Numri i emigrantëve që kanë arritur në brigjet e Britanisë me varka të vogla këtë vit ka kaluar mbi 29.000. Gjithsej 538 persona u kapën në gomone duke kaluar të martën në Kanalin Anglez, njoftoi ministria e Mbrojtjes. Shumica u çuan në portin në Donver ndërsa të tjerët erdhën në Ramsgate në Kent. Ardhjet e fundit e çojnë numrin e njerëzve të nxjerr në breg në brigjet e Kent dhe Sussex në 29.099 këtë vit. Gjatë vitit 2021 kishte 28.526 migrantë të ndaluar dhe ky ishte n jë numër rekord krahasuar me 8410 në 2020. Vetëm në dy javët e…
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mos disbursojë fondet për Shqipërinë, nëse nuk hetohen aferat korruptive. Berisha tha nga foltorja e parlamentit se Shqipëria e ka tejkaluar çdolloj limiti për korrupsionin dhe u bëri thirrje institucioneve europiane të tregojnë kujdes me paratë e taksapaguesve shqiptarë e europianë. Berishës i është përgjigjur kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh se ish-kryeministri nuk duhet të flasë për korrupsionin. Balla: Ik plaku Mere me gjithë tespie! Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njëlloj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. E vërteta…
Stresi ka treguar gjithmonë se është një simpatizant i flaktë i ish kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi, reperi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njeri prej tyre e ka pyetur për ëndrrën e tij të fëmijërisë. Reperi tha se donte që të ishte personi më i besuar i Berishës, sikurse i ati, Sali Lushaj. “Cila është ëndrra jote e fëmijërisë?”, ishte pyetja që bëri ndjekësit. “Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën.…
Policia në veri të Indisë ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me përdhunimin dhe vrasjen e dyshuar të dy vajzave të mitura, të cilat u gjetën të varura në një pemë, thanë sot zyrtarët lokalë. Trupat e dy vajzave, të moshës 15 dhe 17 vjeç , u gjetën sot në lagjen Lakhimpur Kheri në rajonin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, sipas policisë lokale. “Katër nga të akuzuarit i joshën vajzat në një fushë dhe i përdhunuan ,” u tha gazetarëve Sanjeev Suman, një zyrtar i policisë lokale . Është duke u zhvilluar një hetim i plotë mbi incidentin,…
Nga ‘EL UNIVERSAL’, Tentakulat e karteleve meksikane kanë mbërritur tashmë në vendet ballkanike të Evropës Lindore, ku kanë gjetur tokë pjellore për të pastruar paratë e aktiviteteve të tyre të paligjshme, sepse ekonomitë e tyre dhe zbatimi i ligjit konsiderohen të dobëta. Autoritetet e inteligjencës së qeverisë federale zbuluan se Ismael Zambada García, alias El Mayo , lider i një fraksioni të kartelit Sinaloa , ishte aleat me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë në biznese, pasuri të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit bregdetar. Në veçanti, ata identifikuan se El Mayo kishte krijuar lidhje me vëllezërit Luftar,…
Në SPAK është depozituar një tjetër kallëzim për ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Kallëzimi është bërë nga avokati Idajet Beqiri, që kërkon hetim ndaj Metës për “fshehje të ardhurash” dhe “kurrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Beqiri thotë sesi drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë “dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit”. Po ashtu avokati thekson se faktet dhe dokumentet që zotëron për Metën dhe Kryemadhin, të cilat do t’i…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney. Kryebashkiaku i Tiranës u prit edhe nga kongresmeni i Nju Jorkut, Ritchie Torres, dhe udhëheqësi i shumicës në Senatin Amerikan, Charles Schumer. Pas takimeve, Veliaj tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Vizita në Kongresin dhe Senatin Amerikan është…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pas takimit që zhvilloi me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, tha se SHBA-ja është e shqetësuar mbi financimet e huaja të partive politike. “Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ajo që mund të thuhet është se ka nevojë të kuadrit ligjor që KQZ t’i japin mundësi praktike të hetojnë m thellë me sasinë e parave nga pikëpamja administrative, nga i marrin, si i…
Pas takimit që ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi në KQZ, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, tha se në fokus të diskutimit ishte financimi i partive politike nga burime të paligjshme që përbëjnë rrezik për interesat e vendit. Ai tha se SHBA -ja është e shqetësuar për influencat e huaja. “Potencialin e financimeve te shteteve të huaja, në këtë rast ishte fokusi tek Rusia dhe masat që duhet të marrin institucionet shqiptare dhe partitë politike për të parandaluar çdo lloj financimi të paligjshëm në rrezik dhe për interesat. Shqipëria ka një kuadër shumë të mirë ligjor…
Në takimin me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim në KQZ, ishte edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë së Lirisë, tha se partitë politike në vend duhet që të bëjnë publik çdo financim. “Unë kam 6 vite që e them për prezencën ruse në Shqipëri. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, sa i përket financimeve mendoj se ka ardhur koha që të marrin eksperiencën e LSI-së të dalin nëpër media e të bëhen publike. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim. Sepse duke e bërë burokratike…
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se në takimin me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim kanë folur për raportin e SHBA-së në lidhje me financimin e PD-së me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze. “U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada”, tha Tabaku pas takimit.
Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në Qershor 2022. Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, 18-vjeçares që u konsiderua si “mollë sherri”, pasi në telefon u gjetën biseda të saj me Martin Çeçon. Por Tina, në intervistën për emisionin Uniko tha se ishte e frikësuar dhe prandaj në dëshmitë e para në polici përmendi emrat e Valter e Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo, dhe sipas këtij varianti, ajo kishte lidhje…