Author: tirana

Avokatët e gazetarit turk, Ahmet Emre Olur, i cili u dëbua nga vendi ynë disa ditë më parë, kanë kallëzuar penalisht Shefin e komisariatit të policisë Kufitare të Rinasit, Përparim Demën për shpërdorim detyre. Sipas tyre, Emre Olur nuk i është lejuar asnjë kontakt me avokatët përpara marrjes në pyetje nga policia dhe përpara nisjes së procedimit penal. “Shefi i komisariatit në policinë Kufitare Rinas na ka privuar të takojmë klientin që ne përfaqësojmë, dhe ky fakt bije ndesh me ligjin 85/2018 ‘Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë’, por nga ana tjetër ky shef policie në mënyrë kriminale…

Read More

Një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kristaq Bërxholli, denoncoi në emisionin investigativ Fiks Fare skandalin e radhës të vjedhjes së pensioneve nga punonjësit e Postës Shqiptare. Z.Bërxholli, që për vite me radhë ka qenë drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, u ankua se punonjësit i kanë përvetësuar 2 muaj pensionin, me një vlerë 128 mijë lekë të reja. Denoncimi vjen pas publikimit në vijimësi nga Fiks Fare të skandaleve të vjedhjes së pensioneve në zyrat postare në Kavajë, Laç dhe Peshkopi. Por, në këtë hartë mungonte kryeqyteti! Profesori u ankua se punonjësit filialit të postës…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën e kaluar në qytetin e Beogradit. Komuniteti LGBTQI ka qenë duke zhvilluar një paradë në qytetin e Beogradit kur janë dhunuar barbarisht nga qytetarët dhe policia nuk ka ndërhyrë aspak për t’i mbrojtur. Aktivistja Xheni Karaj ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj komunitetit me nje postim: “Dhuna që pësuam dje në Beograd ishte e shmangshme nëse policia do të kishte bërë punën e saj. Pavarësisht kësaj ne dje pamë me sytë tanë se sa e veshtirë është të jesh vetvetja në një vend ku dhuna është sistemike, është pjesë e kulturës politike…

Read More

Denver thotë se po bëhet qyteti i parë në SHBA që nis një skemë të ardhurash minimale të garantuara për të pastrehët. Projekti është një iniciativë bamirësie e krijuar nga një rezident i dedikuar ndaj qytetit të tij, që është gjithashtu kryebashkiaku Mark Donovan, shkruajnë mediat vendase. Kjo do të thotë që janë pagesë e përmuajshme pa kushte do të bëhet për të gjithë qytetarët që nuk kanë një shtëpi. Iniciativa kërkon të ndihmojë njerëzit në nevojë të cilët përballen me “forma të ndryshme diskriminimi”, thuhet në prezantim, si për shembull prej racës së tyre, klasës ekonomike, orientimit seksual, besimit…

Read More

Policia bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik dhe i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it të ndihmojë rreth këtij urdhri. Pas këtij vendimi, ka reaguar Partia Demokratike, përmes deputetit Tritan Shehu, i cili shkruan se Prokuroria dhe institucionet e tjera në vend duhet të mbrojnë të dhënat, të sqarojnë se pse arrihet  kaq lehtë hakërimi i tyre, të identifikojnë përgjegjësit si dhe të kërkojnë dënimin e tyre. Ai shton se medias nuk mund t’i mbyllen as sytë dhe as veshët, e aq më…

Read More

Shqipëria luan në fundjavë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Izraelit në fushën e këtij të fundit. Sfida në fjalë mund të përcaktojë kreun e grupit në Ligën e Kombeve dhe për kuqeznjtë ka një rëndësi shumë të veçantë. Por Edi Reja mund të lehtësohet pak nga fakti se përballë nuk do të ketë Eran Zahavin, sulmuesin e Makabi Tel Aviv, i cili është edhe rekordmeni i përfaqësueses së tij me 33 gola të shënuar me fanellën e saj. Trajneri Alon Hazan dhe menaxheri i skuadrës, Josi Benajun, kanë shpjeguar para gazetarëve se Zahavi kishte kërkuar që për të, të…

Read More

Janë të prirur të sajojnë histori Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni besojnë që të tjerët megjithatë nuk do të mund t’i kuptojnë. Prandaj, sajojnë justifikime të bindshme që veprimet e tyre t’i fshehin me ndonjë histori. Ata në çdo mënyrë përpiqen të fshehin gjendjen e tyre shpirtërore, përpiqen të duken si njerëz të zakonshëm pa shqetësime dhe probleme të mëdha. Nëse një mik juaji kurrë nuk ka kohë të mjaftueshme të dalë me ju në qytet apo të shoqërohet me ju, pyeteni se çfarë po bën kur është në shtëpi brenda katër mureve. Vuajnë nga devijimet e rutinës së…

Read More

Në takmin me qytetarë të Pukës, kryetari i PD, Sali Berisha u ndal tek financimi rus i Partisë Demokratike. Sipas Berishës, Rama mori peng për zverku Bashën, pasi tha se kjo punë do të hetohet deri në fund. “Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkruara tani. Nuk është Edi Rama për t’i mbyllur. Akti…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë në Air Albania Stadium. Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka. Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar…

Read More

Autoritetet greke kanë zbuluar një plantacion kanabisi në zonën e Olimpit. Në pranga ranë dy shqiptarë. Të arrestuarit, përkatësisht 47 dhe 31 vjeç tentuan të arratiseshin ku konstatuan mbërritjen e policisë në zonë, por përpjekja e tyre dështoi. Ata u transportuan me helikopter në Drejtorinë e Policisë së Larisës, ndërsa po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sipas mediave fqinje, në plantacion janë zbuluar 5052 fidanë, të cilat llogaritet të prodhonin të paktën 20 ton kanabis.

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Durrës, ku ka mbetur e plagosur një 18-vjeçar. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës. Një automjet me drejtuese A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një prej emaileve të publikuara nga hakerat “Homeland Justice”, drejtuar ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano ka të bëjë me ish-drejtorin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Qendrore të SHISH, Frederik Ymeri. Në një shkresë të publikuar, thuhet se Frederik Ymeri mund të ketë krijuar dhe mbajtur kontakte me punonjës të ndonjë shërbimi apo policie të ndonjë shteti tjetër të cilëve u jep informacione të natyrës së krimit të organizuar kundrejt pagesës. Po ashtu, specifikohet se ka dyshime që ai punonte për një subjekt politik. Në një prej mesazheve që ka dërguar Frederik Ymeri vartësit të tij nga Vlora, të quajtur…

Read More