Author: tirana

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Viktima është një djalë i ri, i quajtur Erjon Xhenje 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” brenda një lokali. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë. Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar. Dyshohet se autori/autorët u larguan nga vendngjarja me motorçikletë. Kjo për shkak se në lagjen “Guerrile” u gjet një motorçikletë e djegur dhe një pistoletë që mendohet se i përket autorit. Në skenën e krimit shkuan forca të shumta policore dhe e…

Read More

Një rrahje publike brenda një lokali ndodhi një natë më parë në Sarandë. Një 42-vjeçar u dhunua teksa po darkonte me familjen e tij. Ai është rrahur nga tre persona të identifikuar si: Sinan Proda, 57 vjeç, ish shofer i SHIK Sarandë, i dënuar më parë për vrasje; Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë më 12 shtator në restorant “Sunset”. I dhunuari është 42-vjeçari E.Koshava dhe gjithçka dyshohet se ka ndodhur për prishje pazaresh. Pas ngjarjes autorët janë larguar me…

Read More

Personi që u vra mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku”. Ai ishte ulur në një nga tavolinat kur u qëllua me armë zjarri. Pas vrasjes, autorët u larguan me një motoçikletë. Deri në këto momente nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës. E gjithë zona është e rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa ka mbërritur edhe grupi hetimor për të mësuar detajet.

Read More

Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës mbrëmjen e kësaj të diele. Bëhet fjalë për Romeo Berberin, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, një ngjarje kriminale u shënua pak më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Raportohet se një person ka mbetur i vrarë, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje. Vijon…

Read More

Kryeministri indian, Narendra Mod ka kundërshtuar pushtimin rus në Ukrainë, duke i thënë Presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është koha për luftë. Duke folur në një takim në Uzbekistan, kryeministri indian kritikoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Modi shtoi se rruga e vetme është paqja. Gjatë takimit kryeministri indian u shpreh se demokracia, diplomacia dhe dialogu janë ato elementë që ia bëjnë të qartë njerëzimit se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur paqen. New Delhi kishte refuzuar të fajësonte publikisht Moskën për krizën, duke theksuar gjithashtu respektin tradicional të Indisë për sovranitetin dhe integritetin territorial.…

Read More

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani rikthehet pas shumë kohësh në një spektakël shqiptar. Artisten do të shohim si konkurrente në “Dancing With the Stars”. “Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Elhaida, mirë se vjen në kastin e #DËTS!”– thuhet në faqen zyrtare të emisionit. Të tjerë konkurrentë të konfirmuar deri tani janë Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani dhe Julka Gramo.

Read More

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk është përmbajtur dot në sfidën përballë Atalantës, kur Zaniolo rrëzohet një moment në zonë dhe pretendon për një goditje dënimi në kufi të zonës. Gjyqtari ndryshoi vendimin e tij dhe e dha si goditje dënimi për Atalantën. Ky veprim e ka revoltuar keq portugezin. Mourinho hyri në fushë duke protestuar dhe me ofendime drejt Daniele Çifit, me këtë të fundit që shkoi dhe i drejtoi kartonin e kuq.

Read More

Ana, e cila jeton në Itali që prej viteve ‘90, ka rrëfyer në rubrikën “Ka një mesazh për ty” vështirësitë që ka kaluar veçanërisht vitet e fundit, të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta për të. Ajo ka ftuar Masimon, partnerin e saj italian, i cili ka qenë një mbështetje mjaft e madhe. Pasi u diagnostikua me kancer, Ana shprehet se me përkrahjen e Masimos ajo e ka përballuar mjaft mirë, duke i dhënë dhe forcë për të dashur jetën sa më shumë. Kur erdhi në studio, Masimo u shpreh i habitur sepse ai nuk njeh asnjë në Shqipëri…

Read More

Dashi Burrat e shenjes se Dashit janë sfidues dhe interesantë në të njëjtën kohë. Megjithatë, ata kanë një anë egoiste, e cila mund t’ju bëjë të qani shpesh. Ata gjithmonë duan të kenë atë që duan dhe mendimi juaj nuk ka shumë rëndësi sepse nuk u pëlqen të ndërhyjnë. Ata priren të mbajnë anën e tyre të ndjeshme të fshehur dhe padyshim që mund të kthehen në një nga ata burrat e ftohtë dhe të ashpër që vazhdojnë t’ju ofendojnë ose lëndojnë. Sjellja e tyre toksike është helm i pastër. Demi Meshkujt e shenjes se Demit nga shumë të dashur…

Read More

Ymeri dhe Zvetlana, një grua ruse e cila jeton në Itali, janë në një marrëdhënie prej 20 vitesh, por të martuar kanë që në vitin 2015. E pakënaqur se si burri i saj e trajton, Zvetlana e ka dërguar Ymerin në “Shihemi në Gjyq”, ku i kërkon që të ndryshojë sjellje. Ajo tregon se ka vetëm një certifikatë martese dhe nuk ka marrë kartën e identiteti në Shqipëri dhe për këtë gjë ia hedh fajin bashkëshortit të saj që nuk përpiqet ta ndihmojë. Fragmente të shkëputura: Ymeri: Pse më ke sjellë këtu? Zvetlana: Për të sistemuar gjërat tona sepse unë nuk jam…

Read More

Bashkia e Cërrikut në Bashkëpunim me qeverinë shqiptare u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ku në 3 vite janë ndërtuar apo rikonstruktuar 72 banesa, 22 prej të cilave vetëm vitin e kaluar. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Andis Salla shpërndanë kontratat për 8 banesa të reja sociale, dedikuar familjeve në kushte të vështira social-ekonomike. Drejtuesi politik Damian Gjiknuri vlerësoi vëmendjen që Bashkia e Cërrikut ka ndaj shtresave në nevojë, duke u ardhur në ndihmë përmes programeve të ndryshme sociale. “Më vjen mirë se Andi,…

Read More