Author: tirana

Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rriten sërish. Drejtori ekzekutiv i “Industrisë së Përpunimit të Qumështit” Donjaldo Hoxha tha se fabrikat po blejnë nga fermerët qumësht me çmim rreth 50% më të lartë, ndërsa shtimi i kostove dhe mungesa e subvencioneve sipas tij po e çon këtë sektor drejt falimentimit. Përveç çmimit të lartë, Donjaldo Hoxha deklaron se sot fabrikat po hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët, për shkak të rënies së lartë të prodhimit. Sipas tij, nëse nuk do të merren masa dhe ndërhyrje në ndihmë të blegtorisë, prodhimi vendas nuk do mbulojë nevojat…

Read More

Nesër në orën 10:00 të mëngjesit kryeministri Edi Rama do të takojë kryetarët e bashkive të vendit. Ende nuk dihen arsyet e takimit, por këto takime janë në vazhdën e takimeve të tjera që kryeministri ka zhvilluar me kryebashkiakët ku jo pak herë i ka kritikuar. Hera e fundit që kreu i qeverisë i mblodhi të parët e bashkive ishte në fund të korrikut në Pogradec, ku secili prej tyre bëri një bilanc përpara kryeministrit për punën në bashkinë që përfaqëson.

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar rihapjen e basteve në Shqipëri. Duke folur në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”pas takimit që bëri me kryeministrin Rama, Infantino la të kuptohet se bastet do të hapen sërish në Shqipëri. “FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Tashmë, po ecim në një drejtim edhe për bastet, e kemi mbyllur këtë plagë dhe mund të rregullohet tashmë. Falenderoj kryeministrin dhe tashmë të ardhurat nga bastet mund të investohen për futbollin dhe për të rinjtë që merren me këtë sport. Është vizita ime e katërt dhe do të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se mes tij dhe Edi Ramës nuk do të ketë më kurrë asnjë bashkëpunim. Meta thotë se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend. “Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Kjo është një çështje e qartë, një njeri që shkel në mënyre të përsëritur interesin kombëtar, bën provokime me shtetësinë, me institucionet e Kosovës, kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e Shqipërisë. Beteja ime sa ka filluar në…

Read More

Më shumë se 200,000 njerëz kanë udhëtuar nga Rusia në Gjeorgji, Kazakistan dhe BE që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm” të menjëhershëm të qytetarëve rusë më 21 shtator, sipas të dhënave zyrtare. Më konkretisht: Përafërsisht 100,000 rusë kanë kaluar në Kazakistan gjatë javës së fundit, tha të mërkurën Marat Kozheyev, zëvendësministër i punëve të brendshme të Kazakistanit, sipas Kazinform, një agjenci shtetërore e lajmeve. Të paktën 53,136 persona kanë kaluar kufirin gjeorgjiano-rus midis 21 dhe 26 shtatorit, tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë të martën. Gati 66,000 qytetarë rusë…

Read More

Victoria Beckham mund të ketë hequr tatuazhin e saj të David Beckham. Ky detaj u vu re nga fansat e saj. Ata konstatuan se inicialet e bashkëshortit të Spice Girl ishin “zhdukur” në mënyrë misterioze. Më 24 shtator 2022, Victoria postoi një video në Instagramin e saj, duke parë një nuancë buzësh për Bitten Lip Color për markën e saj të bukurisë. Me vendosjen e produktit në krahun e saj, shihet një tatuazh i zbehur i inicialeve të Davidit. Disa fansa komentuan dhe e pyetën pse e hoqi tatuazhin: “Pse e hoqe tatuazhin Victoria? Thjesht i magjepsur”, komentoi një fans…

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë…

Read More

Një 40-vjeçari me iniciale R.B., nga Shkodra iu gjetën në vendin e quajtur “Poçem” 44 mijë paund dhe 3 mijë euro brenda makinës tip “Benz” që drejtonte. Ai nuk kishte asnjë dokumentacion që të vërtetonte burimin e parave të cilat iu gjetën në makinë, për këtë arsye u vu nën hetim ndërsa paratë iu sekuestruan pasi dyshohet se mund të kenë origjinë kriminale.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se për zgjedhjet vendore do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët e opozitës, ndërsa mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Kontrast”, ish-presidenti u ndal edhe të lideri i të djathtës, Sali Berisha, të cilin e krahasoi me Cristiano Ronaldo. “Pavarësisht moshës, është në formën më të mirë”, u shpreh Meta. “Këto janë në kuadrin e diversioneve të Rilindjes. Një politikan që u shfaq si Lulzim Basha kishte energji vetëm për të gënjyer dhe jo për të mbajtur premtimet. Për të parë interesin e tij personal dhe…

Read More

Ilir Meta është shprehur se është rikthyer në politikën aktive dhe këtu nuk e ka përjashtuar edhe çdo pozicion të mundshëm, nga deputet apo edhe ministër edhe kryeministër. Ai tha se synon çdo  lloj pozicioni aktiv në varësi të asaj që do të vendosin qytetarët. “Çdo lloj pozicioni aktiv, në respekt të votës që qytetarëve shqiptar”, tha Meta.

Read More

Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat që pagoi shpenzimet e akomodimit të komisionerëve dhe një pjese të stafit në ambientet e resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Përmes vendimit të shpallur më 13 shtator, gjyqtarja Nafije Hasko e konsideron institucionin kyç të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si palë kontraktore me të drejta për të lidhur marrëveshje konfidenciale financiare me subjekte private, ndërsa arsyeton çuditërisht se klauzola e konfidencialitetit në marrëveshjen e…

Read More

Për detektiven Shkënda Lili, burrat e martuar, familjarë dhe biznesmenë janë ata që tradhtojnë më shumë. E ftuar në “Euronews Albania”, Lili u shpreh se moshat që tradhtojnë më shumë janë mbi 35 vjeç. “Më shumë që tradhtojnë janë burrat e martuar. Nuk vijnë vajzat e reja që duan të shohin nëse i dashuri i tyre i tradhton apo jo. Meshkujt që janë në gjendje ekonomike dhe futen te pjesa e biznesmenëve, të cilët duan të hapen pak të shokët e tyre që kush e ka më të mirë…Nëse këta tipa nuk kanë një të dashur që ta prezantojnë te rrethi i tyre shoqëror, ju duket si jashtë…

Read More