Nga samiti në Pragë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan foli dhe për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se vendi i tij dhe ai vetë janë angazhuar më shumë se çdokush tjetër për arritjen e paqes dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes dy palëve. Përpara gazetarëve, lideri turk u shpreh se ndonjëherë është më mirë një paqe e keqe sesa vetë lufta. Po ashtu Erdogan shkoi dhe më tej, duke thënë se ka disa vende në Europë që preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.
Author: tirana
Me një video nga Bajpasi i Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se tashmë kanë nisur edhe aktivitetet turistiko-sportive. Teksa ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama nënvizon se çiklistët kanë “zbuluar” edhe pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare. “MIRËMËNGJES dhe nga Bajpasi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare, e ku së fundmi po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.
Nga Albert Vataj Ismail Kadare, sërish mbeti një kandidat pa kuorumin e domosdoshëm për t’i dhuruar shqiptarisë edhe një Nobel, pas atij të Paqes nga Nënë Tereza (1979) dhe atij për Mjekësi nga Ferid Murati (1998). A do ta donim një çmim edhe në Letërsi, jo se shquhemi si lexues të mëdhenj dhe admirues të njerëzve të dijes, por do ta ledhatonte goxha sedrën tonë nacionale. Megjithatë, edhe humbjet si mortet, kemi mësuar t’i bëjmë ballë, për të mbetur duarlarë si Pilati në këtë disfatë, e cila tamam-tamam nuk është për Ismail Kadarenë, sa ç’është për një logjikë gjeopolitike dhe…
Dashi Këtë të premte duhet të qëndroni larg ndërlikimit të gjërave në dashuri. Dikush mund të mendojë se ka bërë një lëvizje të gabuar në punë, por mos harroni, gjithmonë mund ta rregulloni atë. Demi Në marrëdhëniet romantike po vjen pak kënaqësi. Bëni gjithçka me shumë qetësi në punë. Binjakët Duhet të përpiqeni të çlironi zemrën tuaj nga pak axhitim që ju ka përfshirë. Në punë distancohuni nga ata që nuk ju kuptojnë. Gaforrja Kjo e premte pritet të jetë një ditë që paralajmëron disa emocione të tjera në dashuri. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës…
Komisioni i Prokurimit Publik dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy institucioneve. Marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari KPP, Jonaid Myzyri dhe Kryetarja e KLGJ, Nureda Llagani dhe ka si qasje bashkëpunimin në disa drejtime kryesore si: realizimin e workshop-eve, konferencave, trajnimeve të përbashkëta; realizimin e analizave dhe studimeve periodike; veprimtari të tjera bashkëpunimi të cilat janë në përputhje me qëllimin e kësaj marrëveshjeje, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve, si dhe adresimin e problematikave. Në përfundim palët shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në përmbushjen e marrëveshjes.
Këtë të premte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten 6-15 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jene me rritje 22-23°C në veri deri në 26-29°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi për çështjen e detit në mënyrë që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Lajmi është pranuar nga vetë kryeministri Edi Rama në Pragë ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian. Për këtë çështje, Rama dhe Mitsotakis zhvilluan një takim në kryeqytetin çek. “Ky është një proces ligjor, ka një sërë rregullash, ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë, duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë…
Një plagosje e trefishtë me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “24 Maji”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e konfliktit ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Ndeshja mes Malmo dhe Union Berlin në Europa League është ndërprerë në pjesën e dytë. Tifozët vendas kanë protestuar kundër klubit për rritjen e çmimit të biletave, duke hedhur në fushë flakadanë dhe sende të forta. Arbitri Meler nga Turqia ka paralajmëruar disa herë fansat, me këta të fundit që e kanë tepruar. Kaq është dashur që pjesa e dytë mos niste pas minutës së 60. Edhe pse stadiumi nuk ka qenë në kapacitet maksimal, ultrasit e Malmo kanë ndalur ndeshjen në shenjë proteste, duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve në fushë. Lojtarët u dërguan në dhomat e zhveshjes.
Dashi: Këtë të premte duhet të qëndroni larg ndërlikimit të gjërave në dashuri. Dikush mund të mendojë se ka bërë një lëvizje të gabuar në punë, por mos harroni, gjithmonë mund ta rregulloni atë. Demi: Në marrëdhëniet romantike po vjen pak kënaqësi. Bëni gjithçka me shumë qetësi në punë. Binjakët: Duhet të përpiqeni të çlironi zemrën tuaj nga pak axhitim që ju ka përfshirë. Në punë distancohuni nga ata që nuk ju kuptojnë. Gaforrja: Kjo e premte pritet të jetë një ditë që paralajmëron disa emocione të tjera në dashuri. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës…
Gjatë një kontrolli në makinën e Mark Frrokut, policia ka zbuluar 2 armë zjarri. Ish-deputeti nuk ndodhej në mjet në momentin e kontrollit, teksa në prangat e uniformave blu ka rënë shoferi personal, i cili ka pranuar edhe pronësinë e armëve. Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën BMW-në me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit Mark Frroku. Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi. Ky i fundit është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi” Por pavarësisht se armët e zjarrit janë…
Kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin në Shqipëri duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë dhe mund të sigurojnë licencën për mbjelljen e bimës për të paktën 15 vite. Qeveria ka gati draftin ligjor që legalizon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, siç thuhet në këtë projektligj, informon Euronews. Ligji ngre një agjenci që do të kontrollojë zbatimin e ligjit nga subjektet. Brenda kësaj agjencie do të ngrihet një komision me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe nga Ministria e Brendshme. Subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon…