Author: tirana

Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi, akuzon kryeministrin Edi Rama për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit “Zybejde Hanem”, duke thënë se i shërben presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan me shembje. Vokshi tha se 16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama për këtë kolegj, është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit. “PD e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit. Ajo që…

Read More

Në takimin e zhvilluar këtë të premte me përfaqësues të Bashkimit Europian në kuadër të projektit të BE-së, EU4LEA për zbatimin e ligjit, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja tha se SPAK-u do vijojë të jetë bashkëpunues në arritjen e objektivave. Po ashtu Kraja thotë se institucioni që ai drejton është duke hetuar raste të rëndësishme të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Më tej ai u angazhua se institucioni që ai drejton do të hetojë në mënyrë objektive të gjitha rastet që dhe do të japë rezultate. “SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë…

Read More

Nga Aida Topalli Që prej më shumë se një muaji, të gjitha faqet e para të gazetave, edicionet informative, emisionet dhe panelet televizive, gëluan me lajmin e zhdukjes së të ashtuquajturit, “mbret i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj. Disa thanë se u zhduk me të vërtetë, të tjerë se gjithçka është një inskenim, të tjerë flasin për ekzistencën e një videoje teksa digjet në vaskë acidi, disa të tjerë për prezencën e tij në Meksikë.Që nga data 10 gusht e deri më tani, kam dëgjuar shumë. Por nuk dhashë në asnjë moment opinione. Sot vendosa të shkruaj për disa fakte…

Read More

Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur kolegjin turk “Mehmet Akif”, nxënëset janë ngritur në protestë. Me pankarta në duar me parulla kundër qeverisë, nxënësit pohuan se në 3 minuta që është marrë vendimi nga Ministria e Arsimit, janë shkatërruar 3 vite sukses. “Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër…

Read More

Pas mbylljes fillimisht të kolegjit të vajzave “Mehmet Akif” gjatë ditës së djeshme, sëfundmi është mbyllur dhe kopshti në varësi të kolegjeve “Turgut Ozal”. Përfaqësuesit ligjore të kolegjeve “Turgut Ozal” reaguan sot për mediat, ndërsa më herët kanë informuar edhe familjarët për situatën e krijuar, të cilën ata e konsiderojnë tërësisht të paprecedentë dhe një goditje e rëndë për arsimin cilësor në Shqipëri. Në reagim, ata hedhin dyshime të forta mbi qëllimet e vërteta të mbylljes së shkollave. Përfaqësuesit e shkollës theksojnë se ndryshimi i vendit të ushtrimit të aktivitetit ka ndodhur disa vite para se të hyjë në fuqi…

Read More

I pranishëm gjatë prezantimit të projektit të ri të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së, EU4LEA, kryeprokurori Olsian Çela renditi disa nevoja kryesore në sistemin e drejtësisë. Ai kërkoi më shumë burime njerëzore, të specializuara kryesisht në fushën e krimit financiar dhe pastrimit e produkteve penale. Fjala e plotë Nisja e punës së projektit vjen në një moment të rëndësishëm të implementimit të reformës në drejtësi, atij të konsolidimit të institucioneve të reja apo të atyre të rikonceptuara prej saj. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në përmbushje të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore, janë ndjekur hap pas hapi çështjet…

Read More

Një lloj i ri i terapisë së kancerit që përdor një virus të zakonshëm për të infektuar dhe shkatërruar qelizat e dëmshme është duke dhënë shumë pritshmëri, thonë shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC. Kanceri i një pacienti u zhduk, ndërsa të tjerëve panë që tumoret e tyre të zvogëloheshin. Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes, i njohur si herpes simplex, që është modifikuar për të vrarë tumoret. Do të nevojiten studime më të mëdha dhe më të gjata, por ekspertët thonë se injeksioni në fund mund të ofrojë një shpëtim për shumë njerëz me…

Read More

Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin, efektivin e policisë të akuzuar për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, brenda Komisariatit nr.3 në kryeqytet, në maj të këtij viti. Zaimi do të përballet me akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. Pas përfundimit të hetimit, avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake. Efektivi 25-vjeçari i Patrullës së Përgjithshme, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij. Ai ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë. Plumbat e armës së tij…

Read More

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, në takimin e përbashkët të kësaj të premteje me pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreut të SPAK Arben Kraja, po prezanton programin “EU4LEA”; “Bashkimi Europian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri” të financuar nga BE për sigurinë. Në fjalën e saj, diplomatja e BE-së renditi pesë çështje kritike, sa i përket institucioneve të BE-së, që sipas saj do të kërkojnë vëmendje të veçantë nga ana e institucioneve të BE në procesin e integrimit. Sipas Hohman, ecuria në fushën e sundimit të ligjit do përcaktoje…

Read More

Drejtuesit e “Turgut Ozal”, në një prononcim për mediat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”, pjesë e këtij kolegji. Ata kanë pohuar se do ta ndjekin çëshjen në rrugë ligjore, duke shtuar se inspektimet nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë rutinë. Drejtoresha didaktike, Gentjana Burimi pohoi se që nga 2004 është kryer mësimi në kushte moderne, në të gjitha ciklet. Nga ana tjetër, avokati i “Turgut Ozal”, sqaroi se kolegji nuk ka lidhje me fondacionin “Gulistan”. “Ndodhemi këtu që nga 2004, kemi pasur korrespondencë të vazhdueshme me MASH. MASH s’ka respektuar ligjet, kjo…

Read More

Nga Genc Pollo Urdhri i befasishëm i qeverisë (Ministrisë së Arsimit) për të mbyllur kopshtin e fëmijëve të institucionit arsimor Turgut Ozal është i paarsyetuar dhe dukshëm arbitrar. Po kështu edhe mbyllja e Fondacionit Gjylistan. Vetëm kaq nuk është lajm në vendin tonë. Fatkeqsisht! Vendime arbitrare dhe antiligjore kemi parë vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Por si regull ato kanë qenë të lexueshme si akte në shërbim të grand-korrupsionit dhe të akaparimit të pushtetit. Në pak raste ato shpjegohen me inkompetencën e paaftësinë. Urdhëri kundër kopshtit duket sikur nuk është si një nga këto raste. Por gjasat janë që ky episod…

Read More

Edhe këtë të premte, seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në ngarkim të Arbër Paplekajt, dy ish-zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi, si dhe për gjashtë efektivët e forcave Shqiponja, është shtyrë sërish. Gjyqi u shty për shkak se jo të gjithë avokatët janë njohur me provat. Senaca e radhës do të mbahet më 28 shtator. Kjo ishte seanca e tretë që mbahej për dërgimin për gjykim të dosjes “Xhuvani”.

Read More