Author: tirana

Nga Lutfi Dervishi Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin çështjen e të “dhënave personale” të shqiptarëve të bëra publik në prill të 2021, me po atë seriozitet që trajtuan ndërtimin pa leje të një koteci pulash nga një zonjë 82 vjeçare në Nartë të Vlorës, sot nuk do të ishte nevoja që Prokuroria dhe policia të kërkonin ndalimin e publikimit të materialeve të hakuara. Prokuroria ende nuk ka gjetur fajtorët e bërjes publike të të dhënave të 900 mijë shqiptarëve- fajtorë që i dinë të gjithë- me përjashtim të prokurorëve. Njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë…

Read More

Në përfundim të Stërvitjes certifikuese të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, “Biza ‘22” u organizua në poligonin kombëtar të Bizës Dita e Vizitorëve të Shquar. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të kësaj stërvitjeje, që siç tha ai konsiderohet si një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura, certifikimit të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO-s. “Dua të inkurajoj Forcat tona të Armatosura, që me përgjegjësi dhe profesionalizëm, të angazhohen në realizimin e stërvitjeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta të planëzuara…

Read More

Agron Ajeti, një shqiptar është bërë hero në Zvicër pasi shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse. Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra. “Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali…

Read More

Ish-anëtari i KPA-së, Luan Daci kërkon sot në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit me 1 vit burg pasi u akuzua për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Ai kërkon shfuqizimin e tri vendimeve ndaj tij, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme. Në seancë nuk janë paraqitur përfaqësues të SPAK-ut.

Read More

Publikimi i të dhënave me komunikimet sekrete të Gledis Nanos me partnerët ndërkombëtare për çështje delikate e jo vetëm, sipas ekspertëve të IT, kalon kufirin e cënimit të të dhënave personale, kësaj here vendoset në rrezik siguria kombëtare. “Sulmi ka ndodhur si në rastin e AKSH-IT nëpërmjet melserverit exchange që është shërbim i microsoftit dhe më pas ka marrë akses në infrastrukturat e tjera, e gjitha kjo ka ndodhur sepse të gjithë infrastrukturat kanë qenë në të njëjtin domain. Në rastin e sistemit TIMS duke qenë se është një sistem i mbyllur dhe teknikisht është shumë e vështirë për të…

Read More

Mbi 4 miliardë njerëz nga mbarë bota të hënë ndoqën për më shumë se 10 orë, funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Kostoja e ceremonisë me 2,000 të ftuar zyrtarë, vlerësohet të jetë së paku 7.5 milionë dollarë, duke përfshirë dhjetëra krerë shtetesh nga e gjithë bota, si dhe anëtarë të aristokracisë tradicionale, mbretërve, zotërinjve me 10,000 policë në rrugët e Londrës dhe zonat përreth dhe qindra mijëra njerëz të zakonshëm që pritën në radhë. Funerali i Elizabeth pa dyshim do të hyjë në histori si ceremonia e parë e këtij lloji në Britaninë moderne që organizohet nga vetë shteti pas…

Read More

Për Edi Ramën, Shqipëria ka arritur më shumë se çdo vend tjetër i Europës në 30 vitet e fundit, krahasuar me gjendjen që kishte vendi pasi doli nga diktatura komuniste. I pyetur në një intervistë me “Der Spiegel”, pse vendi nuk po bën ende ndonjë përparim të rëndësishëm me reformat, 30 vjet pas përfundimit të diktaturës, Rama tha se “imagjinoni ku ishim në fund të diktaturës, jepeshin katër kilogramë mish për familje në muaj. Në orën një të mëngjesit, njerëzit viheshin në radhë për një shishe qumësht. Dhe shikoni numrin e madh të shqiptarëve që pushojnë sot jashtë vendit apo…

Read More

Pas prishjes së marrëdhënie diplomatike me Iranin, kryeministri Edi Rama tha se nuk është dakord që anëtarët e opozitës iraniane, muxhahedinët, të largohen nga Shqipëria, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, Rama tha se Shqipëria e ka traditë mikpritjen e njerëzve që janë në rrezik. DER SPIEGEL: Zoti kryeministër, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pak ditë më parë. Diplomatët kishin vetëm 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Çfarë fshihet pas kësaj? Edi Rama: Irani sulmoi vendin tonë me një sulm masiv kibernetik. Qëllimi ishte të shkatërroheshin të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tashmë është pjesë edhe e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve. Është vetë Parlamenti Global i Kryebashkiakëve që përmes një njoftimi zyrtar bën me dije këtë vendim, ndërsa shpreh vlerësimet për këtë bashkëpunim. GPM thekson se edhe në të kaluarën, kryebashkiaku Veliaj ka marrë pjesë në Samitet Vjetore të GPM-së 2021 dhe 2022, si dhe në webinarët “Forcimi i Strategjisë së Qyteteve më të Sigurta duke iu përgjigjur COVID-19” dhe “Rimendimi i qytetit: si reagojnë kryebashkiakët ndaj nevojat e një qyteti post-COVID.” Bashkia e Tiranës dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj janë dhe pjesë e Shoqatës së…

Read More

Autor i vrasje së dyfishtë, Arsen Muskurti i arrestuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, ka ankimuar vendimin e arrestit në burg. Avokati kërkon të kryhet aktekspertimi i shëndetit mendor. Muskurti ekzekutoi me armë vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 30 gushtit në Tiranë. Arseni mori armën dhe vrau çiftin e bashkëshortëve brenda ambienteve të biznesi të tyre.

Read More

Një ditë pas mbytjes së turistes angleze në Sarandë, policia ka arrestuar përgjegjësin e ekspeditës së zhytjes. Në pranga ka rënë 45-vjeçari Saimir Kushova. Policia thotë se Kushova kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren të zhytjes në grupin e tij të punës. Ndërkohë, Kushova nuk i kishte siguruar 29-vjeçares mjetet e nevojshme për zhytje.

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se dënon vendimin që për të dhënat zyrtare sekrete të shtetit, sipas tij prokuroria e partisë me urdhër policesk, urdhëroi mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën. “Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës”. Postimi i plotë Stop censurës së shtetit monist! Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe…

Read More