Një i dënuar shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Forlit në Itali. 28 vjeçari u gjet u gjet i vetëvarur në qeli orët e para të mëngjesit të 17 shtatorit. Kujtojmë se pak javë më parë, një tjetër shqiptare, Donatella Hodo, 27 vjeçe, u gjet vetëvrarë me një furnelë gazi në burgun Montorio në provincën e Veronës.
Author: tirana
Videoja e një ushtari ukrainas, i cili pas gjashtë muajsh luftime të ashpra kundër rusëve, gjeti kohë për të vizituar familjen e tij, i ka emocionuar të gjithë. Siç duket edhe nga pamjet, i biri po luante me një motoçikletë të parkuar para derës së shtëpisë teksa dalloi një automjet që po i afrohej banesës. Kur vuri re që personi i cili po zbriste nga makina ishte i ati vrapoi menjëherë për ta puthur e përqafuar. 🥺 For the first time in a long six months, the Ukrainian defender was able to hug his children.Glory to the Defenders of Ukraine,…
Shqiptari 21-vjeçar, Armando Broja ka lënë përshtypje shumë të mira gjatë seancave stërvitore te trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter, dhe mund të bëhet titullar i padiskutueshëm te Blutë e Londrës. Sipas “The Sun”, trajneri Potter është shumë i entuziazmuar nga ajo që po tregon Broja në stërvitje dhe i ka thënë stafit se lojtari shqiptar është shumë i përshtatshëm për sistemin e lojës që ka në mendje. Sezonin e kaluar, Broja luajti i huazuar te Southampton, duke shënuar 9 gola.
Ambasada ruse në Tiranë, ka sqaruar arsyet e shpërnguljes nga rezidenca në qendër të Tiranës, pranë rrugës që në mars u pagëzua me emrin “Ukraina e Lirë”. Po ashtu ambasada ruse i cilëson jo të besueshme lajmet e publikuara në mediat shqiptare që e lidhin zhvendosjen e ambasadës në një godinë të re për arsye të riemërtimit të rrugës. Sipas ambasadës, ndërtesa e re e ambasadës u hap në prani të mediave që në shtator 2019, por zhvendosja e plotë u mundësua vetëm në qershor 2022 për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë. “Në të njëjtën…
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së Shteteve të Bashkuara Nancy Pelosi dënoi fuqishëm të dielën, ato që ajo i quajti sulme të paligjshme kufitare, të Azerbajxhanit ndaj Armenisë. Zonja Pelosi i bëri komentet gjatë një vizite në Armeni, pjesë e një përpjekjeje për të forcuar mbështetjen ndaj këtij vendi. Duke folur në qytetin antik të Jerevanit, zonja Pelosi tha se vizita e saj kishte rëndësi pas “sulmeve të paligjshme dhe vdekjeprurëse nga ana e Azerbajxhanit në territorin armen”, sulme që nxitën përleshje kufitare duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 personave. “Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme”, tha zonja…
“Kam parë me sytë e mi si policia kroare i ka keqtrajtuar shokët…disa madje i plagosën në këmbë, të tjerë i goditën në kokë, në sy.”(Ehsan, djalë, 17) “Një kontrabandist (…)nxorri një thikë(…) vajza bërtiti, dhe u përpoq të shpëtonte, por ai e përdhunoi dhe ne e pamë me sytë tanë gjithçka” (Hasnen, djalë, 15) “Kur shohin një djalë të bukur, e keqpërdorin, dhe policia nuk bën asgjë. Nuk luan rol, nëse ai është në rrugë me familjen apo vetëm. Mjafton të jesh i bukur.” (Hanan, djalë, 17) Këto janë pjesë nga 48 faqe raport me rrëfimet e minorenëve refugjatë…
Javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtare për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë burime diplomatike në Bruksel, te cituara nga Radio Evropa e Lirë. Sipas tyre ka një gatishmëri politike mes shteteve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen. Për më tepër, thonë burimet, “tani nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se është krijuar një moment i duhur për ta çuar procesin përpara. çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën,…
Që prej vitit 1920, tregtarët në pazarin e Milotit e ushtrojnë aktivitetin në të njëjta kushte të rënda higjieno-sanitare. Produktet ushqimore dhe gjëja e gjallë shiten në tokë, ndaj gjithçka kërkojnë tregtarët, është ndërhyrja në infrastrukturë. Pazari i Milotit funksionon prej 1 shekulli në të njëjtën gjendje. Ndonëse është një ndër tregjet më të njohura kryesisht të gjësë së gjallë, kushtet janë si në mesjetë. Në zero kushte sigurie dhe higjieno-sanitare, bulmeti, produktet ushqimore dhe bagëtitë prej dhjetëra vitesh tregtohen në tokë duke rrezikuar jetën e konsumatorit. “Pazari i Milotit ka këto rrethana. Këtu vijnë dhe tregtarët e Tiranës dhe…
Vëllai i Paul Pogba, Mathias Pogba, është arrestuar me akuzën se ka qenë pjesë e një komploti për të shantazhuar mesfushorin e Juventusit. Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim për zhvatje dhe kërcënim. Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se do ta kundërshtojnë vendimin. Në fillim të këtij muaji, prokuroria në Paris nisi një hetim gjyqësor mbi akuzat e Paul Pogba se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar, ku theksoi se pjesëtar ishte edhe vëllai i tij.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se 43% e shqiptarëve janë të rrezikuar nga varfëria. Teksa ka shpërndarë statistikat e Eurostat, Meta thotë se varfëria në vendin tonë është e lartë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë, ndërsa sipas tij gjendja ekonomike e tyre do të përkeqësohet ende për shkak të rritjes së çmimeve. E vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria dhe kriza ekonomike, sipas kreut të Partisë së Lirisë është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Postimi i plotë Shqipëria, sipas…
Zv/presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Politikat, Mark Bowman do të vizitojë Shqipërinë në datat 19-21 shtator dhe Kosovën më 21-23 shtator 2022. Në Shqipëri, Bowman do të takohet me anëtarë të qeverisë, kreun e bankës qendrore, diplomatë, negociatorin e Bashkimit Evropian (BE) për Shqipërinë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare (IFN) dhe biznese të sektorit privat. Ai do të flasë gjithashtu në Konferencën Rajonale të Qyteteve të zgjuara të Ballkanit Perëndimor më 20 shtator, e cila do të fokusohet në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital në të gjithë Ballkanin Perëndimor – e cila organizohet nga Dhoma…
Kreu i partisë Syriza në Greqi, Aleksis Tsipras ka paraqitur “gjashtë prioritetet kryesore kombëtare mbi të cilat është strukturuar programi me të cilin ai do të qeverisë në se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka theksuar se do reformojë kuadrin për integrimin social të emigrantëve. “Sfida demografike me të cilën përballet Greqia, nuk do të trajtohet në mënyrë efektive për sa kohë që refuzojmë të integrojmë njerëzit që jetojnë pranë nesh, që na duhen në ndarjen e punëve, që marrin pjesë në arsimin grek dhe në çdo gjë që bëjmë, por ne nuk i njohim ata. Integrimi…