Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 73-vjeçar i cili akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij me aftësi të veçanta, pretendon se 49-vjeçarja e ka “provokuar” seksualisht. I moshuari akuzohet për përdhunim të përsëritur, abuzim të personit të paaftë për të rezistuar në një akt seksual të vazhdueshëm dhe akt seksual të vazhdueshëm mes të afërmve. Ai ka treguar se kishte kryer marrëdhënie me vajzën e tij me aftësi të kufizuara duke përshkruar aktin e tij të rëndë. 73-vjeçari pretendoi se vajza e tij 49-vjeçare e “provokoi” seksualisht dhe se ajo e “sulmoi.” Duke kërkuar falje…
Author: tirana
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Silva Caka në një deklaratë për mediat bëri me dija se Shqipëria kryeson listën e vendeve Europiane, sa i përket varfërisë. “Kjo ndodh sepse në Shqipëri në qeverisjen e Ramës, lulëzon kontrabanda dhe pastrimi i parave të pista. Shqiptarët konsumojnë vetëm produkte kontrabandë. Shqipëria në listën e zezë të DASH të indekseve negative”, tha ajo Deklarata e plotë: Qeverisja e Rilindjes po zhyt thellë e më thellë shqiptarët në pasiguri dhe në ankthin e varfërisë.Edi Rama dhe Qeveria e tij me grabitjen e pashembullt në gjithë pluralizmin, vetëm shton të varfërit në Shqipëri dhe grabit…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Phones”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat. U kapën duke tregtuar aparate celulare, të dyshuara të kontrabanduara, procedohen penalisht 3 shtetas. Sekuestrohen 95 aparate celulare, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat, në bashkëpunim Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan…
Ronela Hajati është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj, qofshin këto gëzime apo shqetësime. Këngëtarja ka dalë mbrëmjen e djeshme si rrallëherë me miqtë, pasi siç ka treguar edhe vetë nuk është person që del shpesh. Krah postimeve me mikeshat e saj, këngëtarja shkruan në një status: “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë. Nejse se jeta e vështirë është bërë për njerëzit e fortë si puna ime. Ose kush e di haqet e kujt po laj…le që unë s’i hyj njeriu në hak. Dilema të thella miq.” Ronela Hajati…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror brenda një viti. Sipas Ballukut ulja e konsumit për institucionet shtetërore përkthehet në ulje totale të konsumit të energjisë me 5% në vendin tonë për një vit. Ministria e Energjisë tha se 1% ulje konsumi përkthehet ne 28 milionë euro kursim në vit. Për këtë arsye qeveria do të lehtësoje dhe do të ndihmojë bizneset që të pajisen me panele diellore, pasi rreth 30% e energjisë elektrike…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela priti sot në një takim Shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann. Biseda mes palëve u fokusua në ecurinë e reformës në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor, rritjen e besimit të publikut dhe rolin e prokurorisë në këtë drejtim. Në kuadër të sfidave me të cilat po përballet institucioni, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi hartën e re gjyqësore si një masë që do të zbusë problemet e krijuara nga vakancat në sistem dhe do të rrisë eficiencën e organit të prokurorisë. Në takim u diskutua edhe mbi vazhdimin e mbështetjes nga ana e…
Kristjan Asllani, një emër i vogël në Serie A, por i mirëpritur me shumë dashuri dhe bujë nga tifozët zikaltër. Që nga momenti kur ai mbërriti për vizitat mjekësore, tifozët zikaltër ishin të bindur me dëshirën e tyre për ta patur në ekipin e tyre të zemrës. Gjithsesi, minutat për Asllanin nuk kanë qenë në dispozicion me fanellën e Interit. Gazeta italiane thekson se ndoshta Inzaghi nuk e aktivizon pasi humbjet e këtij sezoni e kanë rrezikuar. Milan, Bayern dhe Lazio, humbjet me këto ekipe dhe forma jo e mirë e skuadrës zikaltër, kanë bërë që Simone Inzaghi të ketë…
Ndonëse 72 vjeçe, Razie Stafa del çdo ditë prej më shumë se 20 vitesh për të shitur fruta. Dikur mësuese gjuhë-letërsie e ka nxjerrë shumë breza, ndërsa tanimë, pensioni është i pakët për të përballuar jetesën. Nënë Razia tregon se ka pasur jetesë të vështirë. Fëmijërinë e ka kaluar mes varfërisë e skamjes, ndërsa martesa me të shoqin, nuk shkoi ashtu siç mendonte, pasi dhuna sistematike e ushtruar prej tij, si ndaj saj e fëmijëve, u bë e padurueshme. Gjithçka u vështirësua më tepër kur vajza e madhe pësoi një aksident. Nënë Razia, rrëfeu jetën e saj si akademike dhe…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur të pafajshme komosioneren e Vetting-ut, Etleda Çiftja. Ajo ishte akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim të dokumenteve. Në një komunikim për mediat pas këtij vendimi, ajo tha se qëllimi i vërtetë i këtij sulmi sipas saj, nuk ishte ajo, por reforma në drejtësi. “Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vetting-un, por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam…
Partia e Lirisë ka akuzuar autoritetet në lidhje me anijen me 2275 ton naftë që u sekuestrua në Portin e Durrësit. Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi thotë se institucionet duhet të japin llogari se kush ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat dhe se kush ishin porositësit. “Nëse institucionet shqiptare janë në dijeni se cila kompani është furnizuar me naftë kontrabandë nga ana e Libisë, a janë hetuar dhe a janë vendosur para përgjegjësisë? Është e qartë se Edi Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i kontrabandës së naftës në Shqipëri, përgjegjësi për të cilën ai shumë shpejt do…
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku po flet për ankandin e erës të hapur në korrik 2021 që është mbyllur në qershor 2022. “Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do të jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet”,-tha Balluku.
Zonja e Parë e Ukrainës do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës, që do të mbahet këtë të hënë. Olena Zelenska do të jetë e pranishme në Westminster Abby, ndërsa presidenti Zelensky nuk do të bashkohet me krerët e shteteve në funeral. Prania e zonjës së parë të Ukrainës do të tregojë një tjetër mbështetje për vendin e saj. “Prania e Olena Zelenska është një tjetër shenjë e mbështetjes globale për Ukrainën, ndërkohë që Rusia është e izoluar. Britania është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës. Prania e saj në funeral është një shenjë e miqësisë dhe…