGJES dhe me transformimin e kompleksit të ri rajonal të DRSHTRR Korçë, një tjetër vepër e ndërtuar nga themelet në shërbim të 74,000 drejtuesish mjetesh, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Edi Rama në facebook.
Princi George dhe Princesha Charlotte do të bashkohen me më shumë se 2000 të ftuarit e tjerë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth në Westminster Abbey. Princi nëntëvjeçar dhe motra e tij shtatë vjeçe, do të jenë pjesë e një procesioni me familjen mbretërore, duke ndjekur arkivolin teksa hyn në kishë. Princi William dhe Princesha e Uellsit, Kate do të ecin përpara, ndërsa fëmijët e tyre George dhe Charlotte do të vijnë më pas të ndjekur nga xhaxhai dhe tezja e tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex, dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Vëllai më i vogël i George dhe…
Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se është “shumë herët” për të marrë vendimin nëse ai do të kandidojë përsëri në vitin 2024. 79-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e mos kandidimit për një mandat tjetër. “Shikoni, qëllimi im, siç thashë në fillim, është që të kandidoj sërish. Por është vetëm një qëllim. Por a do të kandidoj përsëri? Kjo mbetet për t’u parë”. Biden ka thënë vazhdimisht se ai është një “respektues i madh i fatit” dhe se ngjarje të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrjen e tij. Këshilltarët e Biden presin që ai të diskutojë me familjen e tij…
Në prag të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, r; dielën një portret i paparë i monarkes së ndjerë u publikua nga “Buckingham Palace”. Në foto, mbretëresha është e veshur me një fustan blu të çelur, me flokët kaçurrela, teksa buzëqesh plot shkëlqim për kamerën. Ajo është fotografuar e veshur me varsen e saj të preferuar me tre fije perla, vathët me perla dhe karficat e saj me kapëse akuamarin dhe diamanti, të cilat ishin një dhuratë për ditëlindjen e 18-të nga babai i saj Mbreti George VI në vitin 1944. Sipas pallatit, portreti është realizuar në fillim të këtij viti…
Kjo e hënë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 5-14 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rënie 18-21°C në veri deri në 23-26°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 balle në det të hapur.
Sot do të organizohet funerali madhështor shtetëror për Mbretëreshën Eilzabeth II. Arkivoli do të udhëtojë në Westminster Abbey për një shërbim fetar dhe më pas në Kështjellën Windsor për një varrim privat. Sot pritet të jetë një ditë emocionesh, pompoziteti dhe ceremonie, të ngjashme me të cilat nuk është parë që nga funerali i fundit shtetëror i vendit, ai i Winston Churchill, gati 60 vjet më parë. Në funeral pritet të marrin pjesë rreth 500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaj. Gjatë natës ka mbërritur në Britaninë e Madhe edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Me…
DASHI Ditë e qetë, pa ndonjë surprizë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja Mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme ju të dashuruarit dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini. Në planin…
Babai i djalit 19-vjeçar i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja. Pasi është futur brenda dhe ka parë djalin ai ka dalë përjashta dhe ka shpërthyer në lot. 19-vjeçari, banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, besohet se u qëllua nga një person që udhëtonte me motorçikletë. Disa minuta pas ngjarjes, policia gjeti në lagjen “Guerrile” një motor duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa grupi hetimor pritet që të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Milan ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të kampionatit italian. Napoli ka arritur të mposhtë Milanin me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi me barazim, por në nisje të pjesës së dytë, golin e avantazhit e shënoi Matteo Politano në minutën 55. Milan arriti të ulte shpresat për fitore pasi në minutën 69, Olivier Giroud arriti të shënonte në portën e kundërshtarëve. Por mjaftuan vetëm pak minuta që të shënonin golin e fitores napolitanët. Në minutën 78, ishte Giovanni Simeone që me një gjuajtje me kokëbëri të mundur që Napoli të merrte 3 pikët.