Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh. Në kuadër të operacionit “The night”, uniformat blu kanë arrestuar të riun, e identifikuar me inicialet J.T. “Shtetasi J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht: – Më datë 07.06.2022, në rrugën “Panorama”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.; – Më datë 02.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.; – Më datë 07.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim…
Author: tirana
R. Kelly është shpallur fajtor për abuzim seksual të fëmijëve në gjyqin e tij të dytë federal. 55-vjeçari u dënua për 6 nga 13 akuza pas një rasti katër-javor në qytetin e tij të Çikagos. Ai u akreditua për rregullimin e një gjyqi shtetëror mbi akuzat për pornografi të fëmijëve në 2008. Vitin e kaluar këngëtari u dënua për “trafik seksual” dhe “shantazh” në Nju Jork. Më vonë ai u dënua me 30 vjet burg. Vendimi i fundit pritet t’i shtojë vite burgimit të tij. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, u shpall fajtor të…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk mori pjesë sot në seancë plenare. Por mungesa e tij nuk i shmangu debatet mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me raportin e departamentit amerikan të shtetit se Partia Demokratike në vitin 2017 ka përfituar financime nga Rusia. “Përgjegjësia është e personave që kanë kryer veprën, ne jemi distancuar dhe ato para nuk janë përdorur nga PD në fushatë”, tha Luçiano Boçi.
Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës në parlament solli çështjen e PD-së që ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në 2017, referuar artikullit të Zërit të Amerikës. Balla tha se Partia Demokratike nuk ka marrë vetëm 500 mijë dollarët, por janë financuar edhe mediat ruse për të transmetuar live protestat e opozitës në vitin 2018 dhe 2019. “ “Ik plaku Mere me gjithë tespie! Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njëlloj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. E vërteta është që sot humbi një tjetër mundësi që të fillojë të tregojë…
Një 35-vjeçar është vënë në pranga të policisë së kryeqytetit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh, në banesa, biznese apo edhe qytetarëve të ndryshëm. Në kuadër të operacionit ‘The night’, policia ka arrestuar shtetasin J.T banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Sipas policisë J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht: – Më datë 07.06.2022, në rrugën “Panorama”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.; – Më datë 02.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.; – Më datë 07.09.2022,…
Dy vajza të mitura në veri të Indisë janë gjetur të varura në pemë. Lidhur me ngjarjen, policia në veri të Indisë ka arrestuar gjashtë persona. Ata dyshohen si të përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e dyshuar të dy vajzave të mitura, të cilat u gjetën të varura në një pemë, thanë sot zyrtarët lokalë. Trupat e dy vajzave, të moshës 15 dhe 17 vjeç , u gjetën sot në lagjen Lakhimpur Kheri në rajonin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, sipas policisë lokale. “Katër nga të akuzuarit i joshën vajzat në një fushë dhe i përdhunuan”, u tha…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka zbardhur zyrtarisht takimin që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi dhe deputetët Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi. Në këtë takim, ambasadorja Kim shprehu shqetësimin për financimet e fshehta ruse në politikën shqiptare, të cilat i konsideron rrezik për demokracinë. “Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi…
Ditën e sotme në Konispol, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, shtetasi E. B., 20 vjeç, gjatë drejtimit të motomjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë i riu raportohet se është plagosur në fytyrë dhe ka thyer dorën e majtë. Ndërkohë, 20-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bordi i Transparencës njoftoi çmimin e ri të naftës, ku ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Benzina është rritur me 6 lekë. Njoftimi: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH…
Ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., dhe mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Gj. M. Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit “Volkswagen”, shtetasit Gj. M., 20 vjeç, A. M. 14 vjeç dhe shtetasja M. M., 48 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës ku janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme Elena Pici pas njoftimit se ka dhënë dorëheqje, ka reaguar në rrjetin social Facebook. Pici shkruan se ka kryer me përgjegjshmëri dhe integritet detyrën e saj. Më tej shton se vendimmarrja për zhvillimin tim të karrierës në sektorë të tjerë është krejtësisht një vendim personal dhe nuk përkon me asnjë ngjarje apo çështje tjetër. Reagimi: Pavarësisht se vlerësoj që emërimet apo lirimet e Sekretarëve të Përgjithshëm nuk duhet të përbëjnë lajm, për aq kohë sa ne jemi thjesht shërbyes publik në administratë, në kushtet e një raportimi të pavërtetë që po qarkullon në…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Evia, Greqi. Një foshnje 12-muajshe ka ndërruar jetë, me prindërit dhe familjarët e bebes të shokuar nga humbja e papritur. Sipas medieve lokale, foshnja është dërguar e pajetë në Qendrën Shëndetësore Aliveri. Informacionet paraprake tregojnë se vdekja e foshnjes ka ardhur nga një goditje elektrike, Megjithatë pritet një njoftim zyrtar nga autopsia mjekoligjore.