Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në burg” për Bledar Zenelin. Zeneli është arrestuar pak ditë më parë pasi kishte bërë thirrje për veprime terroriste. Mësohet se ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka nxitur terrorizmin.
Author: tirana
Teleskopi Hapësinor James Webb ka dërguar një imazh të ri të galaktikës Cartwheel, e vendosur rreth 500 milionë vite dritë larg, sipas një deklarate nga agjencia hapësinore amerikane NASA. Galaktika përbëhet nga dy unaza, një unazë e brendshme e ndritshme që përmban një sasi të madhe pluhuri të nxehtë dhe një unazë me ngjyrë përreth. ”Imazhi tregon se galaktika është në një fazë “shumë kalimtare” dhe do të vazhdojë të transformohet”, tha NASA. Teleskopë të tjerë, duke përfshirë Teleskopin Hapësinor Hubble, kanë ekzaminuar më parë Cartwheel, thuhet në deklaratë. “Galaktika dramatike është mbuluar me mister, ndoshta fjalë për fjalë, duke…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Kalivaç, në Memaliaj. Mësohet se si pasojë e flakëve janë shkrumbuar drurë frutorë dhe ullishte. Sakaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt. Sakaq përhapja me shpejtësi e flakëve, ka përfshirë edhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”. Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Situata mes Kinës dhe Tajvanit është nxehur shumë dhe analistët ushtarakë nuk përjashtojnë një pushtim ndaj ishullit gjatë ditëve në vijim. Ushtria kineze ka njoftuar për kryerjen e disa manovrave ushtarake në ujërat përreth Tajvanit duke e rrethuar tërësisht ishullin me anije, ndërkohë që në tokë janë vendosur sisteme raketore balistike, të cilat janë vënë në veprim sot. Disa raketa janë lëshuar në drejtim të ujërave territoriale të Tajvanit si pjesë e stërvitjes kineze, ndërkohë që ishulli ka vënë në veprim sistemet anti-raketore. Ndërkohë, ushtria amerikane është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë ishullit që e mbështet prej…
“Rama në vend të shkarkojë me urgjencë ministrin Çuçi u vërsulet gazetarëve”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, ndërsa zhvilloi këtë të enjte një vizitë ngushëllimi në familjen e vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit në Himarës. Berisha gjithashtu u shpreh se do të jetë i pranishëm si qytetar, duke shtuar se protesta është e qytetarëve. “Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë, vampirë mediatikë dhe politikë, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë ndaj këtij krimi…
Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë dorëheqjen sot pasi patriarku serb Porfirije hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar. Sipas mediave malazeze, lajmi është konfirmuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviqin për vendimin që mori. “Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”,…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kryer ditën e sotme një vizitë pranë familjes Avdia në Tiranë, së cilës iu nda nga jeta vogëlushja 7-vjeçare në plazhin e Potamit. Për mediat, Nano ka kërkuar që të mos keqkuptohet vizita e tij pasi ndodhet aty si prind e si qytetar. Po ashtu, ai ka falenderuar familjen e cila sipas tij nuk ka mbajtur ngjyrime të caktuara duke i lënë mënjanë. ‘Nuk dua të keqinterpretohet vizitia ime këtu, erdha si prind e si qytetar. I mirëkuptoj e falenderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjëanë e janë…
Komanda Ushtarake Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) tha se kreu gjuajtje me rreze të gjatë në sulme precize në zona specifike në pjesën lindore të ngushticës së Tajvanit rreth orës 13:00 me orën lokale (05:00 GMT). Sulmet, pjesë e stërvitjeve të planifikuara, arritën “rezultatet e pritshme”, tha ai, shkruan BBC. Stërvitjet më të mëdha ushtarake të Kinës në detet përreth Tajvanit pasojnë vizitën e politikanes amerikane Nancy Pelosi. Pelosi, politikanja më e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin në 25 vjet, e bëri këtë udhëtim si pjesë e një turneu më të gjerë aziatik. Kina e kundërshtoi me forcë…
Është miratuar me shumicë dërrmuese anëtarësimi në NATO për Suedinë dhe Finlandën. Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur këto miratim duke e quajtur një votim historik. “Sot, Senati miratoi me shumicë dërrmuese bashkimin në NATO të partnerëve tanë të ngushtë, Finlandës dhe Suedisë. Ky votim historik dërgon një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA ndaj NATO-s, duke siguruar që Aleanca jonë është e përgatitur për të përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes.”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Të gjithë e dimë se sa i shëndetshëm është deti, sa shërues është ajri dhe uji dhe çfarë efektesh ka në trup dhe mendje. Nëse nuk jeni në det për momentin dhe nuk e keni atë ndjenjë live, mbani mend se si kripa “gudulis” lëkurën tuaj ndërsa bëni banja dielli. Shumica e përshkruajnë atë si eksfolimin më të bukur natyror dhe është shërues. Kripa e detit ka një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe mirëqenien e trupit. Shihni më poshtë disa nga efektet që ka kripa e detit në trupin e njeriut. 1. Pastron gjakun dhe rrit vlerën e hemoglobinës…
Françeska Brambilla konsiderohet si një prej tifozeve më seksi të Atalantës, skuadër ku militon prej vitesh edhe mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti. Në prag të sezonit të ri, modelja italiane ka menduar ta “karikojë” ekipin e zemrës me disa foto “hot” në rrjetet sociale, aty ku shfaqet më seksi se kurrë.