Author: tirana

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe tha se dëshiron që ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një njoftimi për media, kjo parti tha se Qeveria Kurti po punon kundër interesave të popullit serb. “Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, tha kjo parti. Reagimet e fundit të Listës Serbe vijnë pas deklaratave të bëra nga ministri…

Read More

Deputetja demokrate, Albana Vokshi kërkon shkarkimin e ministrave që ajo i konsideron të përgjegjshëm pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një mjet lundrues që drejtohej nga ish-komisari Arjan Tase. Ndërsa renditi institucionet qendrore e vendore që janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve, Vokshi u shpreh se kreu i qeverisë nuk duhet të vijojë retorikën e tij duke akuzuar kundërshtarët politikë, por të kërkojë falje. Postimi: Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë. Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen…

Read More

Kreu i policisë së Shtetit Gledis Nani në një deklaratë për mediat ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për asnjë punonjës policie i cili shkel apo neglizhon detyrën. “Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie. Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një…

Read More

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën. Ai thotë se në skenarin e tij, Kosova do të shkonte drejt NATO-s dhe do të kishte garanci sigurie ndaj Serbisë. “Dhe në këto rrethana nuk do të ketë më nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë që do ta vinte në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës. Dhe kur perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet e kapshëm, nuk mendoj se Serbia…

Read More

Një 21-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e tij tip “Benz” janë gjetur 42.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Sipas policisë paratë e gjetura në makinën e të riut janë përfituar nga aktivitete kriminale në Itali. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave. Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e…

Read More

Ylli Brahimi, 46- vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e Milotit, ka mohuar të ketë konflikte pas marrjes në pyetje nga hetuesit, duke mos dhënë ndonjë ndihmë në avancimin e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Pas 2 tentativave, hetuesit kanë arritur të marrin dëshminë e Brahimit 10 ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës ku po merr mjekim për shkak të plagëve të marra. 46-vjeçari ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e dyshuar të breshërisë së plumbave të derdhur drejt tij dhe viktimës Klisman Preçi. Të vetmet detaje që Brahimi…

Read More

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të shkarkojë ministrat e tij pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku u vra nga skafi një 7-vjeçare. Deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi se Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të. Vokshi bën thirrje për t’iu bashkuar protestës së nesërme të thirrur…

Read More

Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Read More

Ish-kancelari kontrovers i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, i cili është hedhur poshtë nga partia e tij për lidhjet e tij me Vladimir Putin dhe punët fitimprurëse me firmat shtetërore ruse të energjisë, tha se u takua me presidentin rus në Moskë javën e kaluar dhe këmbënguli se Kremlini është i hapur për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Lajmi i mirë është se Kremlini dëshiron një zgjidhje të negociuar”, tha Schroeder për revistën gjermane Stern në një intervistë të botuar të mërkurën. Megjithëse pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj është një “gabim”, ish-udhëheqësi i Partisë Social Demokrate tha se konflikti…

Read More

Aleksia Peleshi ka humbur gjyshin e saj. Lajmin e ka bërë me dije vetë vajza e ministrit përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka ndarë dhe një fotografi me të kur ka qenë e vogël. “Na copetove shpirtin o gjysh! Sa e larget me dukej kjo dite! Gjithmone kam menduar se ti do jetoje te njihje femijet e mi, por Zoti te deshi heret prane vetes.Fjala e fundit qe te thashe ishte “do vij prape neser”. Por une nuk erdha dhe ndoshta ti nuk me prisje dot me. Sa pak te kam pare ne vitet e fundit e tani…

Read More

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. Ai tha se kjo tragjedi ishte e paralajmëruar, dhe se rasti konkret ka shumë arsye për të denoncuar dhe reaguar “pavarësisht kundërvënieve cinike të kreut të qeverisë për të mos politizuar ngjarjen”. Reagimi i plotë: Pse ishte e paralajmëruar ngjarja tragjike e Potamit, Himare! Ngjarja tragjike dje në Potam, Himarë ka prekur gjithë shqiptarët, të madh e të vogël. Eshtë shumë e vështirë të gjesh fjalët që të ngushëllosh familjen. Uroj vetëm që Zoti tu jape forcë prindërve për humbjen e…

Read More

Gjatë një udhëtimi historik në Tajvan të mërkurën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi tha se vizita e saj kishte për qëllim ta bënte “të qartë” se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta braktisnin” ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike. Pelosi u largua nga Tajvani të mërkurën, rrugës për në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, pasi u bë kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vjet që viziton ishullin e vetëqeverisur. Lavdërimi i Pelosit për angazhimin e ishullit ndaj demokracisë ishte një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për Taipein, që erdhi vetëm disa orë pasi Kina…

Read More