Author: tirana

Flini me grim në fytyrë Ky është po ashtu një gabim që shumica e femrave e aplikojnë. Ne e dimë se mund të lodheni ndonjëherë saqë nuk keni forcë t’i vishni as pizhamet e lë më të pastroni fytyrën, por kur të kuptoni dëmet që shkakton fjetja me grim në fytyrë, do ta mendoni dy herë këtë çështje. Lëkura jonë punon përderisa në flemë gjumë, bëhet ripërterirja dhe riparimi i qelizave të lëkurës për të prodhuar produkte të reja e të shëndetshme që na ndihmojnë të dukemi të freskët dhe plot shkëlqim. Nëse keni grim në fytyrë, vështirë që qelizat…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia. Begaj gjatë një postimi në Twitter ka dënuar shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, teksa e quan lajm të keq për paqen dhe rendin botëror, veprimin e fundit të Rusisë. “Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.

Read More

Dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia greke, të cilët akuzohen se janë pjesë e bandës në Universitetin Politeknik, me në krye Esmin Ferhatin (Esko). Mediat greke shkruajnë se një prej të arrestuarve është një 27-vjeçare e njohur me nofkën ‘Pipila’. Kjo e fundit, sipas mediave greke ka qenë dëshmitare në shumë raste kur anëtarët e bandës futeshin në shtëpi për t’i grabitur dhe sulmonin seksualisht gratë. Në shumë raste, rezulton se ajo ka parë edhe përdhunime. Në kontrollin e shtëpisë së 27-vjeçares u gjetën copëza të botimeve periodike, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe…

Read More

Katër zyrtarë të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në territorin që kanë në juridiksion. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor për:– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;– Nënkomisar F. S., me detyrë Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

Read More

Shumica e kokainës në botë, paketohet, bëhet gati e niset nga Amerika Latine. Shqiptarët atje janë njerëzit kryesorë në këtë detyrë. Prania e tyre në Ekuador, për shembull, i ka vendosur ata në dorën e parë të zinxhirit të trafikut të kokainës. Disa burra me prejardhje nga Kosova, ishin ndër shqiptarët e parë që e hapën këtë rrugë, duke u bërë pjesë e karteleve të drogës. Shqiptarët janë bërë edhe pjesë e luftës mes grupeve kriminale, edhe ndërshqiptare, për t’i kontrolluar linjat e trafikut të drogës. Në këtë luftë, disa i lanë jetët e tyre atje. Pa shqiptarët, kokaina nuk…

Read More

Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, ka mohuar pretendimet se ai është në një lidhje me Shakirën. Pas ndarjes së bujshme të këngëtares nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk kanë munguar thashethemet se mes Shakirës dhe Casillas ka nisur një romancë. 41-vjeçari ndjek Shakirën në Instagram, veprim që kishte nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, por Casillas ka shfrytëzuar platformën e rrjeteve sociale për të hedhur poshtë thashethemet. Ish-portieri postoi në “Instagram” disa artikuj që aludonin mbi lidhjen e tij të re dhe në fund postoi një emoji, përmes së cilës tregonte se është i befasuar nga…

Read More

Një grua iraniane e quajtur Donya Rad është arrestuar, pasi kishte ngrënë mëngjes pa veshur hixhab. Informacioni u shpërnda në Twitter nga gazetarja dhe aktivistja iraniane Masih Alinejad. “Gruaja që postoi këtë foto u arrestua për krimin e ngrënies së mëngjesit pa hixhab! Kjo është historia e tmerrshme e të qenit grua në Iran në shekullin e 21-të.” “Emri i saj është Donya Rad. Gratë do të vazhdojnë çdo ditë mosbindjen e tyre civile”, shkruan ajo në llogarinë e saj. Protestat vazhduan në disa qytete anembanë Iranit, kundër vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia, e cila u…

Read More

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Nikolai Valuev, i cili u shpall dy herë fitues i brezit ËBA dhe mban rekordin e kampionit të botës më të gjatë ndonjëherë, ka zbuluar se është thirrur të luftojë për ushtrinë ruse të Vladimir Putin në Ukrainë. Valuev luftoi me David Haye në vitin 2009, duke humbur ndaj britanikut me vendim të shumicës. Kjo doli të ishte lufta e tij e fundit dhe ai u zhvendos në politikë për t’u bërë anëtar i parlamentit në Partinë Rusia e Bashkuar e Putinit dy vjet më vonë. Ai tani ka shpjeguar se është thirrur…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar pasditen e kësaj të premteje në kuadër të operacionit “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat”, shtetasit Led Biba iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.

Read More

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Camel 2”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit tip…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë pyetur se çfarë mendon për deklaratat e ambasadores Yuri Kim.Paloka indiferet tha se nuk e ka dëgjuar, teksa me ironi shkruan se nuk dëgjon as Ramën, Taulant Ballën apo Elisa Spiropalin kur flasin.“Më pyesin që mbrëmë disa gazetarë: Çfarë mendoj për intervistën e Yuri Kim? Thjeshtë nuk e kam degjuar .Shoh portale e komente rreth saj; disa thonë që ka ndryshuar, disa që vazhdon të bëjë guvernatoren ilegale…Pak rëndësi ka. Unë thjesht nuk e dëgjoj!Nuk dëgjoj më kur flasin as Ramën, Felajn, Tao Ballën, Spiropalen,…

Read More

Një 70-vjecar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Leskovik, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga pema. “Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” –thanë burime zyrtare të policisë

Read More