Author: tirana

Festa e Byshekut bëri bashkë jo vetëm qytetarë të Elbasanit dhe artizanë, por edhe shumë biznese të zonës në fushën e agroturizmit. Festës iu bashkua dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Elbasanit bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja, të cilët theksuan se falë programit “100 Fshatrat”, shumë shpejt edhe kjo zonë do të marrë vëmendjen e merituar si motor i ekonomisë lokale për zonën e Shushicës, Shpatit dhe jo vetëm.“Unë në fakt kam kënaqësi të vij këtu si nip sesa si politikan sepse edhe unë kam nevojë të ‘gërmoj’ te rrënjët e mia.…

Read More

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg me afat 40-ditë” për 31-vjeçarin Leon Simoni. I riu nga Lezha, duke kryer manovra të rrezikshme mbrëmjen e të mërkurës,humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi 3 persona. Mendohet se Simoni ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit, por prokuroria nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit.

Read More

“Zonat në perëndim të Gadishullit të Ballkanit pritet të pranojnë shumë reshje shiu, veçanërisht disa qytete e fshatra në Mal të Zi dhe në Shqipëri, nuk përjashtohet që të përballen me probleme për shkak të këtyre reshjeve të dendura në 24 deri në 48 orët e ardhshme”, tha Sakis Arnaoutoglou, sinoptikan ERT. I pyetur nga TCH ai ka shpjeguar përsëri se në epiqendër të kësaj vale disa orëshe të motit të keq do të jenë përsëri ato zona që u prekën edhe javën e kaluar dhe se reshjet e dendura të shiut do të regjistrohen përsëri në Shkodër, Kukës, Lezhë…

Read More

Kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet komunikimit me qytetarët nëpërmjet platformave online. Shefi i qeverisë ka njoftuar se nesër ne orën 11:00 do të jetë drejtpërdrejt në Facebook dhe Instagram. Rama thotë se ka kaq shumë gjëra për të folur, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i dërgojnë pyetje. “Çdo pyetje është e mirëseardhur🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.

Read More

Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se 200 metra të lartë të kompanisë kineze të telekomunikacionit “China Telecom” në kryeqytetin e provincës jugore Hunan, Changsha. “Tymi doli nga vendi dhe dhjetëra kate u dogjën”, raportoi CCTV. Departamenti i zjarrfikësve tha më vonë në një postim në mediat sociale se “për momentin, zjarri është shuar dhe ne nuk kemi zbuluar ende viktima”. Një fotografi fillestare e publikuar nga CCTV tregoi flakët që përhapeshin nëpër ndërtesë, në një zonë të ndërtuar të qytetit, ndërsa tymi i zi ngrihej në qiell. “Asnjë viktimë nuk është zbuluar ende dhe komunikimet nuk…

Read More

Stresi dhe Keisi kanë pranuar publikisht që nuk janë më bashkë. Mirëpo, postimet e tyre vëzhgohen gjithmonë nga mediat për të mos iu shpëtuar asnjë sinjal që mund të përkthehet si tregues aktual i raportit të tyre. Së fundmi Stresi ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës “Thirr”. Ai ka shkëputur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/ Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur i miraton fjalët. “Perlë”, ka shkruar reperi krah videos. Ndjekësit e reperit e kanë cilësuar këtë postim si një dedikim drejtuar Kejsit.

Read More

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi në një postim në rrjetet sociale thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioritet. ‘Në këto kohë të trazuara integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioritet më i rëndësishëm gjeostrategjik. Mbështetja jonë prej 30 miliardë eurosh do të shërbejë për të transformuar rajonin, për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për rininë në Rajon.’- shkruan Varhelyi.

Read More

Një i burgosur 30-vjeç, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës, ka tentuar t’i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ku i burgosuri, Pandi Stefo, në gjendje të rënduar psikologjike, ka përdorur një mjet prerës duke i shkaktuar vetes disa plagë në qafë. I riu është dërguar në spital dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Para se 30-vjeçari të tentonte t’i jepte fund jetës, mësohet se ai ka pasur një konflikt me disa të burgosur të tjerë. Stefo është i dënuar për veprën penale”Trafikim të narkotikëve”.

Read More

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka gjunjëzuar rajonin Marche të Italisë. Në mesin e të zhdukurve janë dy fëmijë. 50 persona raportohen të lënduar, të cilët po trajtohen në spitalet e rajonit. Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë rrugët e Senigallia, një qytet bregdetar brenda rajonit Marche, të shndërruara në “përrenj”. Një situatë kritike paraqitet  edhe në Barbara, ku disa akse rrugore janë mbyllur.

Read More

Ditën e sotme një tërmet ka lëkundur Greqinë. Njoftohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur rreth orës 16:00 me orën lokale. Sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë epiqendra e tërmetit është shënuar në jug-jugperëndim të Greqisë, në Pyrgos Ilias. Ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Tualant Balla ka reaguar pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Balla shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-ve “dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.” Ai po ashtu u ndal te çështja e financimeve ruse dhe u kërkoi institucioneve të marrin të gjitha masat parandaluese. “Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi…

Read More

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.Në një postim në Facebook, Alibeaj ka zbardhur edhe temat që janë diskutuar mes tyre.Ai shkruan se në qendër të diskutimit kanë qenë përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së. “Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi…

Read More