Author: tirana

Kreu i PAA-së Agron Duka flet pas takimit me kreun e PD Sali Berisha për zgjedhjet vendore 2023. Duka tha se propozimi ishte për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët dhe se janë pritur mirë nga Berisha. “Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare…

Read More

Për shqiptarët, sidomos rinia që po ikën me gomone drejt Anglisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fajin e gjen tek legjislacioni i Britanisë. Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, Çuçi tha se njerëzit duan të lëvizin. “Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë. Numri është rritur, ai është një problem…

Read More

Vijon në Kuvend interpelanca mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Salianji iu drejtua ministrit duke i thënë se Gledis Nanon e shkarkuan se kishte lidhje me SHBA-në. Po ashtu ai foli edhe për personazhin Ervis Martinaj, duke thënë se Policia e Shtetit e ka lajmëruar 5 minuta para se ai të largohej nga hoteli. “5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmëruar që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA-në, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

Read More

Nëse ka një personazh që është më popullur në vend, edhe pse nuk ka folur kurrë, është padyshim Ervis Martinaj. Në media së fundmi po shfaqet një tjetër foto e pa publikuar më parë e biznesmenit, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet. Sipas asaj që raporton “Voxnews”, nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë. Por nuk përjashtohet as mundësia që Matinaj të ndodhej në zonën e Dhërmiut, ndonëse i rrethuar nga armiqtë e shumtë, të…

Read More

Në një kohë që vrasjet në vend ka pothuajse çdo ditë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duke folur nga foltorja e Kuvendit, tha se numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013. Ai ka shtuar se ndryshimi është i dukshëm, ndërsa shtoi se padiskutim që duhet falënderuar policia e shtetit për punën që ka bërë për të parandaluar vrasjet. “Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në seancën e sotme plenare në Kuvend, iu drejtua ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi me fjalët që e kanë shpallur në kërkim prej një muaji, si edhe se çfarë pune ka arritur deri më tani kryepolici. “Zoti ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar. Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na…

Read More

Partia e Lirisë dhe PD-ja e Sali Berishës kanë kërkuar mocion me debat në Kuvend me drejtuesit e ERE për energjinë elektrike. Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, është firmosur nga 15 deputetë, 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe 11 deputetë të Berishës. Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se e pranon debatin, pasi nuk është firmosur kërkesa nga Sali Berisha. “Jemi të gatshëm të bëjmë një debat, duhet mbledhur konferenca e kryetarëve, të mblidhet sa më parë në fillim të javës së ardhshme, për të përcaktuar…

Read More

Një masakër është regjistuar në një çerdhe në Tajlandë. Të paktën 31 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, pasi një ish oficer policie hapi zjarr me një armë automatike. Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e Nong Bua Lamphu, ndërkohë që autori është larguar nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, autori i këtij krimi të urryer sulmoi me armë dhe thikë fëmijët dhe prindërit e tyre në çerdhe, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta. Oficeri i policisë sapo ishte liruar nga detyra.

Read More

Nga viti 2023, maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme përveç mesatares, do të kenë detyrimin të japin edhe një provim tjetër për tu pranuar në këtë universitet. Drejtoresha e qendrës së shërbimeve arsimore, Aurora Balliu në një takim me ministren Evis Kushi dhe disa maturantë shpjegoi se provimi do të zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, i automatizuar, pra siç bëhet dhe provimi i portalit apo i liçencave. Sfondi i pyetjeve që do të përfshihen në testim do të publikohet përpara, që maturantët të njihen me tipologjinë e tyre. Testi do të jetë i ndarë…

Read More

Pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha për mediat se PS-ja është e gatshme që të marrë pjesë, edhe duke fituar që të marrë pjesë në secilën datë që do të dekretojë Presidenti. Po ashtu ai tha Partia Socialiste nuk ka një datë të preferuar për zgjedhjet vendore. “Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë.…

Read More

Për 15 qytetarë të saj, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa financiare. Ata janë të dyshuar për veprime që kanë lidhje me terrorizmin dhe përhapjen e armëve për shkatërrim në masë. Këta shtetas dyshohet të kenë qenë të përfshirë në vepra terroriste apo të kenë ndihmuar financiarisht përmes pjesëmarrjes në ushtri të huaja, njësitë paraushtarake ose policore në vende të huaja, më saktësisht në Siri. Në këtë listë radhiten emrat: F. Rustemi nga Hasanbegu i Shkupit, A. Latifi nga Shkupi, A. Ismaili nga Shkupi, O. Ramadani nga Shkupi, O. Deralla nga Gostivari, F. Ramadani nga Kumanova, B. Shaqiri…

Read More

Një pasuri me vlerë rreth 3,5 milionë euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, është sekuestruar nga Policia e Elbasanit. Pasuria i takon 46-vjeçarit Albert Topzi. “Sipas autoriteteve, shtetasi në fjalë është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese. Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete…

Read More