Author: tirana

Deputetja demokrate Grida Duma nuk i ka kursyer aforizmat në foltoren e Kuvendit, ku tha se mazhoranca kërkon që të shëroj një të sëmurë mendor duke i hedhur vaj “kapsllëku”. “Nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë si ilaç vaj kapsllëku. Të ngecur plotësisht dhe bëni me sikur me integrimin. Keni menduar se po i hidhni vaj makinës së propagandës, vaj kapsllëku. Kjo është zgërdhirje, keni bërë me sikur. Ka tre kolona, shteti i së drejtës, Ekonominë e rregullt dhe llogaridhënien dhe marrje përgjegjësish”. Po ashtu Duma nuk i kurseu kritikat në lidhje me ndërtimet në vend, duke…

Read More

Një krim në një familje është regjistruar këtë të enjte në Divjakë, ku motra ka plagosur vëllanë. Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në Çermë Sektor. 38-vjeçarja me inicialet M.Xh, ka qëlluar me thikë vëllanë e saj, 34-vjeçarin me inicialet Xh.Xh. I riu po merr trajtimin në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Afro 5 mijë pedagogë sot dolën në protestë, dhe nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj nga seanca e sotme, tha se pagat e profesoratit kanë mbetur si në kohën e Fatos Nanos. “Profesorati shqiptar është lënë në mëshirë të fatit, ai është thjesht i varfër, me rroga mujore të paindeksuara as edhe një qindarkë që prej kohës “arkeologjike” të Fatos Nanos. Rroga e tij është shumë afër asaj të një mësuesi të thjeshtë. Çdo kërkesë e universiteteve ka hasur në përbuzjen dhe ndoshta edhe urrejtjen patologjike për lirinë e botës universitare si hapësira e fundit e mendimit të lirë…

Read More

Në seancën e sotme në Kuvend, zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur opozitës për përballimin e krizës energjetike, duke thënë se po disinformojnë shqiptarët. Balluku hodhi poshtë pretendimet se janë shpenzuar 400 milionë dollarë për energjinë. Po ashtu Balluku i kujtoi opozitës përmbytjet, duke i thënë se në kohën kur kishte shumë reshje dhe Shqipëria qeverisej nga PD-ja, blinin energji elektrike. “Për energjinë vazhdon e disinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte. Nga viti 2013 kur në Shëqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i…

Read More

A ka pranuar Partia Demokratike financime nga Rusia në vitin 2017, kur partinë e drejtonte Lulzim Basha? Edhe pse çështja u mbyll disa vite më parë, këtë të enjte ndezi një debat të ashpër mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe demokratit Enkelejd Alibeaj. Dje Basha e mohoi diçka të tillë. Majko: Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD-së, me ose pa zyra, e dinë shumë mirë që PD-ja ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruse, mirë do ishte që kur flasim për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti-europiane. Nuk mbyllet me ironi, përpara se…

Read More

Një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në protestën e sotme kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Pedagogët e universiteteve i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, ku kërkojnë rritje të pagave. Peticioni është firmosur nga pedagogët e të gjithë Universiteteve në vend. Nëse kjo nuk ndodh, pedagogët paralajmërojnë dhe bojkot të vitit akademik, i cili pritet të nisë në 17 tetor. Kërkesat e tyre konsistojnë: 1-Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ.…

Read More

Në vijim të qëndrimit në Izrael, pasditen e të mërkurës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj. Kryetarja Nikolla e falënderoi Levy për takimin dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike, me një miqësi që daton para rreth dy mijë vjetësh. Vitet e fundit bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar, me shkëmbimin e vizitave të personaliteteve të larta shtetërore të Shqipërisë në Izrael si edhe pas marrjes nga Shqipëria te vendit si anëtare jo e…

Read More

Diamanti legjendar Koh-i-Noor, të cilin India dhe Pakistani kanë pretenduar prej vitesh ta marrin sërish, mbetet një ndër gurët më të çmuar dhe xhevahiret më të shtrenjta të Mbretëreshës Elizabeth II. Legjenda thotë se të gjithë njerëzit që zotëronin Koh-i-Noor (malin e dritës) janë mallkuar rëndë! Në një dorëshkrim hindu të shekullit të 14-të thuhet se “kushdo që ka këtë diamant do të sundojë botën, por do të dijë gjithashtu të gjitha fatkeqësitë e Tokës. Vetëm Zoti ose një grua mund ta veshin atë pa u ndëshkuar”. Koh-i-Noor është një nga diamantet më të çmuara në botë, 105.6 karat dhe…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar disa problematika lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi të IPA II për distrubimin e fondeve. Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku theksoi edhe se ndërrimet e shpeshta të këtyre proceseve nuk sjellin efiçencë, pasi copëzohet. “Sot në parlament do të diskutohet marrëveshja kuadër të fondeve IPA. Unë dua të ngre disa shqetësime në lidhje me fondet me efektivitetin e zbatimit të tyre dhe financat. Kam ngritur me shqetësim faktin që Shqipëria ka ndryshuar koordinatorët. Nuk dua të merrem me cilësinë, por me integritetin. Dua të merrem me strukturën. Ndarja e koordinimit të fondeve…

Read More

Këtë të enjte, pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë rritje të pagave. Po ashtu pedagogët theksuan që qeveria duhet t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura, kjo si pasojë e krizës. “Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, tha një laborant.

Read More