Author: tirana

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë, Vlorë, ku një mjet i llojit “Benz” taksi është përplasur me shtyllën. Brenda mjetit kanë qenë 5 veta, mes tyre dhe dy fëmijë. Nga aksidenti kanë mbetur 5 persona të plagosur, të cilët janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Read More

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. MCN ka mësuar se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela. Pëllumb Salillari bëhet kështu biznesmeni i parë që kallëzohet penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

Read More

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv të “It’s my home”, kjo pasi aty u shfaqën skena dhune, ku më pas ndërhyri edhe policia. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku. “Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërpritet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka shkruar ai. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, një debat i ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor. Në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po…

Read More

Një roje mbretërore i ra të fikët në sallën e pallatit të Westminster në Londër, ndërsa po qëndronte pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II. Dëshmitarët thanë se mbetën të shtangur kur roja nisi të lëkundej dhe të humbiste ekuilibrin para se të shembej përtokë. Arkëmorti ishte vendosur në një podium të ngritur të quajtur ‘katafalk’ dhe ruhet gjithë kohës nga Garda Mbretërore Yeoman. Drama in Westminster Hall! pic.twitter.com/vGRHvt0dWE— Rhys (@rhysrmann) September 14, 2022 Zhvillimi vjen teksa në rrugët e Londrës njerëzit ishin mbledhur për të shoqëruar udhëtimin e trupit të monarkes nga pallati mbretëror drejt sallës së Westminster.

Read More

Në Kuvend diskutohet sot marrëveshja e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se marrëveshja me Emiratet është thjeshtë shkëmbim të dhënash. Ai theksoi se Shqipërisë i duhet një marrëveshje ekstradimi me këtë shtet, pasi Dubai është kthyer në strehën e shumë personazheve të krimit të organizuar shqiptar. Sipas tij, kjo do të ishte arritje, ndërsa theksoi se qeveria nuk po tregon vullnet për ta realizuar. “Çfarë është kjo marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe? Dubai iu thotë gjë, banda e Durrësit, banda e…

Read More

Pasi doli nga takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak mohoi se ka kornizë të re të dialogut,  e cila u përmend nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. “Jemi këtu për të shtyrë procesin përpara, takimi do të ndodhë sa më shpejt dhe ky është edhe qëllimi pse jam këtu sot. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv”, ka deklaruar emisari sllovak. Lajçak tha se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do ta marrë pjesë në Asamblenë…

Read More

Nga data 1 tetor, të gjithë pensionistët do ta marrin pensionin e tyre të indeksuar në masën 6%. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado rikonfirmon se shtesën e miratuar nga qeveria e përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve. Ky është indeksimi i dytë që iu bëhet brenda vitit pensioneve, me qëllimin për të zbutur sadopak efektet që kriza e çmimeve po shkakton në xhepat e shqiptarëve. Duke shtuar edhe indeksimin prej 3.3% që u miratua në muajin prill, rritja e pensioneve për vitin 2022 shkon në masën 9.5%. Nga kjo shtesë përfitojnë 674 mijë pensionistë dhe ajo do…

Read More

Ish-bashkëshorti i Britney Spears është shpallur në kërkim nga policia në Napa County për dështimin e paraqitjes në datën e tij të gjykatës këtë të martë, 13 shtator 2022. Jason Alexander po përballet me dy akuza për vjedhje automjeti dhe marrje të pronës së vjedhur, që rrjedh nga një vjedhje e dyshuar e bizhuterive të shtrenjta në vitin 2015 nga gruaja që ngre akuzat. Duket se problemet e Jason Alexander me ligjin filluan kur ai vendosi të prishë martesën e Britney Spears me Sam Asghari në Kaliforninë Jugore.

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën që mbulohet nga Komisariati nr.3. Burime paraprake bëjnë me dije se personi fillimisht ka mbetur i plagosur ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Policia është nsiur drejt ngjarjes ndërsa priten informacion zyrtar.

Read More

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i kërkoi ministrit të Brendshëm nga foltorja e Kuvendi se pse nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga Dubai në Shqipëri. Teksa po diskutohet për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkëmbim informacioni, ai u shpreh se krerët e mafias i drejtojnë punët nga Dubai me telefon dhe porosisin vrasje në Shqipëri. “Porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë. Marrëveshjen e kanë kërkuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit…

Read More