Presidenti Volodymyr Zelenskiy bëri një vizitë të papritur të mërkurën në qytetin, Izium, që forcat ukrainase e rimorën nën kontroll nga forcat ruse. Qyteti është qendër kyçe logjistike në rajonin verilindor të Kharkivit. Mijëra trupa ruse u larguan nga Iziumi në fundjavë, duke lënë pas sasi të mëdha municionesh dhe pajisjesh, në disfatën më të keqe për forcat ruse që kur u dëbuan nga periferia e kryeqytetit ukrainas Kiev, në mars. “Ndoshta është e mundur të pushtohet përkohësisht territori i shtetit tonë. Por është absolutisht e pamundur të pushtosh popullin tonë,” tha ai në një ceremoni ku u ngrit flamuri…
Author: tirana
Një 82-vjeçare nga Narta është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria. Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun. Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin Sot në Euronews Albania tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje. Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në një takim këtë të mërkurë me disa banorë të Shijakut, ku gjatë bashkëbisedimit nuk i kurseu sulmet dhe akuzat në drejtim të qeverisë. Sipas tij, rrogat dhe pensionet duhet të ishin trefishuar. “Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Nga viti 2014, rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën, por ato për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë, ato kanë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me banorët e Shijakut. Në fokus ishte situata ekonomike në vend. Ish-Kryeministri Berisha tha se në Shqipëri rrogat janë më të ulëta se në Kosovë. Ai theksoi se braktisja e Shqipërisë sot është më e dhimbshme se në vitin 1991. “Zgjedhja që në tërësi ka bërë Shijaku në këto dekada, ka qenë në përputhje me shpirtin e lirë të qytetarëve, banorëve të vet, atdhetarisë së tyre dhe përpjekjes për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe të integruar në BE. Sot Shijaku dhe mbarë Shqipëria, përjetojnë një periudhë…
Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt divorci ka shkaqe të tjera”. Kanë qenë këto deklaratat e dhëna nga sipërmarrësja Arba Gramo, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ka habitur me deklaratat e saj. E pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dashnore u duket sikur kanë trofe. Ndër të tjera, e ftuara dha detaje nga historia e saj personale.…
Deputeti Gazmend Bardhi thotë se arsyeja e përçarjes së PD mbeten interesat personale të Sali Berishës. Në studion e MCN TV, Bardhi tha se PD nuk mund të mbetet peng e asnjë emri. “Për fat të keq, kjo situatë e krijuar në PD vijon prej më shumë se një viti. Që nga data 9 shtator kur zoti Berisha nuk u regjistrua si anëtar i grupit parlamentar të PD. Ai vendim dhe fakti që zoti Berisha ishte sanksionuar si person non grata ka ndarë PD në dy qëndrime. Për mua interesat personale nuk mund të prevalojnë mbi interesat e PD. Këto…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ku shprehet i shqetësuar për ndikimin e Rusisë në rajon, ndërsa ka folur edhe për procesin e e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe një sërë çështjesh të tjera. Intervista e plotë: Zoti kryeministër, sa e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan? Rama: Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë. Çfarë do të thotë kjo për…
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për mediat austriake edhe për jetën e tij si artist. Rama therkson se për shkak të kohës, pasionin e tij e ushtron gjatë kohës që është në zyrë. Ju jo vetëm që keni qenë kryeministër prej shumë vitesh, por jeni artist edhe prej shumë kohësh. Dëshironi të pikturoni? Rama: Për arsye kohe, artin tim e bëj kryesisht në zyrën time. Unë kam një galeri në Berlin që ofron veprat e mia. Ajo kujdeset edhe për ekspozitën e pikturave dhe skulpturave të mia. Nuk kam kohë për këtë.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar se po e përdor platformën Tik Tok me qëllim tërheqjen e votuesve të rinj. Kjo ishte si një përgjigje ndaj atyre që mendonin se ish-kryeministri italian po e përdor këtë platformë për të joshur vajza të reja. The Times raporton se 85-vjeçari është bërë pjesë e platformës që njihet më shumë për përdoruesit e moshës së re, një muaj më parë. Berluskoni është i njohur për festat e tij me modele të reja në moshë, çka e ka “detyruar” të japë edhe një shpjegim për përdorimin e rrjetit Tik Tok, ndërkohë që llogaria e…
Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Evires të Francës këtë të mërkurë. Ata ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë, në të cilën ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas autoriteteve, humbja e kontrollit të një prej drejtuesve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas nga një makinë që po afrohej. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo iu drejtua me një fjalim deputetëve evropianë në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës duke folur veçanërisht për krizën e energjisë. Në mesin e propozimeve të përmendura ishte edhe reduktimi i përdorimit të energjisë elektrike në orët e mbrëmjes si dhe vendosja e një kufiri mbi të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Në anën tjetër Moska ka thënë se Rusia mund të gjejë treg për të zëvendësuar bllokun 27 vendësh të Evropës me një kontinent…
Një minibus që po transportonte nxënës ka rënë në një humnerë në veri të Indisë. Për pasojë, 11 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur Autobusi doli nga rruga dhe ra rreth 250 metra në një humnerë pranë një fshati në veri të Indisë. Kryeministri indian Narendra Modi dhe Presidenti Draupadi Murmu shprehën ngushëllimet e tyre në Twitter. “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”