Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se ka pasur rënie gurësh në akset Bajram Curri-Valbonë, Spot-Kam km 18, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë. Në postim, ARRSH njofton se kontraktorët po punojnë në terren për mbajtjen e akseve në gjendje normale.
Author: tirana
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 17-18 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. 1. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE. 2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË…
DASHI Edhe nëse mbetet një periudhë e madhe e përcaktuar nga prania e Jupiterit, në ditët në vijim mund të ketë momente nervozizmi, ndoshta sepse dikush ju trajton shumë keq ose ju nënvlerëson. E shtuna do jetë një ditë pozitive, ndërsa e diela mund të jetë tepër kaotike dhe konfuze. Kundërshtimi i Mërkurit gjithashtu mund të paralajmërojë një sëmundje të vogël kalimtare. Menaxhimi i parave mund t’ju sjellë edhe pak humor të keq, sepse keni shumë shpenzime, ndërsa të ardhurat nuk përmirësohen. Ky zhgënjim i juaji mund të kthehet edhe në agresion. Përgjegjësitë e shumta mbi supe mund të kenë…
Gazeta turke “Hurriyet” ka hapur një diskutim së fundmi duke sjellë pretendimet e një avokati, Tayfun Üzülmez, sipas të cilit lokalet ku shihet fati, përmes letrave apo kafesë, bien në kundështim me ligjin. Sipas tij, mjediset në fjalë bien nën sanksionet e nenit 667 të ligjit turk, që ndalon adoptimin lozhat e dervishëve dhe vendosjen e emrave mistikë dhe përfshin edhe “dënimin e njerëzve që praktikojnë fat-thënien dhe magjinë me të paktën tre muaj burg”. Gazeta raporton se mjedise të tilla janë shtuar shumë në Stamboll sidomos, në distriktet Bakırköy dhe Beyoğlu me një tarifë prej 6-17 dollarë. Sugjerimi i…
Kanë kaluar 40 vjet. Një vit i mbushur me pluhur dhe gjak për Libanin. Ngajrje të papritura dhe zëra që bëheshin realitet. Ishte viti 1982. Ai i pushtimit izraelian “Operacioni Paqe në Galile” dhe e presidencës më të shkurtër në historinë e vendit. Ajo e lamtumirës së rreme të Jaser Arafatit dhe masakrës së civilëve të kamufluar nën një mbledhje plehrash. Një “Stalingrad” i ri. Viti që gjithçka ndryshoi. Viti kur asgjë nuk ndryshoi për Libanin. Kur Jean Genet mbërriti në Bejrut më 12 shtator 1982 në shoqërinë e Leila Shahid, luftëtarët palestinezë që ishin strehuar në rrethet perëndimore të…
Një 41-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhe plagosur me thikë një 62-vjeçar grek, për arsye xhelozie, raporton Protothema. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat në Lerapetrës, ku shqiptari pas një debati të fortë me grekun, dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap. Por ai u arrestua pak pas ngjarjes, dhe sot po dërgohet në Prokurorinë e Lasithit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët. 62-vjeçari u dërgua në spitalin e qytetit, nga ku u lirua pasi iu…
Vendi sot është përfshirë nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cila rrezikojnë edhe përmbytje në disa qytete të vendit. Ky paralajmërim është dhënë edhe nga sinoptikanët, ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhës e Tropojës, u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Në Tropojë, kryetari i bashkisë Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zonë. Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Ndërkohë bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e…
Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen Topana, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët, ndërsa shkaqet nuk dihen ende. Makina e djegur, tip Fiat, është në pronësi të shtetasit Pëllumb Mataj. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
Moti në vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira, reshje shiu stuhi dhe rrebeshe kryesisht në veriperëndim në pjesën e parë të ditës deri pasdite. Temperaturat minimale për këtë të shtunë do të luhaten 14-20 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë në rënie nga 20-23 gradë Celsius në veri dhe deri në 27-29 gradë në zonën e ulët e bregdet. Era do të fryjë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 5 -6 ballë.
Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit. Albinfo.ch shkruan se Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022. Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton në Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3…
Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur mbrëmjen e sotme në Vizion Plus në lidhje me paratë ruse ‘që bën pis’ opozitën dhe rolin e ish-kryetari Lulzim Basha. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren, Pranvera Borakaj, Ristani tha se demokratët fillimisht i besuan Lulzim Bashës. Borakaj: Sa kollaj është që financime të ndryshme mund të depërtojnë e të kenë influencën e tyre në një parti politike? Ristani: Çdo gjë mund të jetë nëse ka njerëz të papërgjegjshëm ose të përgjegjshëm për të bërë dëm apo për të marrë para të pista, ata e gjejnë gjithnjë rrugën.…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova të Italisë, ku një person që dyshohet se është shqiptar, është përplasur për vdekje nga treni. Ngjarja ka ndodhur në stacionin Bogliasco, rreth orës 20:30, ndërsa po hetohet nëse ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje. Burri u përplas nga treni që po udhëtonte drejt Sestri Levante dhe më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë, por përplasja ka rezultuar fatale.