Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales akuzohet se ka shpenzuar fondet e institucionit që drejton për të organizuar festa seksi. Sipas mediave spanjolle që kanë zbuluar skandalin, Rubiales i ngarkoi detyrën nipit të tij Juan Rubiales, për të organizuar një festë private me rreth 10 vajza të reja dhe e pagoi atë me fondet e federatës. Për këtë çështje Rubiales është pyetur nga prokurorët në datën 30 maj, por detajet e hetimeve kanë dalë në publik dhe tashmë ky është një skandal. Party është organizuar në një banesë private në Granada gjatë vitit 2020. Sipas gjurmëve që janë…
Author: tirana
Enkeledja Zaçe, e vetmja grua e akuzuar në ngjarjen e rëndë të 14 Korrikut 2016 në Francë, vijon të mohojë akuzat se ishte e përfshirë në sulmin që i mori jetën 86 personave. 48-vjeçarja me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve, u arrestua më datën 17 Korrik për t’u ndjekur penalisht më pas, ndërsa ende vijon gjyqi për të faktuar fajësinë e saj. “Unë kurrë nuk kam shitur armë, nuk kam qenë kurrë në këtë organizatë. Unë kam punuar gjithmonë në Francë, në një sallon për pastrimin e ushqimit. Babai dhe nëna ime vdiqën, më lanë trashëgiminë. Doja të kisha…
Mosha mesatare e nisjes së duhanit tek djemtë dhe vajzat në Shqipëri është 13 vjeç. Alarmi për të gjithë prindërit vjen pas studimit të bërë mes më shumë se 19 mijë nxënës në të gjithë vendin. Koordinatori i këtij studimi Drini Imami specifikon gjetjet dhe nivelin shqetësues në vend. Konsumi i duhanit mbetet një problem shqetësues në Shqipëri; mbi 42% e meshkujve dhe 7% e femrave konsumojnë produkte duhani, një normë shumë më e lartë se mesatarja globale. Pirja e duhanit në Shqipëri është veçanërisht e lartë tek të rinjtë, ku më shumë se gjysma e meshkujve nga 25 deri…
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka zbuluar këtë të enjte se vazhdon të jetë beqare. E ftuar në “Wake Up”, ajo ka folur për jetën e saj private dhe ndër të tjera i dha një këshillë vajzave të reja. ”Mos u martoni. Më besoni në këtë kohë nuk ia vlen”, u shpreh Jonida. Kujtojmë që lidhja e fundit e këngëtares ka qenë me Romeo Veshajn dhe mesa duket ajo është zhgënjyer nga dashuria, pasi ajo ka kaluar edhe një divorc.
Ilir Meta tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj qeverie, që sipas tij po shkatërron qytetin me ndërtime pa leje. Meta tha se do të vijojë me protestat, teksa komunikoi edhe drejtuesit kryesorë për 11 njësitë në Tiranë, që sipas tij kanë për detyrë të bëjnë skaner dhe të ketë një organizim më të mirë për të arritur qëllimin e PL. Delegimet në njësitë e Tiranës Njësia 1: Endrit BraimllariNjësia 2: Erisa XhixhoNjësia 3: Brisida ShehajNjësia 4: Elona GuriNjësia 5: Ilir MetaNjësia 6: Floida KërpaçiNjësia 7: Monika KryemadhiNjësia 8: Klevi PojanaNjësia 9: Tedi BlushiNjësia 10: Kejdi MehmetajNjësia…
Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gjatë rrethimit të përgjakshëm të qytetit port të Mariupolit, u shpjegoi ligjvënësve amerikanë të enjten se si rusët e kishin torturuar vazhdimisht atë dhe të tjerë, duke vrarë shumë të burgosur. Ky është rrëfimi më i detajuar që ajo ka dhënë publik mbi muajt e saj në robëri. Yuliia Paievska, e arrestuar në Mariupol në mars dhe e mbajtur nga forcat ruse dhe pro-ruse për tre muaj, foli para ligjvënësve të Komisionit të Helsinkit, një agjenci qeveritare e krijuar pjesërisht për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut në nivel…
Transgjinori David Cuka tregoi për ndërhyrjet që ka bërë në trupin e tij. Ai ka hequr gjoksin ndërsa thotë se ndërhyrjet përfundimtare do ti bëjë jashtë. “Eleminova gjoksin. Pjesën hormonale nuk e kam nisur ende pasi në Shqipëri nuk është e mundur. Unë mund ta bëj tranzicionin, dua ta bëj të plotë, do ti realizoj jashtë.” Fotografi Cuka ishte në “Jeto me Orën” ku ndau pasionin e tij për fotografinë dhe planet për të ardhmen. Një nga projektet me të cilat po merret është realizimi i 999 fotove. Ai tregoi dhe arsyen pse ka vendosur të realizojë këtë numër fotografish.…
Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se mbrëmjen e djeshme, 14 shtator, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre urdhër-arreste për tre oligarkë, të cilët kanë ndërtuar pa leje. Mirëpo, sipas asaj që deklaroi vetë Sula, këto urdhër-arreste janë kthyer mbrapsht për shkak të presionit që i është bërë organit të akuzës. Deputeti i PD ka sfiduar Prokurorinë e Tiranës që të dalë me deklaratë dhe të përgjënjeshtrojë lajmin. “Le ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës. Mbrëmë kanë dalë tre urdhër-arresti për tre oligarkë që kanë…
Të premten do të ndërpritet përkohësisht shërbimi për dokumentet biometrike në zyrat e aplikimit të “Aleat”. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar se kjo bëhet në kuadër të masave për rritjen e nivelit të sigurisë ndaj sulmeve kibernetike që kanë goditur vendin tonë. “Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara. Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta). Ministria e…
Kandidatura e Florian Bjankut për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, nuk mori sot shumicën e cilësuar të votave në Kuvend. Vetëm 29 deputetë votuan pro, 69 abstenuan dhe 4 votuan kundër, ndaj kjo kandidaturë nuk u miratua nga Kuvendi. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla komunikoi se çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një kandidaturë të re.
Një aksident masiv ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Rinasit. Burime bëjnë me dije se janë përplasur katër automjete, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë mbetur njerëz të lënduar. Sipas informacioneve, mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik. Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Tre të rinjtë shqiptarë u arrestuan nga policia franceze, pasi shisnin heroinë dhe kokainë në Chambéry, veçanërisht në një pikë shitje në Parc de Buisson Rond. Policia kishte disa javë që i mbante në vëzhgim dhe kishte ngritur një grup. Gjatë arrestimeve dhe kontrolleve që pasuan, hetuesit sekuestruan rreth 300 gramë heroinë dhe 20 gramë kokainë si dhe një sasi të madhe parash. Në përfundim të ndalimit policor, tre të rinjtë, të gjithë të lindur në vitin 2001, u dërguan në prokurorinë e Chambéry.