Author: tirana

Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv kabllor CNN, duke pretenduar shpifje dhe duke kërkuar dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh, sipas një dosjeje të gjykatës në Florida të hënën. Stacioni kabllor i lajmeve amerikane është përpjekur të njollosë ish-presidentin e SHBA-së “me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse të “racistit”, “kryengritjes” dhe në fund të fundit “Hitlerit”, tha Trump përmes ekipit të tij ligjor. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale. “Përtej thjesht nënvizimit të çdo informacioni negativ në lidhje me paditësin dhe injorimit të të gjitha informacioneve pozitive rreth tij, CNN ka kërkuar të…

Read More

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”. Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit shumën prej 12…

Read More

Ledio Lakon e duan të gjithë. Aktori me origjinë nga Tirana, i cili prej vitesh tashmë është pjesë e programit të humorit ‘Portokalli‘ në Top Channel ishte i ftuar dje në një tjetër program të televizionit, ‘E diell‘. Në rubrikën ‘Hëna apo Dielli‘, ai duhet të tregonte një aktor në Portokalli me të cilin nuk shkonte mirë. Për të shpëtuar nga situata, në mënyrë që mos të dënohej, Lako është detyruar të thotë emrin e Fjoralba Ponarit, por e gjitha kjo është kuptuar nga pjesa tjetër e të ftuarve në këtë rubrikë të cilët reaguan menjëherë. ‘Unë nuk shkoj mirë…

Read More

Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e së martës në Durrës atë që e cilëson si “industria e rilindur e peshkimit.” “Ju shkonit ta merrnit naftën në Itali. Sot jemi në shifrën e 130 milionë euro eksporte në vitin e kaluar dhe ambicia është për të bërë shumë më tepër. Duam që Shqipëria të shkojë në 1 miliardë eksporte bujqësore ku peshkimi duhet ta kapë dhe ta kalojë tavanin e 200 milionëve. Kjo është e mundur, por kërkon që ne të lehtësojmë çdo lloj peshe në aspektin burokratik siç kemi bërë falë faktit që jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju.”

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është parë jashtë ambienteve të selisë së Partisë Demokratike ku pritet se do të zhvillojë një takim me kreun e kësaj force politike, Sali Berishën. Së bashku me të është parë edhe deputeti i PL, Petrit Vasili, ndërsa ende nuk dihet se me çfarë qëllimi është kryer vizita. Më herët të dy liderët opozitarë janë dakordësuar për veprim të përbashkët kundër qeverisë së kyreministrit Rama, ndërsa kjo është hera e parë që Meta viziton selinë blu pas rikthimit në politikën aktive.

Read More

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Medicines”, për goditjen e kontrabandës së mallrave, ndërsa janë proceduar 2 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nisi procedimi penal për shtetasen me inicialet I. S., 37 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”. Gjatë kontrollit në automjetin e kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në farmacinë e saj; Po ashtu…

Read More

Në ditën kur Erling Haaland shënonte në seri, dhuronte asiste, thyente rekorde në derbi, C.Ronaldo-s nuk i mbetej gjë tjetër vetëm të “strukej” në pankinë, i pa fuqishëm për të bërë diçka. Kjo ishte një situatë e pazakontë për të, në të njëjtën kohë ishte një tjetër sinjal i dhënë nga trajneri Ten Hag, pavarësisht se shifrat shënonin 4-0 që në pjesën e parë, nuk e mori fare si opsion futjen e CR7 në fushë. Përballë një fakti të tillë, Ronaldo bindet gjithnjë e më shumë se për të nuk ka më vend në “Old Traford”. Sipas Telegraph: Ronaldo do…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili është kapur me rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak. “Në rrugën “Karl Gega”, u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në…

Read More

I cilësuar si “El Patron”, Leandro Antonio Norero Tigua është vrarë në mënyrë makabre brenda burgut në Ekuador. I cilësuar si bosi i krimit, atij iu pre koka gjatë një trazire. Mësohet se Leandro Norero ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast pastrimi parash, ndërsa emri i tij u lidh edhe me vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador, pasi dhë urdhërin për këtë krim. Dashi u vra më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador. 35-vjeçari i cili do të ishte një nga trafikantët kryesorë të drogës në vend, kërkohej nga sistemi…

Read More

Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së që u mbajtën të shtunën janë të mbushura me probleme të shumta. Kostandin Pula, ish-kandidat për kryeatar të FRPD në Kurbin, ka zbuluar se ai u përjashtua nga gara për shkak se ishte 31 vjeç, ndërkohë që Besart Xhaferri është zgjedhur kryetar i FRPD-së, duke qenë 32.7 vjeç. “Jam një nga njerëzit afër forumit. Para 6-7 vitesh kandidova vetë për kryetar të forumit në Kurbin. Jam hequr nga gara 12 orë para, me vendim kryesie, sepse isha 31 vjeç. E njoh shumë mirë forumin rinor edhe nga brenda dhe kam ndejtur shumë afër…

Read More