Author: tirana

Kush e porositi vrasjen, dhe pse u vra 19-vjeçari Erjon Xhenja, teksa ishte duke pirë kafe, ende Policia nuk ka përgjigje. I riu u ekzekutua me armë zjarri në një lokal pasditen e së dielës, 18 shtator. Të martën drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjitha provave që disponon policia, ku sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje që ka tronditur Shkodrën. Viktima edhe pse i vogël ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminale, ndërsa mendohet se 19-vjeçari mund…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Rama ftoi dje pensionistët Gjermanë, të jetojnë në Shqipëri.– të shkojnë në spitalet tona gjallë dhe të dalin vdekur,– të blejnë vilë dhe t’u ndërtohet një gradaçelë në oborr– të nisen me i hyp trenit të mallrave në Kashar,– të hypin në makinë dhe të përplasen me të çmendurit– të dalin në ballkon dhe digjen plehrat e lagjes,– të hyjnë në dush dhe ngelin me shkumë se s’ka ujë,– të ngelin brenda në ashensor se s’paguajnë komshinjtë– të shkojnë të pinë kafe dhe të hanë plumba rikoshet,– të shkojnë me ble speca dhe t’ua rrisin çmimin 10…

Read More

Disa minuta pasi Presidenti rus Vladimir Putin, shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak të Rusisë, ministrja e Jashtme britanike, Gillian Keegan tha se kërcënimet duhet të merren seriozisht. Ajo tha se deklarata e tij se do të ketë një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë ruse është një “përshkallëzim shqetësues”, teksa shton se komentet e Putinit duhet të merren “seriozisht” dhe gjithashtu të kërkohet për qetësi përballë kërcënimit të tij në fjalimin e tij për të përdorur armë bërthamore. “Disa nga gjuhët atje ishin mjaft shqetësuese në fund dhe padyshim që ne do të bënim thirrje për qetësi. Është diçka që…

Read More

Të martën kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore, dhe supriza në fushë është Armando Broja. Teksa nën urdhrat e trajnerit Edy Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike. Në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka vijuar me një nga trajnerët e përgatitjes atletike një seancë veçmas duke vijuar rekuperimin nga dëmtimi. Pjesë e grupit ka qenë sërish sulmuesi i ri Eljon Toçi. Kuqezinjtë do të vazhdojnë…

Read More

“Ka shkuar në polici të denoncojë përdhunimin, e kanë përdhunuar policët”,-shprehet aktivistja Ina Kollçaku. Eksperienca e saj vullnetare prej 7 vitesh me viktimat e përdhunimeve dhe prej 3 vitesh me rastet e përdhunimeve, i ka treguar Kollçakut se abuzimi seksual mund të ndodhë në shtëpi, në shkollë, madje dhe në polici kur denoncojnë rastin. “Të bërit publike këto gjëra është një hap drejt ndërgjegjësimit”. Ajo u shpreh se nëse personat që i kërkonin asaj të reagonte për çështje të caktuara do e kishin denoncuar vetë në polici rastin, çështja do ishte zgjidhur. Dëshmitari nuk denoncon, tha Kollçaku duke bërë me…

Read More

Pas 210 ditëve luftë në Ukrainë, Presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit rus, shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, duke e vendosur popullin dhe ekonominë e vendit në një bazë lufte, ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Moska vazhdon. Kreu i Kremlinit tha se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat. Po ashtu Putin shtoi se dekreti tashmë është firmosur dhe mobilizimi i pjesshëm nis prej ditës së sotme. Presidenti premton se qytetarët që do të mobilizohen do të kenë…

Read More

Pas 210 ditëve luftë në Ukrainë, Presidenti rus, Vladimir Putin, do i drejtohet popullit të tij për herë të parë me një fjalim. Ai do të komentojë referendumet që do të mbahen në rajonet e Donetsk, Lugansk dhe Kherson dhe në një pjesë të Oblastit Zaporizhzhia. “Putini do të heqë dorë nga agresioni i tij imperialist vetëm nëse e kupton se nuk mund të fitojë”. Kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. ‘Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndihmojmë Ukrainën për të mbrojtur veten. Veprimi i Putinit është i pajustifikueshëm,…

Read More

Bota ka një monarke të re më jetëgjatë që jeton. Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II e cila qëndroi në fron për 70 vite, monarkja më jetëgjatë në jetë tani është kushërira e saj e tretë. 82-vjeçare, mbretëresha Margrethe II e Danimarkës. Ajo është në fron prej 50 vitesh. Margrethe II është shprehur se Elizabeta ishte një burim frymëzimi për të që e admironte shumë. “Ajo ishte 26 vjeç kur u bë mbretëreshë dhe vazhdova të mendoja se do të doja të mos isha aq e re kur babai im vdiq”, tha ajo në një intervistë. Jubileu platini…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga shkolla e re “Bashkim Fino” në Tiranë. Teksa iu ka uruar ndjekësve në facebook një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thotë se kjo shkollë ka hapur dyert për 1100 nxënës. “MIRËMËNGJES dhe nga shkolla e re “Bashkim Fino” në Tiranë, që ka hapur dyert për të pritur 1100 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Asnjë lloj referendumi që do të mbahet në Ukrainë nga prorusët, nuk do të njihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Uashingtoni bën të ditur qëndrimin se “çdo referendum fars në Ukrainë do të jetë i paligjshëm dhe shkel sovranitetin e këtij vendi”. Po ashtu Blinken shton se nëse Rusia do të vijojë me planet për referendumet farsë SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të njohin kurrë pretekstin e Moskës në asnjë aneksimet e mundshme të pjesëve të territorit ukrainas.

Read More

Dashi Hëna më në fund është në anën tuaj, ndaj dashuria po shkon mirë. Në punë dëshironi të ndryshoni diçka, por fillimisht duhet të kuptoni si të veproni. Dhe çfarë të bëni! Demi Në dashuri jeni pak të lodhur, përpiquni të shmangni situatat e sikletshme. Në punë, duhet të frenohen dhe të ngadalësoni pak ritmin! Binjakët Ditë e mirë për ndjenjat kjo e mërkurë lajme të mira do të vijnë së shpejti edhe sepse Venusi nuk do të jetë më në dizavantazh me shenjën tuaj. Në punë, përpiquni t’i mbani situatat nën kontroll. Gaforrja Në dashuri lëreni veten të ecni…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta në zonat verilindore. Temperaturat minimale do të luhaten 6-14 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rënie 19-21°C në veri deri në 23-26°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.

Read More