Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ngre shqetësimin se Bashkia Peqin është e vetmja në Republikën e Shqipërisë që nuk ka përfituar asnjë lek nga Rilindja Urbane. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka publikuar foto të dokumentuara përmes së cilës tregon gjendjen e infrastrukturës në këtë zonë. “Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfituar nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5…

Read More

Frika përgjatë rrugës bregdetare në Pontecagnano ku një shtetas gambian u sulmua dhe u godit me thikë nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga karabinierët e kompanisë Battipaglia për tentativë vrasje. Siç raporton gazeta “Il Mattino”, episodi ka ndodhur dje në via Mar Ionio. Gambiani u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Karabinierët i njoftoi një kalimtar i rastit, i cili ishte dhe dëshmitar i ngjarjes. Falë deklarimit të bërë, ushtarakët kanë arritur të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojnë.…

Read More

Arta Mandro është zgjedhur anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë votimit në Parlament, Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, duke mos plotësuar shumicën e kërkuar. Pavarësisht kësaj, duke qenë kandidatja e tretë që shkon në Kuvend nga hedhja e shortit, automatikisht u përzgjodh anëtare e KLP-së. Mandro është kandidate e dalë nga lista e trupës së pedagogëve. “Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej…

Read More

Është rikthyer ditën e sotme në banesë 17-vjeçarja nga Pogradeci, për të cilën familjarët e saj bënë kallëzim në Polici që më 29 shtator duke e denoncuar të zhdukur pasi kishin humbur çdo kontakt me të. Burime bëjnë me dije se pas kthimit në banesë, 17-vjeçarja ka deklaruar se ishte larguar me të dashurin e saj dhe se nuk kishte nevojë për “alarm” për zhdukje. Që më 29 shtator, nëna e të miturës 38-vjeçarja me inicialet L.T., e frikësuar i ka thënë Policisë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Familjarët…

Read More

Në ditën më të bukur të jetës së saj, Elisabetta Socci do të zbulonte se ndërkohë që brenda saj rritej një foshnje, diku në trupin e saj rritej edhe kanceri i gjirit. Në muajin e tretë të shtatzënisë, 36-vjeçarja italiane nga Ravenna do të niste seancat e para të kimioterapisë, por të pasuksesshme pasi qelizat kancerogjene rriteshin dita-ditës duke u shpërndarë edhe në organet jetike si mëlçia dhe veshkat. Në muajin e tetë të shtatzënisë solli në jetë vajzën e saj me prerje cezariane, pasi situata e saj shëndetësore po përkeqësohej dhe nuk mund ta përballonte lindjen natyrale. Menjëherë pas…

Read More

Prokuroria shqiptare i ka drejtuar një letërporosi Ministrisë ruse të Drejtësisë për ekzekutimin e një vendimi gjykate për mbylljen e faqes Homeland Justice në aplikacionin Telegram. Ky rrjet social kontrollohet dhe administrohet me servera qëndrorë në Rusi, ndaj dhe ekzekutimi i letërporosisë e nxjerrë nga prokuroria e Tiranës, i është drejtuar pikërisht këtyre autoriteteve. Kërkesa është dërguar dy javë më parë, ndërsa zyrat e oficerëve të kontaktit në ambasadat respektive, mësohet të mos kenë marë asnjë veprim, për zbatimin e kësaj kërkese. Me sa duket nevoja e palës shqiptare për ndihmë të ndërsjelltë juridike, ka rënë në vesh të shurdhër…

Read More

10 veprimet për të kufizuar dëmet e një smartphone të lagur Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekondë më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij. Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi. Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj. Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se janë të vendosur që ta mbajnë të paprekur çmimin e faturës së energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe për bizneset e vogla. Këtë e bëri të ditur në Golem, ku janë dorëzuar sot çelësat e apartamenteve të reja për familjet që humbën strehën si pasojë e tërmetit. Edi Rama: Jemi shumë të vendosur që ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonenët familjarë dhe biznesin e vogël. Kjo nga njëra anë, ka rolin e vet në njëfarë frenimi të inflacionit. Ama, nga ana tjetër, kjo kërkon vetëdije që ai…

Read More

Alessia Piperno, një vajzë nga Italia është arrestuar nga autoritetet iraniane dhe po mbahet në një burg në Teheran. Prindërit e 30-vjeçares raportuan se kanë marrë një telefonatë nga vajza e tyre për ndihmë. “Ju lutem më ndihmoni, kam frikë se nuk do të dal më”. Familjarët e të resë kanë bërë një thirrje në rrjetet sociale. Alessia, shkruajnë prindërit e saj, “është një udhëtare e vetmuar, ajo udhëton nëpër botë për të mësuar mbi zakonet dhe traditat e popujve. Ajo gjithmonë ka përshtatur dhe respektuar traditat, dhe në disa raste, detyrimet e çdo vendi që ka vizituar”. Babai dhe…

Read More

Pas publikimit në disa portale të lajmeve se në listën e publikuar nga hakerat iraniane gjendej dhe emri i ministres Elisa Spiropalit. Spirolali ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar “Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde! Postimi i Spiropalit: S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave…

Read More

Xhemi Shehu ishte e ftuar këtë të hënë në “Wake Up”. Teksa fliste për rikthimin e saj në “Portokalli”, ajo u pyet edhe për djemtë e saj dhe arsyen pse i mban larg rrjeteve sociale, duke mos i publikuar. Moderatorja u shpreh se është supersticioze, pasi kur publikon fotot e tyre në Instagram, ata sëmuren apo iu ndodh ndonjë gjë. “Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e…

Read More

Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar teksa po eksploronte “Kanionet e Pesturës” në Tepelenë. Për nxjerrjen e tij nga vendi ku kishte rënë u angazhuan shërbimet zjarrfikëse, ato të spitalit dhe banorë të zonës. Tashmë shtetasi me iniciale W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Read More