Author: tirana

“Paulin Radovani, gjatë shpjegimeve të dhëna më 7 Mars 2019, dha informacione të detajuara në lidhje me huamarrjet, rrethana të mësuara pas largimit të djemve të tij nga Shqipëria. Këto rrethana kishin të bënin me faktin së fëmijët e tij i kishin marrë hua personave të ndryshëm, shuma të mëdha monetare; shuma të marra më interesa të larta (fajde).Për shkak të këtyre interesave të larta, të cilat sipas këtij shtetasi varionin nga 3 deri në 20 përqind, detyrimet ndaj këtyre shtetasve ishin rritur në vlera shumë të mëdha. Ndodhur në kushtet e këtyre detyrimeve të mëdha monetare, djemtë e Paulin…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarët e partive aleate, ku u ra dakord që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Berisha u takua me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu. Dy ditë më parë, kryedemokrati deklaroi se e mbështet propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët me partitë e tjera opozitare, në disa qytete për zgjedhjet e ardhshme lokale. Një gjë të tillë, e…

Read More

Emisioni “Në shënjestër”/ Ndërsa malavita ka lëshuar kthetrat e veta dhe Shqipëria është kthyer në një skenë të madhe krimi, ku bandat vrasin pa dallim, ditën dhe natën, duke mos kursyer as akset kryesore të rrugëve, një fenomen gati i nëndheshëm, duket se po lulëzon prej kohësh dhe po shkatërron jetë njerëzore duke i çuar ata drejt një gremine pa kthim. Një fenomen i ditur botërisht, por në të shumtën e herëve i padukshëm. I fshehur në foletë e dëshpërimit dhe frikës; të nevojës për para, por edhe të kërcënimit që vjen përmes shantazhit. Një simptomë agresive që ka gjetur…

Read More

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë qenë në ambientet e këtij spitali për ta inspektuar. Në postimin e tij në Facebook, ku shoqëron pamjet nga inspektimi i spitalit, Kryeministri Rama shkruan se ky spital do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde evropiane. “Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e…

Read More

Një 50-vjeçar amerikan është ndaluar nga policia e Romës, pasi dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit duke i hedhur në tokë. Dy bustet antike antike, të cilat ishin të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti, u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit. 50-vjeçari tentoi të arratisej, por u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit.

Read More

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me protestën që është duke u zhvilluar nga ana e pedagogëve por në fund të fjalës së tij ka komentuar edhe fjalët që janë përhapur në rrjet. Së fundmi përflitet se mjeku i njohur Alimehmeti do të jetë kandidat për Kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmoj këtë gjë. Me qetësi gjërat duan kohën e…

Read More

Kënga Magjike e këtij viti ka ardhur me shumë risi, që tek artistët performues e deri tek struktura e festivalit, që ka përfshirë edhe një natë të katërt finale ndër të tjera. E ndërsa pak kohë më parë u aludua që një prej bashkë-prezazntueseve të Ardit Gjebreas në edicionin e këtij viti mund të ishte Luana Vjollca, mesa duket e vërteta është ndryshe. Kështu netët finale të edicionit të 23-të të festivalit të rëndësishëm të muzikës, do të prezantohen sigurisht nga vetë Gjebrea dhe nga moderatorja Eva Murati e aktorja Olta Beqiri. Dy vajzat e televizionit do të jenë në…

Read More

Dy hulumtime që janë publikuar gjatë këtij viti tregojnë se banorët e Kosovës janë duke e humbur besimin tek Bashkimi Evropian. Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh faktin që katër vjet pasi Kosova zyrtarisht ka përmbushur të gjitha kushtet vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkan pa liberalizim të vizave me zonën Shengen. Më 13 tetor Këshilli i BE-së e ka futur në rend dite këtë çështje, mirëpo ekspertët thonë se ka edhe arsye tjera, pse jo vetëm pakënaqësia me BE-në po rritet, por edhe ndjesia se Brukseli është i anshëm ndaj Kosovës. Kolegu…

Read More

Në kuadër të “Tetorit rozë”, për sensibilizimin për kancerin e gjirit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takime me gra dhe vajza në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së akuzoi Ramën në vend që të investojë në aparaturat e mamografisë apo në depistimin e sëmundjeve kancergjene, shpenzon para një instalacione që do të vendosen para godinës së tij. ‘Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të…

Read More

Katër avionë luftarakë rusë janë kapur pasi ata fluturuan në hapësirën ajrore të NATO-s ndërsa tensionet vazhdojnë mes Vladimir Putinit dhe Perëndimit. Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Italiane i pikasën avionët e Putinit duke u larguar në hapësirën ajrore që i përket Polonisë dhe duke fluturuar pranë Suedisë nga enklava ruse e Kaliningradit. Roma dërgoi katër avionë luftarakë Eurofighter Typhoon në Poloni si pjesë e një misioni policor ajror të NATO-s në korrik, me avionët luftarakë të stacionuar në bazën ajrore Malbork.

Read More

Pesë shqiptarë, anëtarë të një bande të trafikut të kanabisit janë arrestuar në Selanik. Të arrestuarit janë të moshave 40, 26, 31, 27 dhe 35 vjeç, të cilëve u janë sekuestrua mbi 37.5 kilogramë lëndë narkotike dhe 37 bimë. Anëtarët e organizatës ishin bashkuar me qëllim rritjen e fidanëve të kanabisit, kryesisht në zona të paarritshme të vendit, vjeljen, përpunimin e më pas transportin dhe shpërndarjen brenda territorit grek dhe kryesisht në zonën e Selanikut. Një prej të arrestuarve, ka goditur policët në momentin e ndalimit, ndërsa ka tentuar të ikë, por pa sukses.

Read More

Ditën e sotme deputetët e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi janë takuar me presidentin Bajram Begaj. Takimi po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Begaj nisi konsultimet me krerët e grupeve parlamentare si dhe drejtuesit e partive politike parlamentare. Në presidencë ka marrë pjesë ditën e djeshme Oerd Bylykbashi, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule e Agron Duka.

Read More