Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se institucionet shtetërore, duhet të konsumojnë 15% të energjisë në krahasim me faturat e një viti më parë. “Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normativ për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instucioneve shtetërore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kursimi i energjisë këto momenet. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15%…
Author: tirana
Grupi i hakerave iranianë kanë arritur që të përvetësojnë sistemin MEMEX, një nga sistemet kyç brenda Policisë së Shtetit. Materiali i publikuar përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend. Në listën e hakerave gjenden edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi. Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri. Në listë gjendet edhe Voltana Ademi,…
Jo 7%, por 29%. Këtë rritje të pagave kërkojnë pedagogët. Ata janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të pranojnë të bëjnë asnjë kompromis. Po ashtu pedagogët bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor, ditë kur është planifikuar që të nis edhe viti i ri akademik. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, u përgjigj pedagogëve nga Universiteti Bujqësor i Kamzës ku po prezantonte skemën kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas. Ai tha se mund të pranohej një rritje prej 7%.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj për gjykim të shkurtuar, duke e marrë si të pandehur. Ismailaj u akuzua nga SPAK për falsifikim të formularit të deklarimit, pasi kishte fshehur një dënim të vitit 2000 me 3 vite burg në Greqi. Ai është dënuar në shtetin fqinj për dy vepra penale, ndërsa në vendin tonë figuronte më një dënim me gjobë vetëm për veprën penale të rrahjes.
Pasi kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një rritje prej 7% të pagës së pedagogëve, kryetari i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, thotë se kjo shifër nuk është rritje rroge, duke theksuar se pagat e universitetit nuk kanë pasur as indeksim. Po ashtu ai i ka kërkuar Ramës që të herë dorë nga investimet strategjike. “Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit, të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë e 7%. Kjo nuk…
Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal, K. Barry Sharpless janë fituesit e çmimit Nobel për Kiminë, për krijimin “një mjet gjenial për ndërtimin e molekulave”. Treshja fitoi çmimin për “themelimin dhe avancimin e fushave të kimisë së klikimeve dhe kimisë bioortogonale, e cila ka çuar në një revolucion në mënyrën se si kimistët mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku”, thuhet në motivacionin e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Kimia e klikimit mundëson reagime të shpejta dhe të drejtpërdrejta, ku “blloqet e ndërtimit molekular këputen së bashku shpejt”, tha komiteti. Parimi mund të sjellë përfitime reale në zhvillimin e farmaceutikës.
Një lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Tiranës. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.4 Rihter u shënua 14 km në verilindje të kryeqytetit, ndërkohë që nuk ka të dhëna për dëme.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të pedagogëve për rritje rrogash, kur ata janë në një protestë. Sipas tij, do të ketë një rritje pagash prej 7% në mbledhjen e qeverisë, por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve. “Ne do të bëjmë një rritje një rritje pagash, të mërkurën a të enjten kur është mbledhja e qeverisë prej 7%, por ama do t’i njohim universitetit të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet. Universiteti është autonom. Jeton dhe punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes…
“Pengjet”, vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si bashkëpunëtorë të drejtësisë, kanë treguar edhe se janë paguar nga polici i burgjeve në Durrës, Flamur Bejko për të vrarë dy persona. Bejko i ka mohuar këto akuza, por ka pranuar se i ka dhënë 3500 euro borxh njërit prej vëllezërve Beqiraj me argumentin se ai do të bënte disa dokumente për punësim në Greqi. Policia dyshon se Bejko kërkoi vrasjen e dy personave në fjalë pasi kishin konflikte me njeri-tjetrin. Kurse ushtararku Altin Çelami, nuk ka patur një rol aktiv në grupin kriminal, por u siguronte atyre armë ose magazinonte armët që…
Për të organizuar Botërorin 2030, edhe pse do akoma shumë kohë për t’u zhvilluar, “The Times” bën të ditur se në garë nuk do jenë vetëm Portugalia dhe Spanja, por si shtet-pritës po mendohet edhe Ukraina. Situata, lufta dhe sulmet ruse në tokën ukrainase ka bërë që, futbolli të nevojitet më shumë se kurrë për të shpërndarë mesazhe paqeje. Ajo qe shton dhe më shumë mundësinë që diçka e tillë është se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Europë. Botërori i ardhshëm do të zhvillohet këtë fundviti në Katar, ndërsa ai i vitit 2026…
“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”. Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore. Një prej pedagogëve që ka dalë në protestë ditën e sotme ka treguar bisedën me ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se nuk kanë lekë për t’i plotësuar kërkesat. Ndër të tjera i bën ftesë rektorit të Univdersitetit të Tiranës që t’i bashkohet dhe paralajmëron bojkot të mësimit nëse deri me datë 17 tetor nuk plotësohen kërkesat e tyre. “Gojëve…
Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Gara do të mbahet më datë 23 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon (42.195 km) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa konkurruese. Nuk do të mungojë as gara Fun Run, e cila do të zhvillohet një…