Vlerat e larta të presionit në vend do të vijojnë të ndikojnë në motin e qendrueshëm. Parashikohen orë me diell dhe vranësira të larta shtresore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e në bregdet përkohësisht mesatare. Sipas SHMU valëzimi në dete i forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen të pësojnë luhatje të forta gjatë ditës duke marrë tiparet e vërteta të një dite vjeshte: në zona malore 5 deri 22°C në zona e ulëta 12 deri 27°C në zona bregdetare 13 deri 26°C
Author: tirana
Eurodeputetja suedeze, Abir Al Sahlan, në shenjë solidariteti me protestat antiqeveritare në Iran, ka prerë flokët e saj në foltoren e PE-së. “Për sa kohë që Irani nuk është i lirë, zemërimi ynë do të jetë më i fortë se zemërimi i atyre që kryejnë represion. Për sa kohë gratë iraniane nuk janë të lira, ne do të jemi me ju”, tha Sahlan. Aktoret e famshme franceze, duke përfshirë Juliette Binoche dhe Isabelle Huppert, gjithashtu prenë flokët në shenjë proteste pas vrasjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila vdiq në paraburgim pas arrestimit nga policia në Teheran më 13…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thumbur opozitën teksa njoftoi hapjen e garës për Teatrin e ri Kombëtar. Teksa iu drejtua “rivalëve” të tij për Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha: “Po shikoja të gjithë ata që janë aspirantë për kandidatë për kryetarë bashkie të vitit tjetër. Ishin gia në krye të protestave sot, do i shihni pastaj edhe kandidatë, por ky është një film që e kemi parë. A ka mënyra të tjera për të bërë hajër në këtë vend, se sa duke i prishur punë një tjetri? Ftesa për të gjithë mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët, gjeni ndonjë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamje nga rruga pranë Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, e cila shihet e mbushur me plehra. Në një postim në “Facebook”, ish-kreu i shtetit shkruan se kjo situatë ndodh kur pushteti vendor është monist. “Ja çfarë ndodh kur pushteti vendor është monist. Ky denoncim i Partisë të Lirisë në Durrës është filmuar sot kur dhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në auditorët e Universitetit të studentëve dhe pedagogëve.”
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me djegien e një makine gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në lagjen nr.1 në vendin e quajtur “Rruga 4”. Mjeti është në pronësi të shtetasit Edmond Duka, i cili ka punuar në IMT-në e Sarandës, ndërkohë që është bashkëshorti i ish-gjyqtares së shkarkuar nga vettingu, Nevrie Duka. Nga të dhënat hetimore rezulton se zjarri në mjetin tip ‘Mercedes-Benz ML’ me targe AA410IY është i qëllimshëm. Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. Ndërhyrja ka shpëtuar djegien totale të mjetit. Si pasojë e flakëve ka…
Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruajë një marrëveshje historike mbi transmetimin, në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave RAI. Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.…
Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Bëhet fjalë për të riun me iniciale A.H., i cili dyshohet të jetë vetëplagosur aksidentalisht. 32-vjeçari gjithashtu është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit’, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”,…
Një i ri në SHBA ka vendosur t’i bëjë surprizë të dashurës së tij. Ai e mori atë në një ndeshje të ekipit të tij të preferuar dhe pasi e puthi, u ul në një gju për t’i bërë propozimin tradicional për martesë. I riu nxorri unazën nga xhepi dhe kur hapi kutinë, vajza mbeti e shtangur kur pa se çfarë kishte në kuti. Entuziazmi i saj u shndërrua në zemërim teksa i dha një shuplakë. Videoja po qarkullon në Twitter dhe është bërë virale. Everything went smooth until the ring reveal 💀 (via lovelostmanhattan/TT) pic.twitter.com/vmbeXrwoE8— Overtime (@overtime) October 4,…
Përtej spektaklit derbi i kryeqytetit shfaqi dhe anën e errët, afro 300 stola të thyer, një situatë e përsëritur në stadiumin “Air Albania”. Komisioni i Disiplinës është mjaftuar vetëm me gjobë dhe dëmshpërblim të dëmeve. Edhe ketë herë nuk munguan gjobat për disa klube të tjera të Abissnet Superiore: KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.FK Partizani, për…
Shtetet anëtare e Bashkimit Europian nuk janë unanime për të penalizuar apo”ndëshkuar” Serbinë lidhur me mosrreshtimin e saj me sanksionet e Bashkimit Europian për agresionin/luftën e Rusisë në Ukrainës. Burimet zyrtare të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për ABC, se një shumicë e gjerë shtetet anëtare kanë një qëndrim gjithnjë e më të rreptë ndaj Serbisë për shkak se vendi nuk i bashkohet sanksioneve që vetë këto vende kanë aprovuar për Rusinë. Këto burime rikujtojnë, se i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë dhe i kanë ofruar disa shanse që prej periudhës para-zgjedhore në Serbi e deri tani për…
Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit ku ka dhënë dënimet respektive për grupin kriminal përgjegjës për krimin. Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala me 17 vite burg. Pjesëtarët e tjerë të grupit që mori pjesë në mega-grabitjen e aeroportit të Rinasit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga 17 vite, dënime të cilat do t’i vuajnë në një burg të sigurisë së lartë.
Sonte, Champions-i do të zhvillojë 8 ndeshje të tjera të fazës së grupeve, të cilat premtojnë spektakël dhe surpriza. Në orën 18:45, do të luhen takimet Lajpcig-Sëlltik dhe Salcburg-Dinamo Zagreb. Në orën 21:00, vëmendja totale do të jetë te Çelsi i Armando Brojës të cilët do të sfidojnë shtatë herë fituesit e Ligës së Kampioneve, Milanin, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës. Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz” izraelitët e Makabi Haifës, ndërsa Reali i Madridit do të luajë në “Santiago Bernabeu” ndaj Shaktar Donjetsk. Ndeshjet e tjera janë: Benfika-PSG, Mançester Siti-Kopenhagen, Sevilja-Dortmund.