Banka Botërore la të ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%. ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës. Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Megjithatë, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve. Rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit,…
Author: tirana
Shumë prej njerëzve që na rrethojnë çdo ditë kanë ëndërr të jenë të fashëm ose pjesë e botës së televizionit. Kjo pasi të qenit i famshëm përkthehet shpeshherë si një person i privilegjuar i shoqërsië. Por të qenit në qendër të vëmendjes nuk është ëndrra e çdo personi që shihni në televizion. Më poshtë do t’ju rikujtojmë disa të famshëm shqiptarë që hoqën dorë nga jeta si “VIP” për një jetë normale. Ornela BreguAjo ka qenë një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, por Ornela Bregu prej gati 5 vitesh është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin…
Aleksander Ceferin, nëpërmjet një deklaratë të dhënë ditën e djeshme për agjencinë e lajmeve “ANSA” ka njoftuar se do të rikandidojë për postin e presidentit të UEFA-s. Në fjalën e tij ai nuk ka ngurruar të thumbojë edhe klubet si Reali i Madridit apo Juventusi që shpresojnë ende në krijimin e Superligës. Një ditë ma parë, presidenti Florentino Perez pati deklaruar se Superliga ishte një përpjekje për të modernizuar futbollin, por e shpejtë ka qenë edhe replika e kreut të UEFA-s që ka saktësuar: “Presidenti i Realit mund të thotë çfarë të dojë, por besoj se e kemi diskutuar më…
Kryeministrja Liz Truss ka rënë dakord të takohet me liderë të tjerë evropianë në një “klub të kombeve” të ri politik javën e ardhshme. Samiti inaugurues i Komunitetit Politik Evropian (EPC), i propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, do të takohet në Pragë të enjten e ardhshme. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar votoi në vitin 2016 për t’u larguar nga BE, ajo është në mesin e më shumë se një duzinë vendeve joanëtare të BE-së të ftuara për t’u bashkuar me anëtarët e BE-së për të diskutuar sigurinë dhe energjinë. Në një artikull të botuar nga Politico thuhet se kryeministrja…
Rreth 15 të dënuar në një nga burgjet e Ekuadorit, në Latacunga, janë vrarë pas një përleshjeje mes bandave. Konflikti i përgjakshëm ka ndodhur mes grupeve vendase dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të cilat i kanë kthyer burgjet e këtij vendi në arenë masakrash. Të plagosur kanë mbetur 21 të burgosur, 14 prej të cilëve janë evakuuar në spitalet e qytetit Latacunga. Vitin e kaluar, 316 të burgosur humbën jetën gjatë trazirave në burgje të ndryshme anembanë Ekuadorit. Sistemi i burgjeve të Ekuadorit është dëmtuar nga braktisja e shtetit dhe mungesa e një politike gjithëpërfshirëse, si dhe kushtet e…
Ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes kryetarit të Partisë Lirisë, Ilir Mete dhe atij të PD, Sali Berisha. Partia Demokratike së fundmi ka zbardhur bidesën mes tyre. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Sipas PD, në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar këtë të martë në Bubq të Fushë-Krujës, ku ka vizituar familjen e Martin Jakut, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Martin Jaku gjatë bisedës me kreun e demokratëve u ankua se nuk ka marrë ndihmë nga shteti, dhe se vijojnë të jetojnë në një kasolle. Për këtë situatë, Berisha akuzoi qeverinë, me argumentin se ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro, por i kanë shpërdoruar dhe i kanë përvetësuar sipas dëshirës së tyre. “Këtu Marini ka nxjerrë vajzën nuse. Më përmalluat…
Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për lirim të 56-vjeçarit, Shefqet Lika, i cili akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Shahe Lika. Nëpërmjet një njoftimi mësohet se Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili është nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, duke refuzuar ankimimin e Shefqet Likës, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg”…
Robert Aliaj ka dhënë qëndrimin e tij për trendin e fundit e meshkujve të famshëm, të cilën janë shfaqur në publik të veshur me funde ose fustane. Në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ai tha se nuk sheh asnjë problem në këtë mënyrë të veshuri, ndërsa shtoi se ka 12 vite që vesh fustan dhe madje ka dalë edhe në rrugë me këtë veshje. “Kam të paktën 12 vite që vesh funde. Kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të aksesuar të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë…
Disa ditë më parë dyshja e shumëpërfolur Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës. Përpos momenteve romantike, nuk mungojnë edhe ato gazmoret. Së fundmi, Dembacaj ka ndarë në Instastory-n e saj, një bisedë WhatsApp-i me Markun, ku i vë në dukje sa grua “të përgjegjshme” ka. Rudina i ka dërguar një imazh të kolegëve të saj, teksa po drekojnë, ku krahas shkruan: “Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish.” I veçantë dhe që tregon shumë për raportin e tyre, ishte…
Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet në FPRD dhe manipulimet e kryera sipas saj brenda këtij forumi. Duke iu referuar takimit të Berishës me kandidatin e zgjedhur, Besart Xhaferri, Kokalari shprehet se kreu i PD-së sapo legjitimoi gënjeshtrën. Postimi i Evi Kokalarit: Turp te te vij Sali Berisha!! Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime. Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë” Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal, në Wareickshire, Angli. Sipas burimeve, pronarja e lokalit ka goditur dy herë me thikë kamerieren pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje me bashkëshortin e saj, sipas mediave të huaja. Luisa Santos, 47 vjeç, iu drejtua bashkëshortit të saj Pedro se Hannah Pritchett duke i kërkuar llogari se pse po qeshte me adoleshenten dhe i kërkoi të zgjidhte mes 18-vjeçares dhe familjes. Por pasi ai nuk reagoi, Santos mori një thikë nga kuzhina dhe goditi kamerieren në sytë e klientëve. 18-vjeçarja u largua me vrap në drejtim të makinës së saj…