Author: tirana

Në Kuvend ka mbërritur ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Në nisje të seancës së sotme u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II. “Mirënjohje për kontributin e madhërisë së saj, rezultati i këtij bashkëpunimi. Këto ditë zie simbolizojnë kujtimin e madhërisë së saj, të ndjerës Elizabetha II. Në këtë seancë është i pranishëm dhe ambasadori i madhërisë Charles III, mirëseerdhët zoti Alastair King Smith”,-tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka mbajtur një koncert në Brazil. Por një video e cila është bërë virale, tregon Duan e cila ndalohet nga disa fansa për të bërë foto në Rio De Janiero dhe ajo i refuzon duke i thënë se nuk dëshiron të bëjë foto pasi po shijonte ditën me familjen e saj. “Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse po e kaloj ditën me familjen time. Më vjen mirë që ju njoha”, dëgjohet të thotë Dua.

Read More

Pas 48 orëve diskutime, Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e sotëm raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57. Raporti përfshin: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit. Presidenti Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu tha se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk…

Read More

Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm që prej ditës së djeshme presin për orë të tëra pafund në radhën e pelegrinazhit popullor të trupit të Mbretëreshës Elizabeth në Pallatin e Westminsterit, për të nderuar monarken që i kushtoi 7 dekada të jetës së saj fronit të Mbretërisë së Bashkuar. Por transmetimi i drejtpërdrejtë nga Dhoma e Westminster u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar një roje të gardës, të cilit i ra të fikët pranë arkivolit të Elizabeth. Daily Mail publikoi videon ku njërit prej rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me…

Read More

Simon Charles Dorante-Day, thotë se ai trashëgimtari i vërtetë i fronit, pasi prej vitesh pretendon se është djali jashtëmartesor i mbretit Charles III dhe Camilla. Ditët e fundit në faqen e tij në Facebook është shfaqur një fotomontazh kurioz, në të cilin shfaqet një foto e tij krahas asaj të dy prindërve të dyshuar biologjikë për të nxjerrë në pah ngjashmëritë. Inxhinieri me nëntë fëmijë, Simon Charles Dorante-Day lindi në Mbretërinë e Bashkuar, më saktë në Hampshire në vitin 1966, por disa muaj pas lindjes së tij një familje angleze e adoptoi dhe më pas u shpërngul në Australi. Sipas…

Read More

Qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi erdhi pasi gjatë këtij viti, vendi u godit nga tre sulme kibernetike nga grupe iraniane hackerimi. Hetimet, në bashkëpunim me SHBA-në, arritën në përfundimin se bëhet fjalë për grupe iraniane, të lidhur me strukturat shtetërore. Irani e quajti këtë vendim të pamenduar dhe të pabazuar në fakte. Vendimi i qeverisë së Shqipërisë ishte i drejtë, thotë për Deutsche Welle-n Kolonel Dritan Demiraj, i cili shërbeu për 35 vite në Forcat e Armatosura Shqiptare, ku drejtoi një sërë misionesh luftarake në Lindjen e Mesme. “Vendimi i qeverisë shqiptare për të larguar personelin e…

Read More

Sot deputetët kanë ditën e Kuvendit. Sipas rendit të ditës, do të diskutohet për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike te zbatimit të asistencës financiare të BE-së. Më pas do të flitet për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe terrorizmit. Po ashtu në Kuvend do të flitet për marrëveshjen e Shqipërisë me Britaninë për emigracionin, një çështje që kohët e fundit ka marrë vëmendje të madhe edhe nga shtypi anglez.

Read More

Rusia vijon prej më shumë se 200 ditësh luftën në Ukrainë, me shkatërrime kolosale. Por mbrëmë ka ndodhur diçka që përfshin dy liderët. Makina në të cilën udhëtonte Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por presidenti ukrainas nuk u lëndua rëndë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial Serhii Nykyforov. Ai shpjegoi se makina e presidentit Zelensky u përplas me një automjet privat, por nuk specifikoi se kur ndodhi aksidenti. “Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “rrethanat e ngjarjes do të konstatohen nga policia.…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Leon Simoni, gati sa nuk u mori jetën tre këmbësorëve. 31-vjeçari nga Shkodra po bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip “Benz GLE” dhe mori para 3 këmbësorë, duke i plagosur rëndë. Në pamjet e para pas aksidentit, ai shfaqet jashtë makinës i nervozuar nga ngjarja. Mësohet se ai po bënte drift në rrugët e Beratit, kur mori para këmbësorët dhe i plagosi rëndë.

Read More

Që nga konsumimi i pijeve energjike, kafesë, por edhe qëndrimi zgjuar në orët e vona, ndikojnë në shëndetin e zemrës. Mjekja kardiologe Manjola Lika, thotë se ky stil jetese i të rinjve po i bën ata të kenë çrregullim të ritmit të zemrës apo takikardi. “Vitet e fundit është vënë re një shtim në frekuencë të rasteve që paraqiten te kardiologu. 20-30 vjeçarët shpesh ankohen për çrregullime të ritmit të zemrës, konsumimi i tepërt i kafeve, çajit jeshil, pijet energjike, konsumimi i substancave narkotike, ndikojnë tek ky ritëm i shpeshtë”. Mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes me ushqyerjen, për të…

Read More

Më 19 shtator do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, dhe e gjithë bota po ta transmetojë live. Po ashtu, si këto ditë, edhe me datë 19, objektivi i shumë kamerave dhe fotografëve do të jetë përqendruar te veshjet e zonjave të familjes mbretërore dhe kuptimi i paraqitjeve të tyre. Vajza e Mbretëreshës së ndjerë Princesha e Uellsit, Anne do të vendos perla, po ashtu edhe Kate dhe Meghan. Perlat shpesh quhen “bizhuteri zie”, një traditë që daton që nga koha e Mbretëreshës Viktoria. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Albert, mbretëresha veshi të zeza për 40 vjet,…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin se puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, po vijon me ritme të shpejta. Teksa ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thekson edhe se pritet që brenda fillimit të sezonit dimëror, gjysma e aksit të përshkohet në shtratin e gjurmës së re. “MIRËMËNGJES dhe me ritmin e shpejtë të punës për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, ku pritet që brenda fillimit të sezonit dimëror, gjysma e aksit të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke evituar njëherazi një pjesë të udhëtimit nga aksi…

Read More