Mbi 1000 banorë të njësisë administrative Polis në qytetin e Librazhdit kanë tashmë një qendër të re shëndetësore. Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektoi përfundimin e punimeve që u kryen për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore. “Shërbimi shëndetësor, arsimi për fëmijët, janë elementët më socialë për të cilat ka nevojë shoqëria. Është një punë e mirë që u shërben banorëve”, theksoi Gjiknuri. Rikonstruksioni i Qëndrës Shëndetësore u bë i mundur falë mbështetjes së Fondacionit “Mirësia”. Kryebashkiaku Kastriot Gurra nënvizoi se kjo është…
Author: tirana
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë ku tha se kjo gjë falimenton biznesin dhe largon shqiptarët duke përmbushur planin që të fitojë qeveria dhe oligarkët. Vasili po ashtu tha se “çmimi i energjisë, i cili është më i larti në Ballkan është një fakt flagrant që i nxjerr plotësisht bojën qeverisë së Edi Ramës, i cili kërkon të mbushë vendin me bangladeshas pa votë e pa gojë” Postimi i plotë: Rritja e Çmimit te energjise falimenton bisnesin dhe largon shqiptaret, plan qe…
Ministri i Jashtëm i Vladimir Putinit, Sergei Lavrov është shprehur se katër rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, ku referendumet janë duke u zhvilluar, do të jenë nën “mbrojtjen e plotë” të Moskës nëse aneksohen nga Rusia. Votimi do të zhvillohet deri të martën në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetsk dhe Kherson dhe Zaporizhzhia në jug nëse duhet t’i bashkohen Rusisë. Lavrov po fliste në një konferencë shtypi pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I pyetur nëse Rusia do të kishte arsye për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara të…
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është shumë e përfolur në mediat rozë. Çdo postim i saj bëhet menjëherë në lajm. E njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi, ajo ka dhënë një mesazh përmes një postimi në Instastory, në të cilin ka shkruar: “Kur u uroni të mirën të tjerëve, e mira u kthehet mbrapa juve, ky është ligji i natyrës”. Kujtojmë që prej disa javësh në rrjet po qarkullonte lajmi se Trixa do të bëhet pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance ëith me”, por që ajo vetë e mohoi duke hedhur poshtë zërat.
Mjekët në Irlandë gjetën dhe hoqën 46 bateri nga stomaku dhe zorrët e një gruaje 66-vjeçare, e cila kishte gëlltitur gjithsej 55 të tilla. Një raport i incidentit, i botuar të enjten në Gazetën Mjekësore të Irlandës, detajoi mbërritjen e pacientes në Spitalin Universitar St. Vincent, ku gjatë kryerjes së rrezeve X u zbuluan objektet e huaja në trupin e saj. Për mrekulli, asnjë nuk po pengonte traktin e saj gastrointestinal, sipas Live Science. Mjekët fillimisht vendosën të prisnin me shpresën se ajo do të largonte bateritë nga trupi i saj në mënyrë natyrale. Edhe pse ajo nxori pesë bateri AA në javën…
Për dy ditë me radhë, “Peza Adventure Festival” mblodhi këtë fundjavë admiruesit e hipizimit, por edhe sportistë profesionistë në aventurat sportive me kuaj, pak të praktikuar në vendin tonë, por me një histori të veçantë ndër vite. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në hapjen e festivalit, u shpreh se kryeqyteti gjithnjë e më shumë po kthehet në një pol shumëdimensional sa i përket sporteve, duke përmendur edhe triumfatorët, të cilët vetëm vitin e fundit i kanë dhënë Shqipërisë tre medalje ari. “Kemi bërë progres në shumë disiplina sportive: Jemi kampionë europe në atletikë, jemi kampionë bote…
E ardhmja politike e Italisë do të shkojë djathtas sipas të gjitha sondazheve dhe analistëve që njohin mirë politikën atje. 45-vjeçarja Georgia Meloni një yll në ngritje, pas kësaj të diele mund të bëjë histori, jo vetëm për shkak të gjinisë së saj, por sepse ajo drejton një parti që është më në të djathtë se çdo lëvizje politike kryesore që Italia ka parë që nga ditët e ish-udhëheqësit të saj fashist, Benito Musolini. “Për ne politika do të thotë dashuri dhe jo urrejtje. Është një mision për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo një kryqëzatë kundër armiqve tanë. Ky është…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkon që shteti shqiptar të rishohë mundësinë e rigjenerimit të të dhënave personale të shtetasve shqiptarë në kushtet kur të gjithë këto të dhëna janë tashmë të ekspozuara. Për deputetin demokrat të dhënat mund të sjellin konflikte mes grupeve kriminale. Opozita është ofruar të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë në vend, duke sjellë në vëmendje faktin se ngjarja ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare.
Nga një aksion i Policisë së Shtetit, në Vlorë janë sekuestruar 21 mijë euro të padeklaruara. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje”. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Excise”. Sekuestrohen 218 885 euro të padeklaruara në kufi dhe një sasi vere, e dyshuar e kontrabanduar. Vihet në pranga 50-vjeçari që nuk deklaroi shumën e parave në kufi dhe tentoi të fuste kontrabandë sasinë e verës, në vendin tonë. Shërbimet e…
Çdo ditë nga ora 17:00 deri në 21:00, fëmijët deri në 10 vjeç mblidhen në fushën e betonizuar të futbollit në lagjen veriore Pascuales të Guayaqui për të mësuar se si të vrasin. Për katër orë, derisa dielli të perëndojë, mbi qytetin port në Ekuador, ‘shkolla për sicarios’ i mëson nxënësit e saj të mbushin armët, të gjurmojnë objektivat e tyre dhe të vrasin. Shkollat, janë hapi i parë për vrasësit e rinj aspirantë (sicarios) për t’u bashkuar me bandat rivale që konkurrojnë për një pjesë të tregut në rritje të eksportit të kokainës në Evropë. Por diplomimi nuk është…
Paditë janë një problem më vete, por Johnny Depp doli fitimtar nga gjyqi për shpifje me një vendim të suksesshëm në anën e tij dhe sigurisht edhe me një partnere të re. Joelle Rich përfaqësoi Depp në çështjen e tij si një nga avokatët kryesor dhe tani dyshja thuhet se janë të fejuar, megjithëse Depp nuk paska qenë klienti i parë i profilit të lartë që përfaqësonte Rich. Në të kaluarën e Rich është zbuluar se ajo përfaqësoi Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetat Associated në tetor të 2019-ës. Një letër private që ajo i kishte shkruar…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e ndërlidhur mes Serbisë dhe Rusisë. Për të kjo thekson se kjo lidhje mes Moskës dhe Beogradit, fakton se kryeministri Edi Rama është një vasal i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe se dënon këtë akt i cili sipas tij është kundër interesave të shqiptarëve. “Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton sesa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë”,-shkruan Berisha. Postimi i plotë Marrëveshja…