Martin Pergjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autori i vrasjes së ndodhur një natë më parë në fshatin Qafë-Qelë të Shkodrës. Pas një sherri ku 44-vjeçari Pjetër Kola mbeti i plagosur, por më pasi ai ndërroi jetë gjatë operacionit. I ndjeri kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte.
Author: tirana
Arrestimi në Kolumbi i Deniz Klironomit, i njohur me nofkën “Gucci”, shtron pyetjen se pse shqiptarët janë pjesë e karteleve në Amerikën Latine. “Shqiptarët janë fuqizuar shumë në trafikun e drogës dhe kanë avancuar në trafikun e drogës në Amerikën Latine. Shqiptarët mund të garantojnë transportin, burimin. Shqiptarët bashkëpunojnë, janë bërë të rëndësishëm, pasi veprojnë mbi baza gjinore, janë operativë për mënyrën se si hyjnë në treg. Dritan Rexhepi e drejtonte nga burgu kartelin e drogës, por qëndroi një kohë të gjatë atje. Është histori e ashpër atje, një histori se si funksionon është e thellë”,-thotë gazetarja Klodiana Lala.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga Vora, aty ku thotë se ka marrë jetë një tjetër bllok apartamentesh të reja për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, Rama përmes një postimi në facebook thekson edhe se Vora po rilind më e bukur e më fortë se përpara tërmetit. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër bllok apartamentesh të reja, gati për të pritur familje të cilat humbën strehën natën tragjike të 26 nëntorit në Vorën që po rilind më e bukur e më…
Dashi Tani që Hëna nuk e keni më përballë, mund të largoni kënaqësi të mëdha. Ndoshta mund të jetë një kohë e mirë për të gjetur një shpirt binjak. Periudha i kushtohet rikuperimit. Demi Hëna është në opozitë dhe kjo nuk është kurrë një shenjë e mirë. Në dashuri ka shumë konfuzion dhe shumë stres. Në punë duhet të jeni të qetë dhe të qetë të paktën deri në fund të muajit! Binjakët Në tetor do t’ju pushtojë pasioni. Partneri do të jetë i lumtur, nëse keni një të tillë, sepse do të keni netë intensive dhe të zjarrta. Nëse,…
Edhe këtë të mërkurë, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të shoqërohen me reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pas mesdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lëvizjet e drejtuesve politikë në qarqe të Partisë Socialiste, vendime të marra një ditë më parë ne mbledhjen e Kryesisë në selinë rozë. Këto ndryshime, Vangjeli i konsideron si strategji të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur të bashkuar PS-në. Në arsyetimin e tij, Vangjeli u shpreh në një intervistë për MCN Tv se pragmatizmi i Ramës e dërgon ministren Elisa Spiropali drejt debatit politik në Kuvend. Sipas Vangjelit, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është ylli në ngjitje i PS-së. “Rama është njeriu që i mban të gjithë së bashku dhe…
Në Prillin e 1939, trupat ushtarake italiane pushtuan Shqipërinë, e cila pas një rezistence të shkurtër i dorëzoi armët dhe pranoi fatin e një vendi të vogël në prag të një lufte të madhe. Agresioni italian dhe indiferenca europiane ndaj këtij pushtimi të një vendi të vogël dhe të pambrojtur nga aleancat e fuqive të mëdha, ka qenë pikë debati në shumë shkrime apo analiza historike. Në përgjithësi, të gjithë kanë rënë dakord me faktin se askush në Europë nuk ishte i interesuar të prishte balancat e vendosura në Europën e dominuar nga ngjitja marramendëse e Gjermanisë naziste dhe ëndrrat e Italisë fashiste për ndërtimin e një Perandorie të re romake. Por me sa duket,…
Sonda hapësinore DART, me një shpejtësi hipersonike, ose pesë herë sa shpejtësia e zërit, u përplas me sukses në një asteroid të largët. Kjo është prova e parë në botë për mbrojten e planetit, e projektuar për të parandaluar një përplasje të mundshme fatale të meteorëve me Tokën. A do të jetë e mundur që njerëzimi të devijojë trajektoren e një asteroidi në kurs përplasje me Tokën? NASA është një hap më afër përgjigjes së kësaj pyetje, pas përplasjes së sondës hapësinore DART me një asteroid të largët. Përplasja me asteroidin që nuk përbënte rrezik ndodhi 11.3 milionë kilometra larg,…
Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku i plagosur ka mbetur dhe një efektiv policie. Burime për tirananews bëjnë me dije se efektivi i policisë shkoi në tunelin e Elbasanit pas sinjalizimit se aty kishte ndodhur një aksident. Por për fat të keq, edhe efektivi i rrugores është aksidentuar. Ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës.
Kanë dalë të tjera pamje nga luani që mbante i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj. Pamjet janë publikuar nga një faqe në Tik-Tok me emrin Fushë-Kuqe, që dyshohet të jetë faqe e njerëzve të Ervis Martinajt. Në pamjet e publikuara duket luani që Martinaj la amanet para se të zhdukej, teksa është rritur shumë. Kujtojmë se amaneti i tij para se të zhdukej ndaj familjarëve të tij, ishte pikërisht kujdesi që ata duhej të tregonin për luanin. @fush.kuqe #viral #viralvideo #viraltiktok #viralalbania🇦🇱kosova🇽🇰 #viralalbania🇦🇱 @brunildalapi4 @masazhe @Enxhi ferhati @Ani Spahiu 🧚♀️ @lupotirona @𝓪𝓷𝔁𝓱𝓮𝓵𝓪👑 @يُسَهّل @♣️Bela♣️♠️ @🇦🇱☀️🇨🇦 @❤️🔥 ♬ original sound -…
Edhe pse në shumicën e rasteve humbja e flokëve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetësore që nxisin më tej rënien e tyre. Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve. Një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre, pasi janë të me Biotinë. Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe…
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama dha një prononcim për gazetarët, ku u pyet nëse ka patur ndërhyrje nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”. Kreu i qeverisë deklaroi se askush nuk mund t’i bëjë presion për vendimet që merr. “Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’iu referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, pot ë ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse…