Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë me dije se do të merret një vendim për ngritjen e komisionit të auditit për të hetuar akuzat e financimeve ruse në PD, kur drejtohej nga Lulzim Basha. Për këtë të fundit u shpreh se kur e la zyrën e kryetarit, mori edhe hard disqet me vete. “Do të jem i hapur me ju! Kërkesa për një audit, apo vendimi do të merret, është i drejtë. Do ju informoj. Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, hard disqet, gjithçka. Kjo është e vërteta. Mbi bazën e hetimit, se një qëndrim mendoj unë…
Author: tirana
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët në selinë blu, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të fuqishme popullore dhe se po punohet për zgjerimin e frontit opozitar kundër qeverisë. “Po punohet të garantoj unë për legjislacionin partiak të primareve dhe është, mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë, është një grup pune që po punon. Sikundër protesta do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e shqiptarëve. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por ndonjëherë gjithcka merr kohë më shumë se…
Temperaturave të larta i ka ardhur fundi. Meteorologia Porja tha se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi. Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave. “E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. Parashikohet ë fundjava të jetë me shi, kryesisht…
Bordi i Transparencës ka publikuar pa kaluar 24 orë nga publikimi i mëparshëm, çmimet e reja të karburanteve, si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i naftës, jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës, jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Shënim: çmimi…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka thënë se paratë për lobimin i ka mbledhur nga Diaspora, sipas rregullave. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi edhe se kur dosja i shkoi në zyrë përmes ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, ai e pyeti Bashën për 500 mijë dollarët dhe përgjigja ishte se i kishte mbledhur nga Diaspora. Berisha tha gjithashtu se brenda në dosje nuk kishte asnjë provë tjetër përveç artikullit të Mother Jones dhe se për rrjedhojë, ai kishte zgjedhur t’i besonte Bashës. “Në vitin 2018, ambasadori Lu më solli një…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i cilëson sulmet kibernetike nga irani, si akt zuzar ndërsa edhe në këtë rast gjen fajtor kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, loja kriminale nisi prej Ramës me publikimin e të dhënave të qytetarëve. Një thirrje e ka dhe për SHBA e NATO, duke i kërkuar që të ndërhyjnë në mënyrë emergjente për të ndihmuar Shqipërinë në përballjen me sulmet kibernetike. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet që përfaqësojnë një dhunim të sovranitetit të vendit, një aggresion në një infrastrukturë me rëndësi kritike për shërbimet dhe sigurinë e cdo vendi. Duke theksuar këtë, dënoj pa…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në Capitol Hill, kreun e shumicës së Senatit Amerikan, Chuck Schumer (Sen Schumer). Kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar atij edhe një fanellë të kombëtares shqiptare, ndërsa e falënderon atë për vëmendjen që i kushton komunitetit shqiptar në shtetin e Ne York-ut dhe më gjerë. “Ishte një nder i madh të takoja kreun e shumicës së senatit Sen Schumer në Capitol Hill. Ai është një golashënues i vërtetë në futboll – numri 10 në futboll- për problemet e komunitetit, veçanërisht për komunitetin Shqiptar në shtetin e New York-ut dhe më gjerë. Jemi…
Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidat e fundit në grupet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit në transfertë dhe Islandës. Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka shpallur edhe listën me emrat e 24 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë. Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Rey Manaj dhe Odise Roshi do të mungojnë për shkaqe dëmtimesh, ndërkohë që janë rikthyer Arlind Ajeti, Albi Doka dhe është konfirmuar Adrian Bajrami . Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet këtë fundjavë në kompleksin Tropikal në Durrës dhe pas 5 ditësh përgatitjet do të niset për në Izrael, ku…
Partia Demokratike thekson se VKM e kryeministrit Edi Rama për konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi. Në një komunikim për mediat sekretarja për Transparencën Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia, tha se në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje. Deklarata: Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë. Në 5 vitet e fundit…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti këtë të premte homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit. “Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt”.
Rreth 29 miliardë monedha me portretin e Mbretëreshës Elizabeth II janë aktualisht në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në vende të Komonuelthit si Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja. Me mbretin Charles III tani një monark, monedhat që mbajnë imazhin e tij duhet të hidhen në qarkullim. Mirëpo, monedhat që shfaqin Elizabeth nuk do të hiqen së shpejti, sipas specialistit të monedhave Dominic Chorney në AH Baldëin & Sons. “Unë nuk e imagjinoj se do të ketë një përpjekje të përbashkët për të hequr monedhat e saj nga qarkullimi,” tha Chorney për CNBC. “Monedhat elizabetiane do të zhduken…
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 34-vjeçarit Alban Pashollari, i cili humbi jetën dje në ujërat termale te llixhave të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes, ndërkohë që ai u gjet pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu, banues në Tiranë, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital. Viktima bashkë me shokun e tij nuk ishin klientë në hotelin ku ndodhi ngjarja, raporton BW. Mësohet se ata ishin futur në mbrëmje të dy në pishinën e madhe të hotelit dhe më pas 34-vjeçari…