Bernardh berisha është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin rus, teksa në sfidën e sotme ka arritur t’i japë fitoren skuadrës Akhamt Grozny. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte në 10 minutat e fundit të lojës, duke i dhënë kështu 3 pikët skuadrës së tij, pasi fitoi me shifrat 2-1. Berisha u shërbye mirë nga Shvets dhe shënoi për t’i siguruar tri pikë të mëdha Akhmat Groznyt nga udhëtimi te Ural. Për Berishën ky ishte goli i dytë këtë kampionit rus, teksa ka edhe një asist.
Author: tirana
Rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Kinë është një udhëtar i huaj që shkoi në qytetin e Chongqing të premten, sipas asaj që njoftoi qeveria komunale. Rreziku i transmetimit të virusit është i ulët, pasi pacienti është futur në karantinë me mbërritjen e tij në qytet, nënvizohet në një njoftim përkatës, në të cilin theksohet se të gjitha kontaktet e tij të ngushta janë gjurmuar dhe janë nën vëzhgim mjekësor. Rreth 90 vende në botë ku lija e majmunëve nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të kësaj sëmundjeje, për të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë ka…
Padyshim që futbollistët janë ndër personat më të paguar në botë dhe rrjedhimisht ndër më të pasurit. Disa prej futbollistëve janë kulmin e karrierës dhe luajnë në skuadra të mëdha në momentin që paguhen me shifra të frikshme, e disa të tjerë janë në perëndim të karrierës dhe luajnë në kampionate të panjohura e jo cilësore. Sportico ka publikuar së fundmi listën me top lojtarët më të paguar për vitin 2022, që përfshijnë rrogën me ekipin dhe sponsorimet. Lista: 10.Griezmann, Atletico Madrid: gjithsej 27.5 milionë euro 9.De Bruyne, Manchester City: gjithsej 29 milionë euro 8.Sterling, Chelsea: gjithsej 29.4 milionë euro 7.Iniesta,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina. Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën, transmeton Gazeta Express. Duke thënë se rreth kufirit të Kosovës me Serbinë në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, Kurti shtroi pyetjen se nëse nuk ka përgatitje për luftë,…
Një këshill i posaçëm do të ngrihet si strukturë e Policisë së Shtetit për emërimet e rejat. Kjo është bërë e ditur nga kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i cili ka theksuar se tashmë emërimet në polici nuk do të jenë atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm. Struktura e re e emërimeve do të ngrihet brenda pak ditësh, sipas asaj që ka paralajmëruar Rrumbullaku. Do të jenë këto këshilla që do të kenë përgjegjësi për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti…
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në Westminster Abbey për të respektuar Mbretëreshën Elizabeth II, mes tyre edhe disa figura të famshme. Në rradhët e të pranishmëve ishte edhe ish-futbollisti David Beckham, i cili u pushtua dukshëm nga emocionet kur pa arkivolin e Mbretëreshës. 47-vjeçari thuhet se kishte refuzuar të qëndronte në rradhët e para pranë familjes mbretërore, duke zgjedhur të vendosej në radhë me të tjerët duke pritur për më shumë se 12 orë për momentin e tij për të thënë lamtumirë. Ish-ylli i BBC Breakfast, Dan Walker lavdëroi ish-kapitenin e Anglisë duke postuar në Twitter: “Veprim i duhur, David…
Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e bombardimeve ruse me raketa në në qytetin Chuhuiv, në rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore. Lajmi për vdekjen e të miturës është bërë i ditur nga guvernatori i Kharkiv, Oleg Sinegubov. Zyrtari tha se raketat shkaktuan dëme të mëdha material në zonë, teksa pohon se një karburant u shkatërrua plotësisht nga raketat ruse. “Një fëmijë i pafajshëm vdiq nga terrori rus. Fatkeqësisht, vajza 11-vjeçare e shtruar në spitalin e Chuguyev ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra”, shkruan zyrtari ukrainas në Telegram. Megjithatë The Guardian thekson se lajmi për vdekjen e të miturës…
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të shoqin me fshesë dhe kabllo. Sipas mediave greke, në një fshat në malin Naxos, debati i ashpër mes bashkëshortëve në orët e para të së shtunës ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit. Burri shkoi në komisariat dhe e paditi gruan, pasi pretendon se ajo e ka plagosur fizikisht me një shkop fshese dhe një kabllo elektrike. Kjo ka bërë që gruaja të arrestohet mëngjesin e së shtunës. Pas përfundimit të procedurave, ajo me urdhër të prokurorit është liruar.
Që prej muajit gusht, dy atentatet ndaj Ylli Brahimit po hetohet nga SPAK, pasi prokuroria e Kurbinit shpalli moskopetencën. Sulmi me armë i ndodhur në 22 korrik, në qytezën e Milotit, po hetohet nga SPAK për një konflikt të ndodhur disa vite më parë në Itali, mes Ylli Brahimit dhe një personi të afërm të tij, që është dhëndër në fisin e të plagosurit. SPAK, po heton me vëmëndje këtë pistë, pasi ngjarja dyshohet se lidhet me veprimtarinë e tregtisë së kokainës, mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Lezhës dhe në disa zona të Italisë. Sipas informacioneve të…
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë çifti më i komentuar i momentit. Ndonëse nuk e kanë pranuar publikisht, ata janë duke shijuar lidhjen e tyre. Së fundmi, dyshja janë fotografuar në një restorant në Prishtinë, teksa po darkonin dhe bisedonin me njëri-tjetrin qetësisht.
Nën efektin e alkoolit, një 32-vjeçar ka dhunuar të vëllain dhe kanosur nënën e tij. Autori me iniciale I. C., banues në Kavajë, është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme. I riu gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjithashtu i dëmtoi automjetin e shërbimit.
Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes për Qipron për vitin 2023 ka reaguar Turqia. Ministria e Jashtme turke dënoi me forcë këtë vendim dhe u shpreh se do të ndikojnë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros. “Kjo do të çojë në një garë armësh në ishull, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor”, thuhet në deklaratë, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe të ndjekin një politikë të ekuilibruar ndaj të dy palëve në ishull. Qiproja u nda pas…