Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe shërbime në terren. Si rezultat i kontrolleve, si dhe…
Author: tirana
Shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët janë korrierë apo krahët operativë. Shqiptari Alfred Leçini i dyshuar si kreu i organizatës, ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim. Mediat e huaja shkruajnë se Leçini menazhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri. Ai u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë. Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një lajm emocionues në rrjete sociale. Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. “Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë” shkruan Manastirliu.
Akrepi Akrepat shpesh marrin një reputacion të keq për të qenë gjykues dhe të ftohtë. E sunduar nga Marsi – planeti i agresionit – kjo shenjë uji nuk ka frikë të jetë e pakëndshme. Ata e shikojnë jetën me një mentalitet cinik, gjysmë bosh, i zakonshëm tek Akrepat. Ata shpesh mund të ankohen, të përkeqësojnë gjendjen shpirtërore dhe të rrëzojnë të tjerët me qëndrimin e tyre disfatist. Megjithatë, nuk mjafton që Akrepat të shohin negativin në një situatë. Ata mund të kërkojnë të meta në planet ose idetë e një personi tjetër në një përpjekje për t’i shtyrë ata në…
Arrestohet në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavisë , një shqiptar që dyshohet se ka kryer një vrasje 21 vite më parë dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti. Krimi është kryer në Kanalaki të Prevezës në vitin 2001, në një biznes të përpunimit të mermerit, ku i kërkuari dyshohet se ka plagosur për vdekje një punëtor të huaj. Në mëngjes, shqiptari tentoi të largohej nga vendi dhe gjatë kontrollit të policisë u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga oficeri i hetimit penal në Prevezë për veprën penale të vrasjes me dashje. Arrestimi…
Së shpejti pritet të nisë në Kosovë edicioni i parë i spektaklit të famshëm, “Big Brother VIP”. Shumë emra janë lakuar se do të jetë pjesë e shtëpisë së famshme, mes së cilave dhe Ylli Limani. Por si qëndron e vërteta? Lidhur me këtë ka folur vetë njëri prej prezantuesve të formatit, Alaudin Hamiti. I ftuar në “Podcast me Gonxhen”, ai foli pikërisht për “banorët VIP” të spektaklit dhe u ndal tek Ylli Limani. “Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi folur me Yllin, ka thënë nëse s’do të kisha koncerte, kisha ardhur.…
Pasi festoi ditëlindjen e tij të 38-të me vetëm gruan e tij Meghan Markle në krah, Princi Harry mori një dhuratë të papritur nga babai i tij, mbreti i Britanisë Charles. Monarku i ri më në fund do ta lejojë atë të veshë uniformën e tij ushtarake gjatë një vigjilje të veçantë për nder të Mbretëreshës Elizabeth, siç komenton shtypi britanik. Ky gjest i vullnetit të mirë nga mbreti Charles mund të lidhet me ditëlindjen e djalit të tij të dytë, e cila u la në hije nga varrimi i gjyshes së tij të dashur Elizabeth, por kryesisht nga marrëdhëniet…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ilir Meta, për pushimin e çështjes lidhur me një kallëzim të tij kundër ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte pushuar çështjen, por Meta e dërgoi atë në Gjykatën e Lartë, për të ndryshuar vendimin. Përplasja e fortë publike mes tyre që shkoi deri në dyert e Prokurorisë së Posaçme, lindi për shkak të interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës nga Presidenti dhe KED, gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kushtetueses. Meta e kishte kallëzuar Dvoranin për…
Këtë të premte, Këshilli i mandateve votoi unanimisht për shtyrjen me dy javë të raportit për ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Pas kërkesës së PD-së, për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetja e PS, Klotilda Bushka kërkoi dy javë kohë për të bashkërenduar kërkesat e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ironizoi kërkesën e ardhur nga mazhoranca, duke i cilësuar si sebepe për të shtyrë mbledhjen. Në fund deputeti ra dakord për shtyrjen e mbledhjes me 14 ditë. “Që kërkoni çdo sebep për ta shtyrë mbledhjen kjo dihet.…
Në vijim të vizitës në SHBA, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u prit në takim nga Nën/Sekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya. Pjesë e diskutimeve me zyrtaren amerikane ishte avancimi i Shqipërisë dhe si vendi ynë është një shembull i mirë për demokracitë e reja. Pritja e refugjatëve afganë dhe ata ukrainas në Shqipëri ishte një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit, ku Nën/Sekretarja amerikane, Uzra Zeya shprehu mirënjohje ndaj vendit tonë. Postimi i plotë i Elisa SpiropalitWashington D.C – Takim i shkëlqyer me Nën/Sekretaren e Shtetit për…
Kryeministri Edi Rama ka uruar për 70-vjetorin e lindjes, kryetarin e parë të Partisë Socialiste, Fatos Nanon. Në urimin e publikuar në facebook, Rama shkruan se Nano “me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”. Urimi nga Rama “Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan…
Këtë të premte, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit ish-kandidatin për deputet i LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK-ut, që po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së. Joka dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt votës. Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI-së, Etjon Joka për votat.