Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shprehur shqetësimin për emërimin e kreut të ri të SPAK, ndërkohë që Arben Krajës i mbaron mandati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar raportimeve në media, Bardhi shkruan se janë shqetësuese lajmet për paracaktimin nga qeveria të kreut të ri të Strukturës së Posaçme. “Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!” shkruan Bardhi. Pas një periudhe 3-vjeçare kreu…

Read More

Një shqiptar i shpallur në kërkim për 21 vite nga autoritetet greke, pasi kishte vrarë me lopatë një koleg në vendin e punës, është arrestuar ditën e sotme. Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është kapur në pikën kufitare në Kakavijë nga efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave. Mësohet se shqiptari po tentonte të largohej nga vendi. Gjatë kontrollit të kryer nga policia u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga hetuesi i Prevezës Prevezë Plimmeliodike për vrasje me dashje, ku dhe më pas u arrestua, raportojnë…

Read More

1.Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës, thotë shoqata e Audiologëve të Afrikës së Jugut. Nëse tashmë vuani nga tringëllimë tek veshët, stresi mund të përkeqësojë simptomat që po përjetoni. 2.Harresë. Keni probleme për të kujtuar një informacion të caktuar?Stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në…

Read More

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Bicaj-Kukës, pranë mbikalimit të Gostilit. Një drejtues automjeti, i identifikuar me inicialet L.D. ka përplasur një 18-vjeçar, i cili po lëvizte me motor. Nga përplasja e fortë, mbeti i plagosur ky i fundit. I riu u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Read More

GJKKO shpalli sot të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.Çiftja akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.Sipas akuzës, ajo kishte gënjyer në lidhje me burimin e parave në blerjen e një apartamenti dhe dy parcelave tokë me sipërfaqe rreth 5 mijë metra katrorë.Qartazi, Çiftja ka luajtur “kumar” me bankën dhe nëse jeta nuk do t’i shkonte vaj dhe nuk do të kishte mundësi për të shlyer kredinë, atëherë banka do ngelej me një copë tokë që në realitet nuk ka vlerë.Një fakt i tillë pranohet dhe nga gjykata, por që nuk e…

Read More

Produksioni i “Dance With Me” ka zbuluar njërin prej anëtarëve të jurisë se programit të kërcimit. Bëhet fjalë për aktorin e njohur, Ermal Mamaqi, i cili do të rikthehet në ekran pas disa vitesh nga largimi. “Merr fund pritja! Aktor, producent, me nuhatje edhe në botën e biznesit Ermal Mamaqi vjen si pjesë e jurisë së show-t më të madh të kërcimit në Shqipëri “Dance With Me”, njofton produksioni në rrjetet sociale. Dance With Me do të nisë në datën 19 shtator.

Read More

Artan Hoxha ironizon sërish informacionet kontradiktore në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinaj. Nga Ekuadori, gazetari iu është përgjigjur me një batutë nga filmi “njeriu me top” deklaratave për zhdukjen e Martinjat, ku thuhet se po vijojnë hetimet për gjetjen tij. “Ore si vajti ajo puna me atë ‘drejtorin’ e lojërave të fatit, qe “PATRONAZHIMI”, jo regjimi, i dinte jo vetëm makinën, po edhe targën???!!! Gjetën gjë???!!! Si thotë Tosun Baçi te ‘Njeriu me top’: ‘Jo po se mos e ka futur ndonjëri në xhep??!! Kërkojeni, kërkojeni!!! Kur ta gjeni, më lajmëroni!!! Këtu jam unë, te…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet i shqetësuar lidhur me garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi nënvizoi se sipas tij SPAK ka nevojë për nxitje dhe mbështetje dhe se çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet e tij. “Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve.”

Read More

Gazeta e përditshme italiane “Corriere della Sera” i ka dedikuar sot një faqe të saj lajmit të finacimeve ruse në politikën e disa vendeve të botës. Sipas medias italiane Shqiëria, Mali i Zi, Madagaskar e Ekuador janë disa nga vendet në të cilat Rusia prej vitit 2014 ka investuar duke influencuar politikën vendase. “Federata Ruse ka investuar mbi aktivitetin influencues me rreth 300 milionë dollarë duke u nisur prej vitit 2014 e me destinacion vendet Shqipëri, Mali i Zi, Madagaskar e Ekuador”, shkruan Corriere della Sera. Janë para, që sipas shërbimeve sekrete amerikane kanë financuar drejtues partie e parti në 24…

Read More

Edhe pse ka vetëm pak ditë që konkurrentët e rinj të Përputhen kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë emission, kanë nisur edhe debatet dhe mosmarrëveshjet e para mes tyre. Pas takimit katër minutësh mes Edës dhe Remilit duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Remili iu drejtua Edës duke i thënë se shkon lule më lule. Term ky aspak i duhur dhe sigurisht që nuk u prit mirë nga Eda, e cila nuk i pranoi as faljen. Nga ana tjetër opinionistja Neda Balluku, u shpreh se meshkujt e përdorin një…

Read More

As provat shtesë nuk kanë bërë efekt që Ekuadori të mbetet jashtë Botërorit “Katar 2022”. Para pak ditësh “Daily Mail” raportoi se kishte edhe audio ku provohej për falsifikimet e Byron Castillo dhe çështja shkoi në Komisionin e Apelit të FIFA-s. Gjithsesi mbeti në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Ekuadori do të jetë në “Katar 2022”, pavarësisht pretendimeve të Kilit se kishin aktivizuar Castillo, i cili u tha se kishte falsifikuar dokumentacionet dhe ishte kthyer nga kolumbian në ekuadorian. Beteja ligjore mund të vijojë në CAS, por FIFA e njeh si mbajtës të shtetësisë ekuadoriane Castillo dhe nuk ka…

Read More

Duke folur për atentatet mafioze të regjistruara së fundmi në vend, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se ngjarje të tilla tregojnë që niveli i krimit po rritet. I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Karamuço theksoi se më shumë se kurrë ka nevojë për ndërhyrje urgjente, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla. “Edhe snajperi është një pjesë që na frikëson shumë. Ata përdorin pajisje shumë të sofistikuara që mos të kapen. Snajperi krijon një distancë të madhe me viktimën Niveli i krimit sapo shkon dhe po rritet dhe ne duhet të jemi në kushte që të parandalohen”, tha…

Read More