Shqipëria fitoi sot medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Mundjes, falë suksesit të arritur nga rusi që përfaqëson kuqezinjtë, Zelimkhan Abakarov. Mes shumë reagimesh, një të tillë e ka bërë edhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Shqipëria kampione e botës në sportin e mundjes. I lumtur për këtë fitore të madhe, që na krenon të gjithëve. Mirënjohje kampionit tonë Zelimkhan Akbvarov për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Gjithashtu një falenderim të përzemërt për Sahit Prizrenin për premtimin e mbajtur” – Shkruan Meta.
Author: tirana
Nga Susi Dennison “Foreign Affairs” Ndërsa po mbaron stina e verës, gati të gjitha vendet e BE-së po përballen me një formë tëkrizës energjitike. Pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve në vendosjen e sanksioneve dhe embargove të ashpra ndaj gazit natyror rus, edhe pse shumë vende të unionit varen nga importet e energjisë ruse. Këto hapa kanë sjellë rritjen e madhe të çmimeve, duke rritur ndjeshëm koston e jetesës për shumë evropianë. Disa qeveri evropiane po synojnë tashmë të reduktojnë konsumin e energjisë. Për shembull, duke e kufizuar përdorimin e ajrit…
Janë shfaqur sërish problem me sistemin TIMS në Shqipëri. Në pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik. Në Qafë thanë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, manualisht punohet edhe në pikat e kalimit kufitar të Gorricës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, më 17 shtator kanë udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II. Shtëpia e Bardhë tha më herët se Biden ka pranuar ftesë nga Pallati Mbretëror për të marrë pjesë në funeral, që do të mbahet më 19 shtator në Kishën Uestminister. Nga Shtëpia e Bardhë sqaruan se vetëm Biden është ftuar dhe jo ish-presidentët e tjerë amerikanë. Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator. Ajo mbretëroi për 70 vjet, duke u bërë monarkja britanike që ka qëndruar më së gjati në…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Mirditë. Policia raporton se shtetasi K. Gj, pas një konflikti me shtetasin P. P, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. P. P. është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij. Njoftimi i policisë: Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë publikuar raportin e përditësuar për situatën e krijuar në vend nga moti i keq që ka pushtuar Shqipërinë në 24 orët e fundit. Sipas OSSHE moti i keq dhe me reshje të dendura ka shkaktuar defekte në disa zona të vendit, kryesisht ato rurale dhe malore. Aktualisht janë 51 fidera jashtë pune. 94% e avarive janë shkaktuar në në zona rurale, malore: • Zonat më të prekura janë Kuçova, Fieri, Lushnja dhe Elbasani. • Grupet e punës në terren kanë ndërhyrë duke rikthyer energjinë në 40% të fiderave. • Janë stabilizuar Tirana, Kruja,…
Shqipëria po përjeton një nga momentet e saj më të mira në sport. Pas medaljes së artë të Luiza Gegës dhe suksesit të Florian Markut në boks, vjen një tjetër medalje ari këtë herë në mundje. “Luftëtari” Zalimkhan Abakarov mori një fitore dominuese duke shkruar historinë në Beograd. Abakarov mposhti amerikanin Gilman Thomas, medalist dhe kampion bote në këtë sport. Një super performancë, emocionuse dhe e mirëmenduar nga sportisti jonë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se sasia e madhe e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit ka krijuar probleme në 3 qarqe të vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në bashkinë e Tropojës reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore. Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale. Fshati Lumi, njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje. Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta…
Një 77-vjeçar nga Kavaja ka ndërrua jetë në vendin tonë, si pasojë e Covid-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 81 qytetarë të infektuar me koronavirus në këto bashki:36 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Dimal, nga 3 qytetarë në Kamëz, Himarë, Sarandë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Patos, Mallakastër, Vlorë, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Durrës, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Lushnje, Delvinë, Gjirokastër, Pogradec. Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 667 testime, Janë 1,043 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.…
Gazetari Artan Hoxha ka vizituar në Ekuador vendin ku u vra pak muaj më parë shqiptari Ergys Dashi teksa darkonte në një restorant. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa rezultoi se vrasësi ishte afruar me një buqetë me lule dhe kishte qëlluar ndaj shqiptarit. E në këtë vend, Artan Hoxha shkruan se i gjen vrasësit me shumicë, me pagesa nga 100-500 euro. Ai thotë se menaxheri i lokalit e tregon me detaje atë ngjarje dhe se një roje me uniformë kamuflazhi dhe i armatosur qëndron vigjilent përballë derës kryesore. Por kjo, sipas tij, nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpëtonte…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat aferën me Inceneratorët. “I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur dhe as nuk e ka promovuar është inceneratori i Tiranës, financuesi kryesor i kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellë.Përse fshihet Edi Rama? Pse Rama në komisionin hetimor parlamentar iu tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim unë nuk merrem me…
Reshjet e shiut me intensitet të lartë po mbushin liqenet e hidrocentraleve. Paraditen e së shtunës niveli i ujit në Fierzë u rrit me 1 metër duke arritur në 268. 61 metra, Komani arriti në 167. 7 metër dhe Vau i Dejës në 72.62 metër. Të dhënat bëhen të ditura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e cila sqaron se me reshjet që parashikohet të jenë të larta deri mëngjesin e të dielës prurjet mesatare ditore në hidrocentrale pritet të arrijnë nga 700 deri në 1 mijë metër kub për sekondë në Fierzë, 500 deri në 800 metër kub në Koman dhe…