Author: tirana

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online ka komentuar pretendimet se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit. Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë. ‘Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente. Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka mik ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili po përballet me drejtësinë në SHBA për hetimet për lidhje me rusët. I pyetur nga qytetarët gjatë një komunikimi online, kreu i qeverisë tha se çështja me drejtësinë është një çështje që i përket atij në SHBA, ndërsa bëri thirrje që të pritet vendimi i drejtësisë në lidhje me hetimet. ‘Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni…

Read More

Kombëtarja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20. Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida me pjesën më të madhe të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar. Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në Kombëtaren U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj. Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se vendosja e fashës 800 këh është për të kursyer vetëm për tre muajt e fundit të vitit. Rama tha se qeveria e tij ka vendosur të mbrojë familjet dhe bizneset nga rritja e çmimit dhe mos stakimi i energjisë elektrike, vendime të cilat tha se koha do e tregojë nëse janë çmenduri. Pyetje: A do na rritet të gjithëve çmimi i energjisë elektrike? Edi Rama: Janë mbi 1 milionë familje që konsumojnë deri në 800 kwh dhe 40 mijë familje mbi 800 kwh, në periudhën e pikut kur është shumë nxehtë apo ftohtë, ky 40…

Read More

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët këtë të shtunë në lidhje me financimet ruse, pas publikimit të një dokumenti nga inteligjenca amerikane. Rama tha se kur Partia Socialiste e ka trajtuar këtë çështje është përqeshur nga ata që “sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë mbase një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme”. “PS, financime ruse? Nga, apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës? Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju që po e trajtoni me të drejtë këtë temë sepse ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA se kjo…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Rama thotë se ekspertët kanë arritur në përfundimin se sulmet kanë pasur qëllim të shkatërrojnë çdo sistem, ndërsa tha se dokumentet ku kanë pasur akses hakerat, nuk janë sekrete. Pyetje: Sa e përgatitur është sot Shqipëria me përballu ndonjë sulm tjetër të mundshëm kibernetik e sa të sigurta janë të dhënat tona? Edi Rama: Ky është një shqetësim i madh, i ri se ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh por të një shkalle të ulët nga pikëpamja e aftësisë dhe shpejtësisë së penetrimit.…

Read More

Qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, janë të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëqitjeve të dherave. Ky është parashikimi i bërë nga IGJEUM pasi moti i keq ka përfshirë vendin. “Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM. Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. “Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë kimike apo armë taktike bërthamore në luftën në Ukrainë. Gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Presidenti amerikan nuk tregoi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse përdoren armë të tilla. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Ai u ka thënë shefave të tij të ushtrisë se kjo masë është ndërmarrë për…

Read More

Një festë mes shqiptarëve në Itali është kthyer në tragjedi për një 23-vjeçar. Sipas medieve italiane, gjatë natës në Turbigo, në një sherr të ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve. Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën. Një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga karabinierët.

Read More

Gazetarja Ola Xama ka publikuar të dhëna përmes të cilave denoncon skemën e “lulëzimit” të kazinove në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja thotë se paralajmërimi i qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit, basteve online, ka një prapaskenë të errët. Sipas saj, me rikthimin e basteve, këtu do të orientohet pastrimi i parave të kompanive që kanë marrë shtatusin strategjik apo që kanë lidhje në shtetet e Amerikës Latine. “Nuk ka nevojë për zbulim të madh, mjafton të shihet e origjina e disa kompanive që kanë marrë statusin strategjik, dhe shumë biznese të tyre do të…

Read More

Një jetë, karriere dhe famë si në filmat hollivudianë. Një histori pak e treguar për balerinën, që nga dita e parë kur erdhi në Tiranë, kur vallëzonte dhe “love story” me futbollistin e famshëm të “Dinamos” e Kombëtares, Stavri Lubonja, që tronditi mjedisin kryeqytetas, një dashuri pasionante, që do të thyente tabutë e kohës dhe që vazhdon edhe në ditët e sotme, përtej oqeanit. Kanë kaluar vite e megjithatë, Mediha Velçani-Lubonja, solistja e njohur e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, nuk e ka humbur sharmin, që dikur ‘magnetizonte’ këdo që e shihte në rrugët e kryeqytetit, apo kudo…

Read More

Duke folur në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, gazetari Ylli Rakipi tha se pjesa dërrmuese e pronarëve të mediave në Shqipëri janë të ngjashëm me Irfan Hysnbelliun, sa i takon raporteve me qeverinë. Rakipi solli në vëmendje që shumë media kanë përfituar para duke bërë reklama të inceneratorëve. “Ifrani është njëri nga pronarët. Pjesa dërrmuese e tyre jetojnë në mënyrën e Irfanit. Nuk bën ndryshim nga pjesa tjetër e medias që kemi ne, janë njëlloj. Ndoshta Irfani ka marrë pjesë në përmbysjen e qeverisë?! Kur prek kallon e tjetrit…Janë këto pastaj këto, mirënjohja, mosmirënjohja, janë elemente si te kanuni i…

Read More