Një banesë, në të cilën jeton familja prej katër anëtarësh, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në fshatin Slabinjë të Pogradecit. Nuk ka të lënduar në njerëz. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
Author: tirana
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, thotë se ata besojnë se po luftojnë kundër të burgosurve rusë dhe jo ushtarëve rusë, njoftoi gazeta ‘The New York Times’. Dyshimet janë ngritur pas shqyrtimit të disa pamjeve filmike postuar në internet, të cilat duket se tregojnë përfaqësuesit e ‘The Wagner Group’, një kompani private ushtarake ruse, tek u premton të burgosurve, liri, në shkëmbim të përfshirjes në luftë në Ukrainë për gjashtë muaj. Megjithatë gazeta bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte vërtetësinë e videos. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se kapja e Bakhmutit…
Sali Berisha, në takimin online që realizoi me disa shqiptarë që jetojnë në Itali, risolli në vëmendje takimin me ish-kryeministrin Berluskoni në vitin 2005. Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se i bënë përshtypje fjalët e ngrohta dhe vlerësimi që Berluskoni kishte për emigrantët shqiptarë në Itali. “Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave…
Modelja Kejvina Kthella është fotografuar krah të dashurit të saj. Ata janë parë duke dalë nga një restorant në periferi të Prishtinës. Nuk dihet nëse Kejvina do ta bëjë publike këtë romancë, tashmë që fotot e saj u bënë publike në rrjet.
Në një bashkëbisedim online me disa shqiptarë që jetojnë në Itali, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për rolin e rëndësishëm që ka Italia sipas tij në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë. Ai vlerësoi edhe kontributin në luftën kundër krimit të organizuar. Për Berishën, nëse nuk do të ishte antimafia italiane, Saimir Tahiri nuk do të ishte sot në burg, por me post të lartë në qeverinë Rama. “Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë,…
Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea ka zbuluar ndryshimet që do të aplikohen në edicionin e festivalit “Kënga Magjike”. Ai bën me dije se festivali do të zgjasë katër netë dhe jo tre sikurse ka qenë në edicionet e mëparshme, ndërsa parashikon se do të jetë më i miri në histori, pasi për herë të parë do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane. “Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht krenar për fillimin e edicionit të 23-të të Këngës Magjike. Ky edicion do të jetë padyshim më i miri në historinë e festivaleve në Shqipëri, pasi për herë të parë…
Lëkundje tërmeti janë ndier pak minuta më parë në Gjirokastër. Magnituda ka qenë 3.7 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra e tërmetit u regjistrua 15 kilometra në veriperëndim të Gjirokastrës. Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.
Vetëm 43 raste të reja me COVID janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 335 testimeve. Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.
Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se dhunoi gruan e tij. Ishte fqinji i çiftit ai që njoftoi menjëherë policinë sapo dëgjoi thirrjet për ndihmë të gruas. Sipas mediave greke, 40-vjeçari ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes pasi kjo e fundit nuk kishte pastruar shtëpinë. Në momentin kur Policia u shkoi në shtëpi, bashkëshortja e tij është ankuar se i shoqi ka ardhur në shtëpi i dehur, i ka bërtitur dhe më pas e ka rrahur. Gruaja tha se ka qenë prej shumë vitesh viktimë e dhunës në familje, por nuk kishte guxuar ta denonconte më…
Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga shirat shkatërrues dhe përmbytjet në Itali. Kryeministri italian Mario Draghi vizitoi rajonin Marche të goditur nga stuhia, duke i quajtur përmbytjet vdekjeprurëse një “katastrofë” dhe duke premtuar mbështetje për zonat e prekura. Papa Françesku dha një koment për situatën e rëndë: “Përmbytja dramatike në rajonin Marche, e cila ka shkaktuar dhimbje, shkatërrim dhe dhimbje në të gjithë vendin, është prova tjetër se lufta për klimën meriton të njëjtën vëmendje si Covid-19 dhe lufta”, theksoi Papa.
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave komanduese që operohen nga ushtria siriane dhe forcat kurde, duke vrarë tre persona, tha një grup monitorues me seli në Britani. Këto sulme të kryera pranë qytetit kufitar Kobane, që udhëhiqet nga kurdët, duke shënjestuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe të Forcave Demokratike Siriane, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas kësaj organizate, tri viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane. Disa ushtarë të tjerë po ashtu janë plagosur, disa në gjendje kritike, tha Vëzhguesi. Muajin e kaluar, Qeveria siriane tha se do t’i përgjigjej me…
Lady Gaga u detyrua të ndërpriste koncertin e fundit të turneut të saj Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë. Ylli i muzikës iu kërkoi falje fansave duke thënë: “Vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami”. Edhe pse ajo kishte shpresuar se stuhia do të kalonte, koncerti përfundimisht duhej të anulohej. “Ajo që dua vërtet është të jem gjithashtu e përgjegjshme. Nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë, ose ndonjë anëtari të ekipit tim, grupit tim, kërcimtarëve të mi. Pra, më vjen keq që nuk arritëm të…