Gjendje ankthi, depresion, sulme paniku, çrregullime të humorit, çrregullime të personalitetit. Janë këto diagnozat e shpeshta që mjekët psikiatër në Qendrat e Shëndetit Mendor përditë përcjellin bashkë me recetat dhe mjekimin përkatës pacientë të shumtë nga i gjithë vendi. Vitet e fundit, numri i shqiptarëve që vuajnë nga depresioni dhe niveli i lartë i stresit është rritur në mënyrë dramatike. Nga një vëzhgim i AgroWeb.org në disa prej farmacive të kryeqytetit rezulton se mjekimet për antidepresantë dhe antistres qëndrojnë në krye të listës së barnave të kërkuara nga pacientë të ndryshëm me rekomandim nga mjeku. E ndërsa numri sa vjen…
Author: tirana
Anëtari i Komisionit të Auditit në PD, Aldo Bumçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një hetim apo vendim që në Partinë Demokratike ka pasur financim rus. “Auditi është demonstrim i vullnetit të qartë politik, që kjo forcë nuk ka asgjë për të fshehur. Është ndër forcat pro-perëndimore që ekzistojnë. Auditi është shenjë e këtij vullneti. Kjo forcë nuk ka lidhje me ketë histori, nuk ka gjurmë. Ne do bëjmë transparencë aq sa të mundemi. Nëse kalojmë tek qëndrimet politike, kjo forcë politike ka mbajtur qëndrime me kosto, duke penguar projekte serbo-ruse. Nuk ka deri…
Dorian Shurdhi 39-vjeçari që u shpall sot në kërkim nga Policia e Lushnjës për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 44-vjeçarit Kujtim Meta, ngjarje e ndodhur më 20 Prill 2022 ka ndërruar jetë në Belgjikë. Mediat bëjnë me dije se pesë muaj pas atentatit ndaj Metës, Shurdhi është dhunuar nga disa persona dy javë më parë. Sipas të njëjtave informacione, Shurdhi është rrahur në ditët e para të muajit Shtator 2022. Për dy javë, i riu ka qëndruar në koma dhe mbrëmjen e 27 shtatorit ka ndërruar jetë. Por, Policia e Shtetit nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht rastin e Shurdhit…
Gianni Infantino do të zbarkojë ditën e nesërme në Tiranë. Presidenti i FIFA-s do të zhvillojë një sërë takimesh në kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas “Supersport”, kreu më i lartë i qeverisë së futbollit do të takohet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ndërsa më pas do të ketë edhe një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i FIFA-s do të vizitojë shtëpinë e futbollit në vendin tonë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të inspektojë nga afër stadiumin “Air Albania”, ku vitin e shkuar priti finalen e parë të Conference League.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa foli për presionet e pretenduara ndaj Serbisë, tha më 28 shtator se “një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë. Vuçiç nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse. Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakoviq, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy…
1984 vazhdon të jetë një datë që shkakton frikë. Shkaktonte frikë edhe kur projektonte në të ardhmen, botën që imagjinonte George Orwelli. Ngjall frikë nëse përpiqemi të imagjinojmë sikur gjendemi sërish në atë situatë që, atë vit na dukej shumë e përparuar dhe që, e parë në retrospektivë, sot na duket si epoka e teknogurit. Zgjohesh një mëngjes dhe shikon që nuk ka më internet. Si reagon? Ideja e parë që të vjen do të ishte: a të google-oj një herë e të shoh “si jetohet pa internet”. Shumë mirë, por nuk ka më Google, kompjuteri është rikthyer në atë…
Kuçovë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga brenda pak orësh, 2 autorët e dyshuar. Njëri nga autorët e dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet e vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore,…
Mëmësia përshkruhet si një nga gëzimet më të mëdha të jetës si dhe një nga sfidat më të mëdha. Një përvojë unike personale por gjithashtu diçka që përjetohet ndryshe nga çdo prind. Një nënë e re ka ndarë trishtimin e saj pasi zbuloi se nuk ka reaguar ndaj mëmësisë ashtu siç mund ta kishte pritur. Dhe duke marrë pjesë në forumin e këshillave prindërore Mumsnet, ajo zbuloi se po fillon të mendojë se të kesh një fëmijë mund të jetë “gabimi më i keq i jetës sime”. Rrëfimi u nda në një postim të shkruar në vitin 2021, i cili së fundmi…
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot në konferencë me gazetarët se Edi Rama ka bërë ligje për biznesmenë. Sipas tij, janë 70-80 ligje në parlament. Duke vijuar akuzat për ndërtimet pa leje, Meta tha se Rama ka favorizuar klientelën e tij dhe se prej 6 vitesh ka nën kontroll sistemin e drejtësisë. “Absolutisht i ka në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe ligjet i ka atje, dhe korrupsionin legjislativ. Ai jo vetëm që ka favorizuar klientelën e tij me tendera të turpshëm, qesharakë, pafund, me vlerë maksimale, me lista të caktuara nga vetë Edi Rama, por…
Germán Orizaola, një shkencëtar spanjoll në Universitetin e Oviedos, ka publikuar një studim në të cilin heton pse bretkosat e San Antonios lindore, të cilat normalisht kanë një ngjyrë të gjelbër dhe të ndezur, janë të zeza në Çernobil. Studimi, i cili filloi në vitin 2017, lidh ngjyrën e errët me një përqendrim më të lartë të melaninës, e cila mund të zvogëlojë dëmtimin e shkaktuar nga rrezatimi në organizmat e gjallë. Ngjyra e errët shpërndan një pjesë të rrezatimit dhe mund të zvogëlojë veprimin e tij. “Incidenti i Çernobilit (1986) përfaqëson lëshimin më të madh të materialit radioaktiv në…
Administratori dhe menaxherja e një subjekti Call Center në Shodër janë arrestuar me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Në kërkim janë shpallur 3 bashkëpunëtorët e tyre. Në kudër të operacionit policor të koduar “North Forex 4”, u arrestuan në flagrancë shtetasit J. P., 28 vjeç, banues në Vau i Dejës, administrator i subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” kryer në bashkëpunimin dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe F. P., 36 vjeçe, shtetase rumune, banuese në Shkodër, menaxhere e subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Në vijim të veprimeve u…
Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një paralajmërim, duke u kërkuar qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia, shkruan The Guardian. Në një deklaratë, ambasada amerikane tha se qytetarët me dy nënshtetësi mund të thirren për t’u bërë pjesë e mobilizimit të qeverisë ruse në mbështetje të pushtimit të saj në Ukrainë. “Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane, të mohojë aksesin e tyre në konsullatën e SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë këta shtetas për shërbimin ushtarak,” thuhet në deklaratën e tyre. Ambasada paralajmëroi se qytetarët e saj nuk duhet të udhëtojnë…