Një tjetër makinë e Deizi Arapit digjet. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Bilisht rreth orës 02:20 pas mesnatës. Arapi është e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe më pas u shoqëruar në komisariat. Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të saj. “Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i…
Author: tirana
Dashi Tensionet e vogla në dashuri kthehen mes të dieles dhe të hënës. Në punë është mirë që të mendoheni mirë se çfarë duhet të bëni përpara se të veproni. Demi Kjo ditë e fundit e javës fillon mirë në dashuri, Venusi dhe Hëna janë të favorshme. Në punë jo gjithmonë duhet të thoni jo, ndonjëherë duhet të përfshiheni. Binjakët Disa tensione po zbuten, por tetor nuk është muaji ideal për ndjenjat. Nëse shihni se jo gjithçka po funksionon mirë në punë, mos u grindni, shtyjeni ndonjë diskutim për në nëntor. Gaforrja Një person pranë jush nuk po ju kupton,…
Në Ditën Botërore të Lumenjeve, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës. Teksa iu ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama rithekson edhe se lumi Vjosa, është i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë. “MIRËMËNGJES dhe në Ditën Botërore të Lumenjve me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë, ju uroj të dielë të paqtë”,-shkruan Rama në facebook.
Italia zgjedh këtë të dielë qeverinë e re, ndërsa votimet kanë nisur prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas sondazheve, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi. Ku është fokusi? Synimi kryesor i koalicionit të djathtë do të jetë fitimi i shumicës në të dy dhomat e Parlamentit. Kjo dukej se ishte pothuajse e sigurt kur u publikuan sondazhet e fundit, por një rritje e mbështetjes…
Kjo e dielë do të jetë me mot të dominuar nga kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të jenë me rritje nga 6-16 gradë në veri në mëngjes, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale parashikohen 21-23°C në veri deri në 24-27°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti. Një automjet tip Benz me drejtues shtetasin Gentian Dedej, oficer policie është përplasur me një automjet tip Volkswagen që drejtohej nga një 20-vjeçar. Për pasojë janë plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Hetuesit po analizojnë shkaqet e ngjarjes.
Janë mbyllur 2 ndeshjet e Grupit A të Ligës së Kombeve. Portugalia ka shkatërruar 0-4 Cekinë me golat e 33′ 52′ Fernandes 45′ Diego Jota 82′. Pas 5 ndeshjes, Portugalia mban vendin e parë me 10 pikë. Ndërkohë, Spanja është befasuar nga Zvicra teksa është mposhtur 1-2. Miqtë realizuan me Akanji 21′, Embolo 58′ ndërsa Jordi Alba kishte barazuar përkohësisht për spanjollët 55′.
Shqipëria nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga “Tel Aviv” ndaj Izraelit. Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin e izraelit. Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme. Pjesa e dytë ka nisur menjëherë në favorin e Izraelit, kun ë minutën e 46-të, Hysaj ka gabuar…
Elton John u emocionua pasi iu dhurua Medalja Kombëtare e Shkencave Humane nga presidenti i SHBA-së Joe Biden, pas një koncerti në Shtëpinë e Bardhë. “Jam i befasuar dhe i përulur dhe i nderuar nga ky çmim i jashtëzakonshëm nga SHBA-ja. Unë do ta vlerësoj kaq shumë këtë dhe do të më bëj të dyfishoj përpjekjet për të bërë sigurisht që kjo sëmundje të largohet. Dashamirësia e SHBA-së ndaj meje si muzikant është e pakrahasueshme, por në luftën kundër AIDS-it dhe HIV-it është edhe më e madhe, tha Elton John. Elton performoi një përzgjedhje të hiteve të tij duke përfshirë…
Përdorni shpëlarës goje pas larjes së dhëmbëve Përdorni shpëlarës dhe bëni gargarë vetëm pasi të keni ngrënë ose para se të lani dhëmbët. Kur lani dhëmbët me të, ju shpëlani fluorin me përqendrim të lartë në fluor me përqendrim të ulët, i cili tërheq mikrobet. Përfundimisht, ky zakon do të çojë në prishjen e dhëmbëve. Vishni xhinse të ngushta Xhinset e ngushta reduktojnë rrjedhjen e gjakut dhe në thelb i lënë muskujt tuaj të kenë nevojë për më shumë oksigjen. Xhinset e ngushta gjithashtu çojnë në infeksione mykotike. Përveç kësaj, ato shkaktojnë urinim më të shpeshtë dhe madje edhe dobësim të fshikëzës.…
Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë, që kanë të ardhura të ulëta. Inflacioni ka arritur 8%, niveli më i lartë që prej më shumë se 20 vitesh. Për të minimizuar efektet e krizës qeveria ka ndërhyrë së fundmi me një plan masash të shtrira në kohë, që u vijnë në ndihmë kategorive në nevojë. Ekspertët mendojnë se ato janë të pamjaftueshme, ndërsa autoritetet thonë se ndërhyrjet janë bërë të kujdesshme, me qëllim ruajten e stabilitetit makroekonomik të vendit. Shqipëria vijon të…
Policia ka ushtruar kontrolle mbrëmjen e kësaj të shtune në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës. Në fokus janë makinat me xhamat e zinj, me qëllim shënjestrimin e personave të shpallur në kërkim apo atyre që lëvizin me armë zjarri. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të ndaluar.