Author: tirana

Kryqëzimi i këmbëve ndërsa jeni ulur mund të shkaktojë shumë probleme. Osteopati kanadez Brandon Talbot këshillon të mos kryqëzoni kurrë këmbët ndërsa jeni ulur, pasi kjo krijon presion në një pjesë të gjymtyrëve të poshtme. Ndërsa jeni ulur, shmangni kryqëzimin e këmbëve. Kjo krijon ngjeshje në zonën e ijeve. I gjithë gjaku nga gjymtyrët e poshtme kalon në venën femorale (një enë e madhe gjaku në kofshë) e cila udhëton nën ligamentin inguinal (ijë). “Presioni i panevojshëm mund të çojë në probleme të qarkullimit dhe në fund të kontribuojë në sëmundjen e venave, duke përfshirë venat me variçe ”, shpjegon Talbot.…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano. Ai shtoi se më vonë do të japin detaje…

Read More

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, tha se ka bërë “gabim pa dashje” duke bartur vaj të kanabisit në valixhen e saj kur hyri në territorin e Rusisë. Ndërkaq, prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata që ta dënojë atë me nëntë vjet e gjysmë burgim nën akuza për kontrabandë të drogës. Gjatë adresimit final para një gjykate ruse më 4 gusht, kampionia e dyfishtë olimpike tha se ajo nuk kishte dashur që ta shkelte ligjin dhe se prindërit e kishin mësuar që të marrë përgjegjësi për veprimet e saj. Avokati i basketbollistes ka kërkuar nga gjykata një dënim më të butë. “Unë…

Read More

Policia kufitare e Shëngjinit ka reaguar pas publikimit të një videoje në media, ku një person shfaqet me “jet ski” në bregdetin e Shëngjinit, duke bërë manovra të rrezikshme, e duke rrezikuar jetën e një pushuesi. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se videoja nuk është aktuale dhe nuk është regjistruar gjatë këtij sezoni veror. Reagim i Policisë Kufitare Shëngjin Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po…

Read More

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar vajzën e tij dhe një gazetare. Bëhet fjalë për agresorin me inciale L.J., banues në fshatin Ponçarë të Devollit, i cili ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, me detyrë gazetare. Kjo e fundit do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.

Read More

Tre qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2052 testime të kryera, u regjistruan 776 raste të reja. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Një grua, rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë në vendngjarje, kjo shtetase, e identifikuar me inicialet S.Gj., është gjetur pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Vijon…

Read More

Policia ka kapur një autobus që sillte në Shqipëri mallra kontrabandë. Në kuadër të operacionit të koduar “Free road 2”, u arrestuan 4 persona, dy prej te cilëve nga Kosova. Policia sqaron se në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F. Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S.

Read More

Një i ri është plagosur me thikë pas një konflikti në fshatin Vërdovë të Korçës. Ka qenë një konflikt mes dy personave, konkretisht 24-vjeçarit të plagosur dhe një 20-vjeçari me iniciale B.V., të dy banorë të fshatit, i cili agravoi në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk duhet të lejohet që Rusia ta fitojë luftën që ka nisur kundër Ukrainës. Ai tha se kjo luftë ka krijuar momentin më të rrezikshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta do t’iu duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që Rusia të mos ketë sukses në pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës që e nisi më 24 shkurt. “Është në interesin tonë që…

Read More

Si sot 100 vite më parë, më 4 gusht 1922, lindi në Shkodër legjenda e futbollit shqiptar, Loro Boriçi! Padyshim, figurë e jashtëzakonshme dhe personaliteti më i madh në historinë e futbollit shqiptar e një nga njerëzit me më shumë kontribute në zhvillimin e futbollit në vendin tonë me një karrierë të lavdishme. Loro kreu shkollën në Kolegjin Saverian në Shkodër, një institucion arsimor që i përkiste kishës katolike që kishte arsimim të përgjithshëm normal. Spikati që në moshën 15-vjeçare për aftësitë e tij teknike dhe u bë menjëherë pjesë e Vllaznisë, ku luajti për disa sezone. Më pas, u…

Read More