Pak ditë më parë, përkatësisht më 23 shtator, Lule Dedaj humbi jetën si pasojë e një aksidenti fatal në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”. Ngjarja vijon të mbetet pa autor. Mes dhimbjes së madhe që kjo ngjarje ka shkaktuar, familjarët e 54-vjeçares apelojnë policinë që të identifikojë shkaktarin e aksidentit. Motra e 54-vjeçares, Leonora Dedaj, e cila i bën thirrje autorit të aksidentit që të vetëdorëzohet, pasi ka marrë jetën e një njeriu dhe e ka lënë në rrugë. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në këtë rrugë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit. “I…
Author: tirana
Këngëtarja Shakira, pritet të dalë në gjykatë pasi akuzohet për mashtrim tatimor ndaj autoriteteve iberike. Në total organi i akuzës ka kërkuar një dënim 8 vjet e dy muaj për yllin e Pop-it, si dhe një gjobë me vlerë 23.8 milionë euro për evazion fiskal. Shakira akuzohet për shmangie të taksave mbi të ardhurat në shumën 14.5 milionë euro, në vitet 2012-2014. Fjala është për vitet kur Shakira jetonte në një residencë në Barcelonë bashkë me ish-partnerin e saj, futbollistin e Barcelonës Gerard Pique.
3 muaj pas vrasjes, Japonia nderoi ish-kryeministrin Shinzo Abe, në një funeral shtetëror me buqeta lulesh, lutje dhe një përshëndetje me 19 të shtëna me top. Nga ana tjetër, ceremonia e lamtumirës së fundit për 55-vjeçarin u shoqërua me polemika të shumta. Kontestimi kryesor ishte për shpenzimet e mëdha për këtë funeral, plot 11 milionë euro. Peshojnë gjithashtu edhe lidhjet e familjarëve të politikanit të vrarë në korrik, me kishën kontroverse të unifikimit. Kjo nxiti qindra japonezë që të protestonin në Tokio, me sondazhet që treguan se 60 për qind e popullatës ishin kundër këtij funerali.
Në muajin gusht të këtij viti, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-ministrja e brendshme britanike, Priti Patel nënshkruan një ujdi, sipas të cilës do të përshpejtoheshin procedurat e deportimit të shtetasve shqiptarë që kishin kaluar ilegalisht kanalin e La Manshit. Por, autoritetet britanike thonë se nuk mund ta zbatojnë këtë marrëveshje pasi bie në kundërshtim me legjislacionin vendas. Pohimi është bërë nga departamenti legjislativ i Ministrisë së Brendshme britanike, që u ka kthyer përgjigje organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 53 përqind e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe u jepet ky status. Shifrat konfirmojnë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e krahason Jozefina Topallin me kryeministren e ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni. Për të Topalli mund të ishte Meloni i Shqipërisë. “Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që Partia Demokratike kaloi një moment të vështirë, ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, por dështuam. Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër. Rëndësi ka në…
Ndër dhjetëra gjërat që i kaluan në kokë në një natë gëzimi të pamatë tjetër, ku në fjalimin e saj të vetëm pas zgjedhjeve përmendi fjalën “përgjegjësi”, më urgjentja për Giorgia Melonin ka të bëjë me përbërjen e mozaikut të qeverisë që do t’i duhet t’i sjellë frymëmarrje Italisë, së “mpirë” nga kriza ekonomike, emigracioni dhe sfidat që lidhen me luftën në Ukrainë. Dhe kështu, del në pah “çështja Salvini”, lidhur me dëshirën (asnjëherë të fshehur) të sekretarit të Lega Nord për t’u kthyer në krye të Ministrisë së Brendshme, e cila ka filluar të përhapet në rrethin e saj të ngushtë…
Gruaja e britanikut, i cili e la për refugjaten ukrainase që mirëpritën në shtëpinë e tyre, ka përjashtuar mundësinë që të ribashkohet me të. Tony Garnett, 30 vjeç, la partneren e tij të 10 viteve Lorna Garnett, 28 vjeç, për Sofiia Karkadym, 22 vjeç, vetëm 10 ditë pasi ajo mbërriti në shtëpinë e tyre në Bradford. Vetëm katër muaj më vonë, ai tani pretendon se ai ndarë me Sofian dhe e ka dëbuar nga shtëpia e tyre me qira, pasi e akuzoi atë se nuk mund të mbante alkoolin dhe se përdori një thikë për të dëmtuar një mur dhe…
Akademia Ruse e Filmit nuk do të prezantojë asnjë film artistik rus në Akademitë që do të mbahen më 12 mars 2023. Gjatë historisë, Rusia ka arritur të marrë Oscar-in për filmin më të mirë të huaj tre herë, dy herë gjatë Luftës së Ftohtë dhe një herë pas rënies së Murit. Në vitin 1968 Sergej Bondarchuk fitoi çmimin falë përshtatjes kolosale me katër pjesë të klasikut të Tolstoit “Lufta dhe Paqja”. Prodhimi i cili zgjati në 1961 dhe 1967, pati mbështetjen e autoriteteve sovjetike dhe Ushtrisë së Kuqe, e cila vuri në dispozicion të trupës qindra kuaj dhe ushtarë.…
Një pjesë e madhe e rinisë shqiptare, po “hedh” jetën në det, duke ikur me gomone për një jetë më të mirë në Angli. Nga aktiviteti në Durrës për bilancin e turizmit, kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje të rinjve që të mos paguajnë mijëra paundë për të shkuar me gomone në Angli, por të investojnë në vendlindje. “Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paundë për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke ia lënë të gjitha kursimet në dorë trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli,…
Teksa përmendi tragjedinë e Himarës, ku u vra 7-vjeçarja nga një skaf, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një plan të ri për rritjen e sigurisë në plazhet e vendit. “Tragjedia që ndodhi, ishte një këmbanë e fortë alarmi. Kam besim që edhe me planin e ri për të mos lejuar më përdorimin e jetskive kudo, por për t’i sistemuar ato në zona të caktuara. Do të kemi më shumë disiplinim, por ne vijmë nga një histori që deti është parë si armiku. Nuk ka rrugë tjetër veçse rrugës së zhvillimit. Është shumë e rëndësishme të zbatohen ato…
Kryeministri Edi Rama gjatë bilancit të sezonit turistik në një takim të mbajtur në Durrës, ka ironizuar Lulzim Bashën duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut. “Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë, që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nga sheshi Skënderbej” denoncoi ngritjen e kullave pa leje. Ai drejtoi gishtin në një prej godinave të larta, teksa tha se kullat po ngrihen pranë selisë së PS-së, paçka se nuk janë pajisur me lejen e posaçme. “Sa është numri i subjekteve të ndërtesave që kanë kryer shkelje të ndërtimit? I kemi kërkuar llogari. Sa është numri total i kallëzimeve që kanë referuar në prokurori për ndërtimet pa leje. A janë marrë masa për zyrtarët që kanë shkelur ligjin në lidhje me ndërtimet pa leje. Nëse po, atëherë kërkojmë të na vihen emrat. Kullat pa…