Prej disa muajsh, Cllevio është kthyer në qendër të mediave rozë, për shkak të sherrit që pati me Noizyn. Mirëpo, duket se mes tyre është vendosur paqja dhe jo pa shkak. Këtë e zbuloi vetë Cllevio në një intervistë dhënë së fundmi. Ai tregoi se ka vendosur t’i japë fund armiqësisë me Noizyn dhe arsyeja ka qenë Dritan Dajti. Reperi u shpreh se Noizy ka shkuar të takonte në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, dhe pas këtij takimi ka vendosur të mos e shajë më. “Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun…
Author: tirana
Një ekip mjekësh në Bengaluru përdori një teknikë të re, të quajtur “Ftohja totale e trupit” për të shpëtuar jetën e një foshnje 2-ditore, e cila u diagnostikua me takikardi supraventrikulare neonatale ose SVT neonatale. Kjo është një gjendje mjekësore që bën që zemra të rrahë më shpejt se normalja (120-160 në minutë). Në këtë rast, rrahjet e zemrës së të porsalindurit kishin arritur në 250-280 në minutë (pothuajse dyfishi i ritmit normal). Mjekët e ngrinë foshnjën për të qetësuar zemrën e saj të nxituar. Procedura u krye nga një ekip i specializuar neonatologësh të udhëhequr nga Dr. Prathap Chandra,…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin rrugor Belsh-Cërrik. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa për pasojë të lënduar kanë mbetur tre persona. Të lënduarit janë nisur në spitalin e Elbasanit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave e automjeteve.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilëson si dhunim flagrant të Parlamentit vendimin e qeverisë “Rama 3” për të sekuestruar ndërtimet dhe katet pa leje. Berisha theksoi se bazuar në këto dispozita, për një kotec, për një gjysmë çatie, për një avlli, apo një shtesë dhome, janë dënuar me burg 3 mijë e 400 qytetarë shqiptarë. “Ligjet e vendit, kanë parashikuar se çdo ndërtim pa leje konfiskohet, dhe se autori i këtij ndërtimi, dënohet sipas llojit të ndërtimit, pesë deri në 8 vjet burg. Këto janë dispozitat e përcaktuara në kodin penal dhe të votuara nga kjo pseudo-mazhorancë. Bazuar në…
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha ndër të tjera foli edhe për Ervis Martinajn. “Nuk ka sektor që ky nuk ka shtri tentakulat e veta, ia morën lojërat e fatit Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është. Po e di vetë ai ku është, ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është njeriu i përfolur për lojërat e fatit. Shko pyet Batonin, a nuk shkruajti ai që është me 6 copa. Shikoni tani, një njeri i zhdukur që thotë është në 6 copa në prokurori, do thoni nuk e tha Fuga po e thanë Fugat…
Kryetari i PD-së, Sali Berishës ka mbledhur grupin parlamentar. Ai tha se sot në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë dhe dali të kërkuar e të pakërkuar pasi sistemet nuk funksionojnë. “Në zhvillimet e fundit në vend, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për banda dhe kriminelë sot është në treg. Ky është një zhvillim tronditës, por kur mendohesh dhe konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit janë në parlament në qeveri, atëherë është e kohë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është dramatike. Sot…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh në studion e Euronews Albania se Partia Socialiste është e hapur për ndryshime ligjore sa i përket dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Ministrja nënvizoi se ka dyshime serioze që Ilir Meta mund të ketë qenë spiun në kohën e komunizimit. “Ka dyshime serioze se mund të jetë një ish-president, ish-kryetar parlamenti, ish-kryeministër i këtij vendi, ka lindur nevojën për të parë ligjin për dosjet, i cili në një nen të tij pengon shqyrtimin e dosjeve që janë verifikuar nga komisionet e famshme Mezini-Bezhani. Ai nen ndoshta është vendosur në…
Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Rusia ka humbur 5397 ushtarë në luftë, që Moska e quan zyrtarisht një “operacion special ushtarak”. Pasi Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të vendit, çka paralajmëron vijimin dhe përshkallëzimin e konfliktit, Shoigu shtoi se Rusia do të thërrasë 300 mijë rezervistë. Pentagoni deklaroi në gusht se 70-80 mijë ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur në luftë, ndërsa në korrik tha se 15 mijë ushtarë kishin ndërruar jetë. Por Shoigu i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se 90% e…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë nga selia blu ka dënuar urdhrin e prokurorisë për të ndaluar publikimin në media të të dhënave të botuara nga hakerat iranianë. Garo u shpreh se PD-ja e dënon këtë akt anti-kushtetues të Edi Ramës, dhe e quan si përpjekje për të rikthyer censurën në Shqipëri. “U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë. Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare. Kjo nuk është një përpjekje për…
Kaby Lame e fitoi falë rekordeve të tij në tik tok, por marrja e nënshtetësisë italiane, mbetet ende një problem në shtetin fqinj për të gjithë ata të huaj që janë integruar atje. Ka të paktën një milion njerëz që janë në pritje të marrjes së nënshtetësisë italiane. “Në Itali për të qenë në gjendje të meritosh gjëra si shtetësia për shembull , duhet të shkëlqesh me çdo kusht. Shtetësia është një e drejtë kështu që është absurde që ligji aktual për shtetësinë jus sanguines të bazohet në pastërtinë e gjakut. Me këtë ligj pothuajse një milion të rinj janë…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nga New York-u paralajmëroi se do të marrë vendime të vështira në shtatë ose dhjetë ditët e ardhshme që do kenë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë. Deklarata bombë, por e pasqaruar në detaje, erdhi gjatë një interviste për televizionin publik serb në Shtetet e Bashkuara ku është pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta për një ose…
Festa mes shqiptarëve, disa gota alkool më shumë, dhe ndoshta një ngacmim në drejtim të një vajze, dyshohet se u bënë shkak për një ngjarje tragjike në Turbigo të Italisë. Si pasojë i këtij sherri, 23-vjeçari Emanuel Rrokun u vra. Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë tronditëse të një italiani, Luca di Cuggiono. “Ai që qëlloi, përpara u zu me partneren. Njëri ndërhyri dhe ai iu përgjigj menjëherë me armë, duke e plagosur në këmbë. Ishte dukshëm në gjendje të dehur. Pastaj shpërtheu gjithçka. Dolën të gjithë jashtë nga lokali dhe i hipën sipër për ta çarmatosur. Kishte një pistoletë të…