Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një qytetar është goditur me sende të forta dhe tre të arrestuarit nga Policia, kanë penguar edhe zbardhjen e ngjarjes. “Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.K, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë. Ata kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër”. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë…

Read More

Edhe pse u pa një ri-bashkim i familjes, Princi Harry dhe Meghan Markle nuk janë ftuar në pritjen e sotme shtetërore të liderëve botërorë dhe mbretërit e huaj. Lajmin e kanë mësuar përmes medias. Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dërgua një ftesë për ngjarjen që do të zhvillohej të dielën mbrëma. Një zëdhënës i mbretit Charles III konfirmon se “ftesa është vetëm për anëtarët që punojnë në familjen mbretërore. Harry dhe Meghan në fakt morën ftesën dhe askush në fakt nuk u ka thënë se janë të paftuar”, tha një burim mbretëror për Page Six.

Read More

Rrugët nacionale në Tropojë janë të qarkullueshme normalisht, pas problematikave që u shfaqën për shkak të reshjeve të denduara të shiut një ditë më parë. Bashkia ka dërguar fadromën për të pastruar rrugën nga Tragetet-Dushaj në Njësinë Administrative Lekbibaj dhe aktualisht rruga është e kalueshme. Pa energji elektrike janë Valbona, Margegaj dhe Fierza. Në Tropojë kanë mbërritur edhe forcat e batalionit të bazës të mbështetjes së emergjencave civile dhe xhenjos, pasi një ditë më parë reshjet e shiut shkaktuan probleme të mëdha në zonë.

Read More

Shqipëria ka kampion bote në mundje. Zelimkhan Abakarov fiton medaljen e artë në Botërorin e Mundjes të zhvilluar në Beograd të Serbisë. Çeçeni i natyralizuar si shqiptar triumfoi në finalen deri në 57 kg ndaj rivalit amerikan, Thomas Gilman, me rezultatin 7-2. Akademiku Artan Fuga në një shkrim për këtë ngjarje, thotë se propaganda dhe politikanët e krahëve të ndryshme po e paraqet me shumë realizëm dhe se duan ta fusin në parti. “Ore me cilin ekip mundje ha bukë ky i shkreti? Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen, rrotullohen, krenarohen? Ai është në punë të vet! Edhe…

Read More

Lumturia është një koncept subjektiv që të gjithë e përkufizojmë ndryshe. Mund të marrë formën e një momenti kalimtar gëzimi ose një ndjenje më të zgjatur kënaqësie. Sipas studimit të publikuar në revistën Social Indicators Research, ekziston një periudhë shumë specifike kohore në të cilën lumturia jonë arrin kulmin. Mosha në të cilën mund të presim të jemi më të lumtur është midis 30 dhe 34 vjeç. “Unë konstatoj se probabiliteti për të arritur periudhën më të lumtur të jetës evoluon sistematikisht me moshën. Probabiliteti rritet ndjeshëm nga fëmijëria deri në moshën 30-34 vjeç, kur arrin maksimumin. Është e rëndësishme…

Read More

Jo vetëm në Shqipëri partitë politike ndryshojnë emrin. Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër. Nga sot partia e Macron-it do të quhet “Rilindja”. Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017. “Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”.

Read More

Nesër (e hënë) do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë për të mos ftuar zyrtarët rusë. “Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë… si thellësisht të pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. Rusia nuk u ftua në funeralin e mbretëreshës për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. Në funeralin e mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga…

Read More

Pasi humbi jetën paqësisht më 8 shtator, nesër do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa udhëheqësit botërorë po mbërrijnë në Londër. Në funeral pritet të marrin pjesë rreth 500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaj. Gjatë natës ka mbërritur në Britaninë e Madhe edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Me kërkesë të mbretit, të dy princat William dhe Harry veshën uniformën ushtarake. Arkivoli ndodhet në Pallatin Westminster, ku do të qëndrojë deri në mëngjesin e funeralit, të hënën e 19 shtatorit. 

Read More

Mëngjesin e kësaj të dielë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje në zonat e mbrojtura, ku thotë se kemi shtim të numrit të specieve, kjo falë moratoriumit të gjuetisë. Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thotë se kjo rikthen normalitetin në habitatet natyrore. “MIRËMËNGJES dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të…

Read More

Dashi Një ndjenjë dashurie për të cilën jeni në pritje të bën të psherëtish, por nëse je i bindur duhet të hidhesh me kokë. Jeta profesionale po lulëzon, marrëdhëniet janë kudo të shkëlqyera me Peshqit. Vazhdoni kështu! Demi Një ditë veçanërisht pozitive për ju kjo e diel, përpiquni të përfitoni pa vonesë nga avantazhet e kësaj dite. Puna po vijon pa ndonjë lajm të veçantë për momentin. Binjakët Në dashuri po përballeni me ndjenja të paqarta, por ende të gjalla në sajë të ndikimit të Hënës. Nga ana e kolegëve tuaj në punë keni fituar një respekt të veçantë. Gaforrja…

Read More

Kjo e dielë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të pakët, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli përmirësim të dukshme të kushteve të motit duke larguar reshjet nga vendi ynë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Read More

Anulohen lundrimet e parashikuara nga Durrësi drejt Barit. Shkak është bërë moti i keq në detin Adriatik dhe mbyllja e përkohshme e portit të Barit në Itali. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, përkatësisht tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme. Njoftimi: Për arsye të kohës së keqe në detin Adriatik dhe mbylljes së përkohshme të portit të Barit(Itali) , tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas,…

Read More