Author: tirana

Një 47-vjeçare italiane, e quajtur Tiziana Morandi, është arrestuar, pasi akuzohet se mashtronte meshkujt me të cilët shoqërohej. Mediat italiane raportojnë se Morandi i drogonte ata duke përdorur qetësues, në mënyrë që t’iu merrte sende me vlerë dhe paratë. Historitë e viktimave të mashtruara nga Tiziana Morandi janë të shumta, me të paktën gjashtë meshkuj të moshës nga 27 deri në 84 vjeç, që kanë rënë pre e skemës së saj. Autoritetet nisën të mbledhin ankesat e para, duke filluar nga ajo e një 83-vjeçari, të cilit i është afruar gruaja me justifikimin e një koleksioni bamirësie. Ai ka raportuar…

Read More

Analisti Ilir Demalia, teksa komentonte ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Himarë, drejtoi gishtin nga shteti, për të cilin tha se është kapur nga cuba që ndihmojnë partitë në fushata zgjedhore. “Në radhë të parë duhet ngushëlluar familja për humbjen e fëmijës së tyre që u vra nga një njeri që duhet të ishte shembulli i disiplinës dhe rregullit merr dhe bën shfaqje cubash në bregdet aty ku janë plazhistët. Nuk jam nga ata që duan të shfrytëzojnë rastin, sepse cuba të tillë ka pasur edhe më herët. Kjo vjen nga një kulturë shtetërore nga politika që është mbështetur…

Read More

Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, mik i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se është i shqetësuar me krizën energjetike të nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës. Schroeder i ka kërkuar Putinit që t’ia shpjegoi se si e sheh këtë situatën dhe nëse gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 mund të bëhet funksionale. Kremlini tha në takimin e zhvilluar javën e kaluar, Putin dhe Schroeder biseduan për pengesat e furnizimeve me gaz për Evropën. Së fundmi janë ndërprerë disa furnizime për në Evropë dhe Moska ia ka lënë fajin mirëmbajtjes së një turbine të gazsjellësit. Gjermania ka thënë se është e gatshme që…

Read More

Duke marrë parasysh fluksin e lartë të pushuesve që përshkojnë këto akse me automjetet e tyre, Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle intensive në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit. Gjatë një jave janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. “Janë…

Read More

Karabinierët në Itali kanë vënë në pranga një shqiptar dhe shokun e tij italian, pasi akuzohen se kanë vjedhur nën kërcënimin e thikës një student 24 vjeç. Të arrestuarit janë 42 dhe 27 vjeç, ky i fundit një shtetas italian dhe emër i njohur për drejtësinë atje. Të dy e kanë kërcënuar, dhe i riu, i frikësuar, hodhi në tokë çantën e shpinës bashkë me sendet personale dhe portofolin me 200 euro. Të dy morën çantën e shpinës dhe u larguan, por nuk arritën ta shijonin për shumë gjatë lirinë, pasi u gjurmuan dhe u arrestuan nga karabinierët.

Read More

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për çmimin e ushqimeve. Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se në bursë, çmimet e produkteve bazë janë ulur, kurse në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të larta. Postimi i Vasilit: Çmimet e vajit, sheqerit orizit bien ne Burse Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen e popullit! Megjithse çmimet e disa artikujve, qe jane baza e ushqimit te mbijeteses per qindra e qindra mijra shqiptare, Bordi i Qeverise vetem vjedh se bashku me oligarket dhe nuk i leviz cmimet shume te larta, duke mbushur poshtersisht arken e qeverise dhe thesin e oligarkeve…

Read More

Sipas drejtorit të bujqësisë pranë Bashkisë Mat, Agron Hastoçi, vijon të jetë aktive prej tre ditësh një vatër zjarri në pyjet e Gërmanit, Njësia Administrative Komsi. “Eshtë punuar për shuarjen e zjarrit në malin e Gërmanit, ku zjarri është përhapur në jug-perëndim të malit Skenderbeg, në një terren tepër të thyer, ku forcat njerëzore e kanë të pamundur ndërhyrjen pasi u rrezikohet jeta. Në pjesën lindore është punuar dhe sot, ku është izoluar për të avancuar zjarri drejt liqeneve të Batrrës. Mbi Fushë Tanë zjarri është aktiv dhe po zbret mbi shtëpinë e Ali Friskut”, sqaron Hastoçi. Sot u angazhuan…

Read More

Pedagogu Bislim Ahmetaj ka treguar bisedën e dhimbshme me babanë e 7-vjeçares, që u përplas për vdekje nga gomonia një ditë më parë në plazhin Potam. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Ahmetaj, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka rrëfyer një bisedë të shkurtër me babanë e vogëlushes së ndjerë. Postimi: Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë. Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për…

Read More

Drini Zeqo konsiderohet një ndër figurat më të njohura të televizionit, pasi ka prezantuar prej vitesh emisione të ndryshme, si dhe na ka shoqëruar gjatë edicioneve informative. Në një intervistë për “Pushime on Top”, Drini u shpreh se “kur do të martohesh?” është pyetja që i bëhet në masë nga njerëzit që takon. Gazetari u përgjigj se e ëma nuk e pyet më, ndërsa komshiet e tij po. Më tej, ai u shpreh se dëshiron që partnerja e tij të mos jetë pjesë e botës së medias.

Read More

Është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja, e cila u përplas për vdekje nga skafi në Himarë, mjet që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Familjarë e qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit vogëlushes mes dhimbjes e lotëve. Ajo kishte ardhur së bashku me familjen e saj në Shqipëri për pushime, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Kujtojmë se autori i ngjarjes Arjan Tase ka deklaruar para efektivëve të policisë se skafi të cilin drejtonte ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend, ndërsa ka mohuar zërat e qytetarëve…

Read More

Dy punonjës të një kompanie private në Korçë u arrestuan nga policia paraditen e kësaj të mërkure. Në pranga ranë Mico Rexhepis dhe Arben Marku, të cilëve u janë sekuestruar 101 kg kanabis që e kishin fshehur në shufra plastike në rimorkion e kamionit për ta trafikuar në Turqi, njëri prej të cilëve ishte transportuesi i saj. Numri i të ndaluarve nga operacioni “Restart” ka shkuar në 25. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Read More