Author: tirana

Pas sistemit TIMS dhe faqes së Policisë së Shtetit, janë hakeruar dhe e-mailet zyrtare të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se komisionerëve u është hakeruar posta elektronike dhe këta të fundit kanë humbur të gjithë të dhënat që kanë pasur. Kjo ka bërë që të rrezikohet edhe procesi i vettingut pasi tashmë anëtarët e KPK-së nuk kanë asnjë të dhënë në e-mailet e tyre. Këta të fundit janë detyruar që t’u kërkojnë sërish subjekteve të rivlerësimit edhe njëherë përgjigjet në lidhje me formularët e deklarimit duke sjellë në këtë mënyrë zgjatje të…

Read More

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Bruç, njësia administrative Rukaj. Një nxënës i klasës së nëntë ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mesnatës, ndërkohë trupi i pajetë i 15 vjeçarit u gjet duke u gdhirë dita e sotme. Njoftimi i Policisë Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. Klosi,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe…

Read More

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë fjalës për raportin në lidhje me dialogun me Prishtinën, tha se Kosova është e pavarur nga Serbia dhe kjo gjë duhet të pranohet sa më shpejt. Deklarata ka sjellë reagime të ashpra në opinionin publik në Beograd. Nënkryetarja Snezhana Paunoviç kërkon arrestimin e deputetit. “Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, tha Paunoviç. Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Read More

Dy shokë nga një darkë në Tiranë, shkuan në llixhat e Elbasanit, por aty humbi jetën 34-vjeçari Alban Pashallari. Ai së bashku me mikun e tij po lëviznin me një mjet, të cilin e parkuan në rrugë dhe rreth orës 22:00 shkuan pranë hotelit ku qëndrojnë personat që kanë nevojë për ujërat termale. Ndonëse nuk ishin klient në hotel, dy djemtë zgjodhën të qëndronin jashtë. Ata hapën rubinetin vetë për të mbushur pishinat e jashtme me ujëra termalë. Por teksa qëndronte në llixha, shoku ka vërejtur se Pashallari ishte në gjendje gjumi dhe kërkoi ndihmë. Para grupit hetues, ai ka…

Read More

Autoritetet ukrainase gjetën një varrezë masive pranë një qyteti verilindor të rimarrë së fundi, i pushtuar më parë nga forcat ruse, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy të enjten mbrëma. “Një varr masiv u gjet në Izium në rajonin e Kharkivit. Aty tashmë kanë nisur procedurat e nevojshme. Më shumë informacion, informacion i qartë dhe i verifikueshëm duhet të jetë i disponueshëm nesër”, tha presidenti Zelenskyy në fjalimin e tij televiziv. Gazetarët e agjencisë Associated Press panë varrezën në një pyll pranë Iziumit të enjten. Varreza masive mbante një shenjë ku thuhej se përmbante trupat e 17 ushtarëve ukrainas. Ajo ishte e…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me bujqësinë. Teksa ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama informon se nga mbështeja e qeverisë me naftën falas, kartat i kanë marrë 27 mijë fermerë. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatorët…

Read More

Familja Mbretërore në Britaninë e Madhe tani ka një Mbret të ri, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare pas 70 viteve në fron. Mbreti Charles III mori kurorën më 8 shtator. Dy regjentët para tij që mbanin të njëjtin emër, sunduan në shekullin e 17-të dhe mbretërimet e tyre nuk shkuan mirë. Periudhë që karakterizohet nga absolutizmi, despotizmi, gjaku dhe hedonizmi. Charles I u bë mbret i Anglisë, Skocisë, Irlandës dhe Francës nga 27 mars 1625 deri në vdekjen e tij kur i prenë kokën më 30 janar 1649. Ai ishte një përkrahës i zjarrtë i të…

Read More

Dashi Gjërat po vijnë duke u përmirësuar për të lindurit e shenjës për faktin se Hëna është në pozicion të favorshëm për ju, ndaj përfitoni nga kjo për raportin tuaj dashuror. Në punë situata duket e sikletshme sepse ju po bëni të vështirin/ën gjë që duhet ta shmangni. Demi Lidhja juaj ka probleme, ju nuk jeni i qartë për atë që doni në këtë marrëdhënie që keni, duhet të qartësohen fillimisht me veten dhe më pas të flisni sinqerisht me të. Në punë, mendja ka shkuar larg, në vitin 2023. Ju bren në çdo moment se çfarë do të bëni…

Read More

Kjo e premte do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira mesatare, deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veripërendim pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten 14-20 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë të larta 24-28°C në veri deri në 31-35°C në zonen e ulët dhe bregdet.

Read More

Një grua në Liban po shihet si heroinë nga populli i saj, pasi u fut në një bankë e armatosur për të grabitur paratë që në fakt i kishte të sajat. Ajo tha se e ndërmori këtë veprim për të siguruar në këtë mënyrë para për të motrën që kishte sëmurë, ndërsa autoritet e kanë shpallur në kërkim. Paundi libanez ka rënë gjatë tre viteve të fundit, duke rezultuar në kufizime në banka dhe qytetarët tani lejohen të tërheqin vetëm deri në 800 dollarë në muaj. Kështu Sally Hafez hyri në bankë dhe tha se donte të merrte para që…

Read More