Pak ditë më parë u bë publik lajmi që ndaj Lulzim Bashës ka qenë planifikuar një atentat. Azgan Haklaj, ish-deputeti i PD-së, thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë PD me dhunë. “Çfarë ndodhi në 8 janar, ishte një tentativë tjetër për të vrarë Bashën. Berisha tha se po shkojmë të shpëtojmë selinë nga vëllazëria myslimane e Tetovës, ndërkohë që aty nuk kishe asnjë tetovar apo asnjë nga Mali i Zi. Ishin të gjithë demokratë të PD. Berisha hodhi akuza për t’i dhënë karaktere fetar brenda PD. Më 8…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se vendi i tij mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës, ndërsa kritikoi vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke e shkelur siç tha, tërësinë tokësore të Serbisë. Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy, presidenti serb tha se konflikti në Ukrainë nuk është i pari pas Luftës së Dytë Botërore në truallin e Evropës. “Ne kërkojmë një përgjigje të qartë në pyetjen që unë ua bëj prej vitesh bashkëbiseduesve të mi, udhëheqësve të shumë vendeve, cili…
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 gra. Paketa e qeverisë parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike edhe për të moshuarit mbi 65-vjeç që nuk përfitojnë pension pleqërie. “Nga data 1 tetor dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. 5700 gra kryefamiljare që do të përfitojnë dyfishimin e pagesës ekonomike. Për familjet me më shumë tre fëmijë rritja do të fillojë nga 1 janari.…
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar takime me drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Korçë, Kukës dhe Dibër, si dhe me drejtuesit e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës dhe Korçë. Në urdhërin e parë, kryepolici ka kërkuar ngritjen dhe funksionimin e këshillave të vlerësimit të propozimeve për emërim në nivel qendror, vendor, struktura autonome dhe reparte policore. Ky urdhër ndryshon në thelb procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit. Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e…
Ekipi i Kombëtares së Futbollit, zhvilloi seancën e radhës stërvitore në Durrës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria do të sfidojë Izraelin, në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45, teksa ekipi i Edi Rejës do të mbyllë sot përgatitjet, për t’u nisur nesër në mëngjes drejt Tel Avivit. Me kthimin e Uzunit, trajneri Edi Reja ka dërguar sërish te skuadra U-21 sulmuesin Eljon Toçi, i cili shihej si zëvendësues i Uzunit nëse beratasi nuk do t’ia dilte. Seanca ka vijuar normalisht, ku italiani është qartësuar më shumë në kokën e tij se me cilët…
Fundi i krizës ekonomike nuk dihet, ndaj dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria “Rama 3”, që të rrisë mbështetjen ndaj shtresave në nevojë. Në përfundim të vizitës disa ditore në vendin tonë, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i FMN-së, Bo Li, vë theksin në sfidat me të cilat përballet vendi si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve për produktet ushqimore dhe energjisë. Mbështetja për familjet në nevojë sipas duhet të bëhet përmes politikave fiskale të mirorientuara dhe të përkohshme. “Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë si rezultat i rritjes së çmimeve të…
Viktor Medvedchuk, politikani ukrainas i opozitës pro-Kremlinit, i cili u kap në prill, po shkëmbehet me Rusinë si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Po ashtu Zelensky tha se 200 të burgosur ukrainas ishin kthyer në shtëpi në këmbim të Medvedchuk. “Fillimisht, na u ofrua të kthenim 50 nga njerëzit tanë në këmbim të njërit prej atyre që ishin në qendrën e paraburgimit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës. Ne folëm. Ne këmbëngulëm. Numri prej 50 u rrit në 200″.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë shtypi se njoftimi i Putinit për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë “përvojat përkatëse” si kërcënimi për të aneksuar pjesë të territorit ukrainas dhe për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, tregon panik dhe dëshpërim. Mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën Nga ana tjetër Borrell tha për gazetarët se ministrat e Jashtëm të BE-së, që janë duke ndjekur në Nju-Jork Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të diskutojnë për këtë kërcënim dhe do të përsërisin mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.…
Mëngjesin e kësaj të enjte, një aksident i paprecedent është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, fatmirësisht pa viktima. Shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me mbikalimin e këmbësorëve, duke e shkatërruar atë totalisht. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H.D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.
Për sulmet e shumta kibernetike që ka shënuar Irani në Shqipëri, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje. Qeveria iraniane e identifikuar me “Homeland Justice”, nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online. Sipas deklaratës, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik. Hakerët iranianë kanë mbajtur akses të vazhdueshëm në faqet shqiptare përafërsisht një vit, akses i cili përfshinte një kodues skedarësh të stilit…
Mbreti i ri i Anglisë, Charles III do të nis së shpejti turin e tij të parë, pas marrjes së fronit të cilin e mbajti nëna e tij për 70 vite. Mbreti ka zgjedhur Francën si destinacionin e parë, pas takimit me Emmanuel Macron në Londër. Mbreti pritet të udhëtojë në Paris muajin e ardhshëm në një tur që mund të përfshijë edhe Gjermaninë. Paçka se ende nuk janë bërë plane për më shumë udhëtime jashtë shtetit, Mbreti pritet të shkojë në Australi dhe Zelandën e Re në fillim të vitit të ardhshëm, duke nisur kështu vizitat e Komonuelthit. Monarku…
Një tjetër projekt i qeverisë është promovuar këtë mëngjes nga kryeministri Edi Rama. Teksa iu ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama ka postuar në facebook foto të projekt të rilindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës. Kreu i qeverisë thekson edhe se me këtë projekt rikthehet lundrimi turistik në liqen përmes natyrës së bekuar të Shkodrës-Shirokës-Zogaj dhe Vir Pazarit. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rilindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës-Shirokës-Zogaj dhe Vir…