Në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë në zonën e Ashtës në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, kur persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Z.P, dhe kanë marrë prej aty një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Author: tirana
Ngjarjet aspak normale në Tiranë nuk kanë të sosur. Emisioni investigativ “Stop” denoncon një person, i cili ngacmon seksualisht duke prekur në vende intime të rinjtë, situata të ndodhura në urbanet e Tiranës. Bëhet fjalë për një burrë, rreth 30 vjeç, i cili prek me duar pa u shqetësuar qytetarët meshkuj që përdorin autobusin urban në linjat te Rruga e Elbasanit. Një qytetar tregon, se djali i tij 16-vjeç kishte vajtur i traumatizuar në shtëpi, pas një incidenti të tillë. Nisur nga këto të dhëna që dha qytetari dhe pasi emisioni “Stop” pa se si personi në fjalë ngacmon qytetarët,…
Në një kohë që bota është në ankth nga një përdorim i armës bërthamore nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) më larg se kurrë më parë të martën, duke e dërguar atë të fluturojë mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet dhe duke nxitur një paralajmërim për banorët atje. Si kundërpërgjigje trupat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane hodhën një breshëri raketash në det, thanë Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut dhe aleatët organizuan më parë një stërvitje bombardimi…
Për ndjesësit e tij në facebook, teksa iu ka uruar një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në Urën e Madhe të Kukësit. Sipas kreut të qeverisë, nga një grykë sekëlldisëse shisheje, sot ky investim është një spektakël inxhinieri. “MIRËMËNGJES dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte në një shkrim të përbashkët për median evropiane “Politico.eu”, kanë shprehur mbështetjen e tyre për projektin e Komunitetit Politik Evropian. Rama dhe Rutte theksojnë se situata e krijuar nga Putin me agresionin në Ukrainë dje domosdoshmëria e një kundërpërgjigje evropiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar janë arsyet se përse përkrahin plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE). Ekonomia, siguria kibernetike tregtia, shkëmbimet mes të rinjve etj janë disa nga fushat që 2 kryeministrat nxisin më shumë bashkëpunim. “KPE-ja paraqet për ne një…
Dashi Falë influencës mjaft pozitive të Venusit, do gjeni më në fund qetësinë dhe harmonine në çift. Do e largoni rutinen dhe emocionet që do perjetoni do jeni të njëpasnjëshme. Demi Gjatë kësaj dite të gjithë çiftet do kenë një jetë sentimentale të paqëndruëshme. Shmangni më çdo kusht ta kritikoni apo t’i ngrini zërin personit që keni në krah sepse çdo gjë do të ndërlikohet! Binjakët Xhelozia do arrijë kulmin të mërkurën. Kujdes, sepse pasojat mund të jenë shumë negative dhe mund të sjellin probleme që as që i kishit menduar. Beqarët, fale planetëve, nuk do kenë ambientin e duhur…
Këtë të mërkurë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten 7-12 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rritje 22-23°C në veri deri në 24-27°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 ballë në det të hapur.
Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se pas 60 ditësh pritet të nisë dhe puna në kantier për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve shqiptarë.“Ka punë pafund që duhen mbaruar në mandatin e 3-të, absolutisht. Ne sot sapo hapëm garën e Teatrit Kombëtar, unë besoj që në krye të 60 ditëve kur mbaron procesi i garës, duke qenë se është një garë ndërkombëtare, ne do kemi mundësi që të fillojmë punimet me shpresë rreth ditëve të “Vitit të Ri”…
Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi zgjedhjet e ardhshme vendore dhe fushatën elektorale që do të nisë. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës, që ai drejton, ka bërë çdo ditë një punë konkrete dhe se nuk pret periudhën zgjedhore për të shtuar ritmin. “Sot jetojmë në atë kohë që i përket një fushate të përhershme. Ne jemi përditë në fushatë. Pra, nëse s’ka një ditë që ne s’kemi bërë një punë konkrete, atëherë ne s’jemi të denjë për këtë punë. Por, më rezulton që çdo ditë kemi bërë diçka konkrete. Mund të ketë qenë…
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ndodhet për një vizitë në Kosovë, ku është pritur nga homologu i saj në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Lajmin e ka bërë vetë me dije Hovenier në një postim në Twitter ku thotë se ishte kënaqësi që takoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, ndërsa e ka konsideruar dhe mike. Po ashtu ai tregoi se së bashku diskutuan se rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale. “Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të…
Një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Vitamina C, E, A dhe zinku ndihmojnë në uljen e problemeve të syrit me 35%. Këto janë ushqimet që ndihmojnë shëndetin e syve: Speci i kuq Specat e kuq kanë shumë vitaminë C. Kjo është e mirë për enët e gjakut në sytë tuaj dhe shkenca sugjeron se mund të ulë rrezikun e marrjes së katarakteve. 2. Farat e lulediellit dhe arra- Një kuti me këto fara ose bajame ka gjysmën e sasisë së vitaminës E që…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka bëri të ditura detaje nga takimi i sotëm me Presidentin Bajram Begaj. Ai tha se u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Duka pohoi se në takimin me Begajn u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet e lokale të 2023-it. “I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka në ABC.